AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Gara e hapur për Beratin

Qarku i Beratit disponon një mandat deputeti i cili, në zgjedhjet e kaluara u fitua nga socialistët dhe u humb nga LSI, por rezultati ishte në fije të perit. Dhe tani që ish-LSI dhe PD garojnë bashkë, loja për mandatin e fundit të Beratit mbetet e hapur.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
1 year më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Zgjedhje 2025
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Harta e Qarkut Berat

Kryeministri Edi Rama përdori simbolikisht numrin pesë që partia e tij mban në fletën e votimit dhe rezultatin e zgjedhjeve të kaluara në Berat, 5 me 2 në mandate, për të deklaruar objektivin e tij për këto zgjedhje, pra përsëritjen e këtij rezultati. Qarku i Beratit njihet si qark i majtë dhe me gjasa, socialistët do ta fitojnë shumicën e thjeshtë sërish më 11 maj por rezultati më i mundshëm, nëse gjërat në terren nuk kanë ndryshuar në mënyrë thelbësore, është 4 me 3.

Qarku i Beratit prodhon shtatë mandate deputetësh ndërsa përgjatë dekadave të fundit, vota atje është ndarë tresh, për socialistët, për ish-LSI-në, tani Partia e Lirisë së Ilir Metës dhe për demokratët. Socialistët kanë qenë gjithmonë partia më e madhe në qark, me më shumë vota nga të dy konkurrentët e vet të marrë sëbashku dhe rezultati i së shkuarës ka qenë solid, me 4 mandate të fituara më 2009, 2013 e 2017 dhe 5 më 2021. Qarku i Beratit ka pasur tetë mandate deri në zgjedhjet e vitit 2013 ndërsa ka rënë në shtatë në zgjedhjet e vitit 2017 e më pas.

Rezultati ka qenë fluid për Partinë Demokratike dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim, të cilat kanë ndarë mes njëra-tjetrës, fillimisht katër dhe pastaj tre mandatet  e mbetura. Meta mori një mandat në zgjedhjet e vitit 2009, (një nga katër mandatet që e bëri atë kingmaker-in që kurorëzoi Berishën kryeministër për mandat të dytë), 2 mandate në zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2, në zgjedhjet e vitit 2017. Demokratët patën 3 mandate në vitin 2009, shifra më e lartë e shënuar në këtë qark, ranë në 2 më 2013 dhe në 1 më 2017, vitin kur Qarku i Beratit, për shkak të rënies së popullsisë, pësoi  rënie në numrin e mandateve nga tetë në shtatë.

Në zgjedhjet e vitit 2021, LSI mori 8,400 vota, vetëm 59 vota më pak nga sa i duheshin për të marrë një mandat. Mungesa e këtyre votave ia kaloi mandatin e shtatë dhe të fundit, Partisë Socialiste. Në rast se PD dhe LSI do të kishin garuar bashkë, mandati do t’i takonte atyre, madje me tepricë votash. Situata natyrisht që nuk është e njëjta dhe bashkimi i Partisë së Lirisë me Partinë Demokratike nuk do të thotë automatikisht se rezultati i mandatit të tretë është i garantuar, për shkak se nuk njihet pesha e mbetur e ish-LSI-së në qark. Në zgjedhjet e vitit 2017, Meta mori gati 20 mijë vota, ndërsa rezultati i tij ra në 8,400 më 2021. Shumë nga politikanët vendorë të LSI-së në qark kanë kaluar ndërkohë me socialistët, ndonëse në zgjedhjet e vitit 2021, kjo duket se nuk ndihmoi shumë. Në fakt, në ato zgjedhje, socialistët humbën rreth 3 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017.

