AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Kushtetuese njeh të drejtën e gazetarëve për mbrojtjen e burimeve

Vendimmarrjet e Gjykatave të Posaçme dhe Gjykatës së Lartë që vlerësuan të drejtë kërkimin e SPAK për sekuestrimin e pajisjeve elektronike të gazetarit Elton Qyno pas rrjedhjes në media të disa materialeve hetimor, u gjetën në shkelje të lirisë së shprehjes dhe u shfuqizuan njëzëri nga Gjykata Kushtetuese, që çmon se e drejta e gazetarit për të ruajtur burimin e informacionit është një nga kushtet e lirisë së medias.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 year më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Foto kortezi: Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë gazetarit të Ora Neës, Elton Qyno, lidhur me kërkimet e parashtruara në padinë e tij kundër sekuestrimit të pajisjeve elektronike që kishte në pronësi, kontrollit në banesë, në vendin e punës dhe atë personal, të kryera pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor. Në një njoftim të shpërndarë mbrëmjen e të martës më 22 prill, gjykata shprehet se ka arritur në përfundimin se Qyno legjitimohet dhe ka shteruar mjetet juridike në dispozicion vetëm për kundërshtimin e vendimit që ka lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike, që është kundërshtuar prej tij deri në Gjykatën e Lartë.

Lidhur me pretendimet për lirinë personale, gjykata konstaton se nuk ka lidhje me vendimet për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike. Për pretendimet e tjera të ngritura prej kërkuesit, është vlerësuar se ai nuk i ka shteruar mjetet juridike në dispozicion.

Në trajtimin e themelit të çështjes, gjykata thotë se është ndalur në analizën e pretendimit për cenimin e lirisë së shprehjes të garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, KEDNJ-së, duke arritur në përfundimin se liria e shprehjes përfshin, ndër të tjera, edhe lirinë e shtypit.

“E drejta e gazetarit për të ruajtur burimin e informacionit dhe për të mos e zbuluar atë është një nga kushtet e lirisë së medias. Mbrojtja e burimeve të gazetarëve është një prej garancive kryesore të lirisë së medias, si pjesë e lirisë kushtetuese të shprehjes, ndaj urdhërimi i gazetarit për të zbuluar burimet e tij mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, përveçse kur ekziston një bazë e qartë ligjore që e autorizon atë dhe një interes publik mbizotërues që e dikton atë”, arsyeton Gjykata Kushtetuese.

Sipas gjykatës, e drejta e gazetarit për të mos zbuluar burimet e tyre nuk është privilegj, pasi në thelb mbron jo vetëm lirinë e medias në kuadër të lirisë së shprehjes, por edhe të drejtën e informimit të publikut.

Vendimet gjyqësore të Gjykatave të Posaçme dhe Gjykatës së Lartë, që kanë kanë lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të Qynos, çmohen se kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes së tij.

Ndërhyrja në lirinë e shprehjes në këtë rast vlerësohet se nuk është proporcionale. sipas Gjykatës Kushtetuese, gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar në lidhje me faktin se përse marrja e të dhënave të nevojshme për hetimin mund të realizohej vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit të gazetarit, si mjet i fundit, si edhe përse nuk ekzistonin mjete të tjera alternative për të arritur të njëjtin qëllim. Po ashtu, çmohet se gjykatat nuk kanë arsyetuar në lidhje me urgjencën në sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të Qynos.

Bazuar në këto arsye, Gjykata Kushtetuese ka vendosur njëzëri shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë të dhjetorit të vitit 2023 për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike, si dhe vendimet e gjykatave më të larta që e kanë lënë në fuqi.

Po kështu, është pranuar kërkesa e Qynos për asgjësimin e të gjitha të dhënave kompjuterike të sekuestruara me vendimet e mësipërme të shfuqizuara.

Pretendimi për cenimin e së drejtës për jetë private nuk është trajtuar, për sa kohë është gjetur shkelje në lirinë e shprehjes së Qynos, duke shfuqizuar vendimet e Gjykatave të Posaçme dhe Asaj të Lartë.

Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria e Posaçme, SPAK sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike. Qyno e kundërshtoi vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e sigurimit personal detyrim për paraqitje për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela. Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë.

Etiketa: Elton Qyno
Tjetri
‘Me shkop dhe karrotë’: Si po e ndikon krimi i organizuar raportimin mediatik në Shqipëri

‘Me shkop dhe karrotë’: Si po e ndikon krimi i organizuar raportimin mediatik në Shqipëri

veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
zig zag

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

07:56 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.