AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Drejtuesja e BKH, Aida Hajnaj kërkon një mandat të dytë 5-vjeçar

Prokuroria e Posaçme deklaroi se po verifikon ekskluzivisht kandidaturën e drejtueses në detyrë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Veizaj Hajnaj, pasi ajo shprehu interesin për t’u riemëruar për një mandat të ri 5-vjeçar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:46 | 30/04/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shefja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Veizaj Hajnaj dhe ish-kreu i SPAK, Arben Kraja. Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme ka nisur procedurën e riemërimit për drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Veizaj Hajnaj, pasi kjo e fundit ka shprehur interesin për një mandat të dytë 5-vjeçar më 28 mars.

SPAK i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se referuar ligjit 95/2016 të strukturës së posaçme antikorrupsion, në këtë fazë po vlerësohet ekskluzivisht kandidatura e drejtorit në detyrë.

“Duke qenë se kemi të bëjmë me një proces riemërimi, ky proces i adresohet vetëm Drejtorit në detyrë, i cili duhet të plotësojë sërish të gjitha kriteret ligjore dhe të kalojë në të gjitha fazat e testimit të parashikuara nga ligji nr. 95/2016,” deklaroi Prokuroria e Posaçme përmes zëdhënëses.

“Në rast se Drejtori në detyrë nuk kalon te gjitha fazat e përzgjedhjes te procedurës se riemërimit, Komisioni e përmbyll këtë proces dhe çel procedurën e emërimit përmes një gare të hapur, ku mund të aplikojnë të gjithë kandidatët të cilët plotësojnë kriteret ligjore për pozicionin e Drejtorit të BKH-së,” shtoi SPAK.

Byroja Kombëtare e Hetimit është struktura e specializuar e Policisë Gjyqësore, e cila kryen veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Anomalia e procesit të zgjedhjes së kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit i ka rrënjët te neni 33 i ligjit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve antikorrupsion, i cili e kufizon garën e hapur mes kandidatëve me të drejtën që i jep drejtuesit aktual për t’u riemëruar për një mandat të dytë 5-vjeçar.

Megjithatë, ligji parashikon në nenin 6 që asnjë kandidat nuk mund të caktohet në detyrë pa plotësuar më parë kushtet e sigurisë; të tilla si kontrolli i figurës dhe i pasurisë si dhe dhënien e pëlqimit për vete dhe familjarët për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe telekomunikimeve.

Aida Veizaj Hajnaj u emërua si drejtorja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me më 30 korrik të vitit 2020. Deri në ato momente ajo mbante pozicionin e zëvendësdrejtores së Policisë së Shtetit, funksion që mbante prej 2018-ës. Më parë ajo ka ushtruar detyrën drejtores së Departamentit për Kufirin dhe Migracionin pranë Policisë së Shtetit.

Procedura e verifikimit të drejtueses në detyrë të BKH-së, Aida Veizaj Hajnaj, po kryhet nga Komisioni i Përzgjedhjes, i përbërë nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Në rast se drejtuesja në detyrë do t’i kalojë me sukses fazat e verifikimit, emri i saj do t’i propozohet për një mandat të dytë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Hajnaj nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.

Etiketa: Aida Veizaj HajnajAltin DumaniArben KrajaBehar DibraByroja Kombëtare e HetimitLigji 95/2016Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
I mëparshmi

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Fida Osmani

Tjetri

Shkodra, qarku i luhatjeve të stërmëdha elektorale

Tjetri
Zgjedhjet Shkoder

Shkodra, qarku i luhatjeve të stërmëdha elektorale

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.