Në zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit 2023, socialistët fituan pesë bashkitë e qarkut përballë opozitës që garoi në tre prej tyre me dy kandidatë, por në ish-qendrën industriale të Kuçovës dhe në fshatrat përreth, kandidati i opozitës Lefter Maliqi humbi me një rezultat të ngushtë prej vetëm 0.3% të votave. Maliqi ka qenë kryekomunar për LSI, deputet për PD dhe drejtor për PS ndërsa në këto zgjedhje garon si deputet për opozitën nga listat e hapura.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e vitit 2021 ra në 44% të listës së zgjedhësve ndërsa për zgjedhjet e 11 majit, rreth 16 mijë qytetarë janë regjistruar për të votuar me postë. Kjo është një shifër e barabartë me 8.7% të votuesve të regjistruar dhe gati 20% të votave të hedhura në zgjedhjet e vitit 2021.

Profili demografik e social

Berati shtrihet në një territor kompleks të përbërë nga disa nga fushat më pjellore të Shqipërisë, disa zona kodrinore të njohura për drufrutorë dhe vreshta si dhe zonën malore të Skraparit, me Malin e Tomorrit që ngrihet imponues.

Qyteti i Beratit ka aktivitet të kufizuar në industrinë fason si dhe pak akvititet të turizmit të trashëgimisë kulturore. Zonat naftëmbajtëse të Kuçovës kanë lënë pas ndotje mjedisore si dhe ish-qytezën industriale me të njëjtin emër, e cila ka pësuar kolaps demografik si pasojë e zhdukjes së industrisë.

Gurët dekorativë dhe gurët gëlqerorë janë dy aktivitete minerare që kanë rëndësi ekonomike dhe që shpesh janë bërë shqetësim serioz për mjedisin.

Popullsia e qarkut ka pësuar rënie drastike në periferi, por në periudhën 2011-2023, qyteti i Beratit dhe zonat rurale në ultësirën e luginës së lumit Osum ka njohur stabilitet. Popullsia rezidente në Censin e vitit 2023 ishte 141 mijë, me rënie 5% kundrejt vitit 2021 dhe rënie 27% kundrejt vitit 2001.

Rreth 48% e popullsisë jeton në qytetin e Beratit si dhe në qytezat Kuçovë, Dimal, Çorovodë dhe Poliçan.

Kandidatët

Kryebashkiaku aktual i Beratit Ervin Demo dhe Enriketa Jaho, një mjeke në spitalin e traumës, e cila banon në Tiranë por ka lindur në Çorovodë, janë kandidatët për listën e paracaktuar të Partisë Socialiste. Përballë tyre, Enno Bozdo, politikan karriere dhe Zija Ismaili, një mjek ligjor që gjithashtu banon në Tiranë dhe që ka qenë më 2023 kandidati humbës për kryebashkiak në Berat janë në listën e mbyllur të koalicionit Shqipëria Madhështore të Partisë Demokratike.

Fadil Nasufi, ish-kryebashkiaku jetëgjatë i Beratit dhe aktualisht deputet, garon për socialistët në listat e hapura.

Në radhët e opozitës, Lefter Maliqi po tenton edhe një herë fatin duke kërkuar një mandat për veten nga listat e hapura. Nëse ai ia del, socialistët mund të humbasin një mandat në çmuar për shënjestrën e tyre për shumicë të thjeshtë parlamentare pas 11 majit.

Si në të gjithë Shqipërinë, gara në listat e hapura është e ashpër. Shtatë kandidatët e opozitës konkurrojnë me shpresën se do të kapin mandatin e tretë të qarkut dhe shtatë kandidatët e maxhorancës kanë për shënjestër dy ose maksimumi tre mandate.

Kliko këtu për të parë jetëshkrimet e kandidatëve: Link

Kliko mbi foto për të parë fletën e votimit.

 

Etiketa: Zgjedhjet 2025Zgjedhjet Berat
Tjetri
Kandidatja e PSD në Fier ngre akuza për cenimin e së drejtës për t’u zgjedhur

Kandidatja e PSD në Fier ngre akuza për cenimin e së drejtës për t’u zgjedhur

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.