AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

Kolegji e gjeti të drejtë konfirmimin e prokurorit të Tiranës, Hysni Mulaj, pasi nga analiza financiare e kryer në përfundim të procesit të vetingut të tij, bilanci negativ i shpërndarë në disa vite u konsiderua jodomethënës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 year më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Hysni Mulaj dhe avokatja Romina Zano në KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 5 maj vendimin për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Hysni Mulaj.

Prokurori Hysni Mulaj u kaloi vetingun në shkallën e parë më 8 qershor 2022. Në fillim KPK e gjeti Mulajn në pamundësi financiare për të mbuluar shpenzimet, kursimet dhe blerjen e një apartamenti. Ky konstatim paraprak erdhi pasi babai i tij u gjet në pamundësi për dhënien e një huaje prej 4 milionë lekësh dhe një dhuratë në shumën 500 mijë lekë, të deklaruara si burime për apartamentin.

Mulaj i kundërshtoi gjetjet e KPK duke këmbëngulur të uleshin shpenzimet, të konsideroheshin të ardhurat nga bujqësia, ato nga një aktivitet bar-kafe e prindërve, të ardhurat e vëllezërve nga emigracioni, si dhe kontributi i tij në familjen e origjinës, duke argumentuar se kanë jetuar të gjithë së bashku dhe të ardhurat menaxhoheshin nga i ati.

Në përfundim të hetimit administrativ, KPK konkludoi se Mulaj rezultoi me një bilanc negativ prej 1.5 milion lekësh, i shpërndarë në 4 vjet, që u konsiderua i pamjaftueshëm për të sjellë penalizim.

Vendimmarrja e KPK nuk u gjet e drejtë nga ish-komisonerja Nino, e cila pretendoi se Komisioni kishte vlerësuar gabim gjendjen e pasurive dhe mundësive financiare të subjektit. Sipas saj, prindërit e Mulajt nuk kanë pasur të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar huanë dhe dhurimin.

Në fund të shqyrtimit të çështjes në Kolegj, pas administrimit të provave të reja të dorëzuara nga Mulaj gjatë parashtrimeve, si dhe të shpjegimeve të tij, prokurori Klodian Braho që përfaqësoi drejtuesin e SPAK në këtë çështjeje, ndryshoi qëndrim duke kërkuar lënien në fuqi të konfirmimit të subjektit të rivlerësimit. Braho u shpreh se pretendimet e ngritura në shkaqet e ankimit ishin ezauruar gjatë shqyrtimit të çështjes në Kolegj. Ai paraqiti rezultate të reja të analizës financiare, të konkluduara bazuar dhe në provat e reja të dorëzuara prej subjektit për të ardhurat nga emigracioni dhe të ardhurat e tjera, duke konstatuar se bilanci negativ që mbetej nga analiza e përgjithshme, ishte i pamjaftueshëm për të cënuar vendimin e Komisionit.

Në përfundim, Braho kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit të prokurorit Hysni Mulaj, gjë që u kërkua dhe prej këtij të fundit.

Gjatë shpalljes së vendimit, Kolegji vlerësoi ndryshe nga drejtuesi i SPAK për konsiderimin e kontributit të vëllezërve në ekonominë e përbashkët familjare. KPA konstatoi se subjekti nuk e kishte deklaruar fillimisht se vëllezërit kishin kontribuar me të ardhurat e tyre. Ndërkohë, një prej vëllezërve ishte ndarë nga trungu familjar dhe në vitin 1997 ishte bërë me fëmijë, duke e bërë të pabesueshëm pretendimin se ai kishte kontribuar me pagën e tij modeste.

Sipas Kolegjit, të paprovuara kanë mbetur edhe pretendimet për të ardhurat nga bujqësia dhe nga një aktivitet privat i prindërve. Ndërkohë, u tha se është gjetur bindës deklarimi i subjektit se ai vetë kishte kontribuar me pagën e tij në familjen e origjinës.

Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme nga drejtuesi i SPAK, pamundësia financiare për blerjen e shtëpisë është konstatuar në masën rreth 360 mijë lekë, që u çmua e pamjaftueshme për penalizim. Edhe balancat negative në disa vite në total kanë rezultuar në shumën rreth 830 mijë lekë.

Pamundësia financiare totale në shumën rreth 1.1 milionë lekë u çmua nga Kolegji jodomethënëse dhe në aplikim të parimit të proporocionalitetit dhe objektivitetit u la në fuqi konfirmimi në detyrë i prokurorit Hysni Mulaj.

 

Etiketa: Hysni MulajKlodian BrahoKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioni i Pavarur i Kualifikimit
Tjetri
SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtares Ardiana Bera

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtares Ardiana Bera

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.