AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gazetarja Eni Vasili zgjidhet drejtore e RTSH

Gazetarja Eni Vasili mori shumicën e votave të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar për të drejtuar këtë televizion gjatë raundit të dytë të votimit që u mbajt të premten.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
12:56 | 25/04/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetarja Eni Vasili gjatë prezantimit para Këshillit Drejtues të RTSH.

Vasili do të drejtojë operatorin publik me një mandat pesëvjeçar. Procesi i votimit ishte i fshehtë, ndërsa e gjithë procedura u transmetua live në RTSH.

Vasili mori 7 vota nga 11 anëtarë të Këshillit, ndërsa 3 vota shkuan për kandidaten Zoje Jakaj dhe 1 votë për Engjëll Musain.

Gara u zhvillua mes tre kandidatëve me më shumë vota që dolën nga raundi i parë i votimit të enjten, ku Vasili kishte 5 vota.

“Votimi i dytë rezulton të jetë i suksesshëm, pasi arrin të realizojë nevojën statutore për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm prej 3/5 të anëtarëve të Këshillit Drejtues,” tha në fund të procesit kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli.

Në garën për postin e drejtuesit të operatorit publik morën pjesë 12 kandidatë, të cilët në një mbledhje të mëparshme publike të Këshillit patën mundësinë të paraqisnin publikisht platformat dhe vizionin e tyre.Vasili ka një karrierë të gjatë si gazetare dhe prej vitesh është moderatore e një emisioni debati politik.

Paraardhësi i saj, Alfred Peza, u kontestua si njeri politik për shkak të së shkuarës si deputet dhe drejtues politik në Partinë Socialiste. RTSH ka qenë në qendër të debatit publik prej më shumë se një viti, pas dorëheqjes së Pezës i cili u përball me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë vitit që mbajti detyrën.

Një proces i mëparshëm për zgjedhjen e drejtorit të ri u kontestua fort nga dy partitë e mëdha politike, të cilat, nëpërmjet Komisionit Parlamentar për Median dhe Edukimin, ndërmorën dhe aktin e paprecedentë të shkrirjes së Këshillit Drejtues në mars të këtij viti.

Parlamenti votoi më pas përbërjen e Këshillit të ri Drejtues, duke zgjedhur në këtë institucion individë të lidhur ngushtësisht me politikën, gjë që shqetësoi organizatat që mbrojnë lirinë e medias dhe së fundmi edhe Bashkimin Europian.

 

Etiketa: Alfred PezaDrejtori i riEni VasiliFatjon HoxhalliKëshilli DrejtuesRadio Televizioni Shqiptar
I mëparshmi

Ndarje digjitale: Shqiptarët mbeten pas nga kalimi online i shërbimeve publik

Tjetri

KPA rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani

Tjetri
Bajram Breçani jep shpjegime për problemet me pasurinë dhe profesionalizmin

KPA rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.