AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Vota e diasporës dhe partitë e reja sjellin një atmosferë pasigurie në zgjedhjet në Shqipëri

Socialistët dhe Demokratët ka ende gjasa të dominojnë peizazhin politik shqiptar pas zgjedhjeve të 11 majit, por një grup partish të reja dhe futja e votave me postë nga diaspora po kërcënojnë t’i tronditin gjërat.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
1 year më parë
në Analiza
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tubim zgjedhor i Partisë Socialiste në Tirane. Foto: Partia Socialiste/Facebook

Votat me postë dhe një numër i vogël partish të reja po kërcënojnë një ndryshim në peizazhin politik shqiptar në zgjedhjet e 11 majit.

Partia Socialiste në pushtet dhe Demokratët e opozitës pritet të udhëheqin, siç kanë bërë në çdo zgjedhje që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990.

Këtë herë, megjithatë, komuniteti i konsiderueshëm i diasporës së Shqipërisë do të jetë në gjendje të votojë me postë, ndërsa një grup partish të vogla e të reja po e bëjnë veten të dëgjohen.

Ato janë: Shqipëria Bëhet, e udhëhequr nga avokati dhe aktivisti 35-vjeçar Adriatik Lapaj; Nisma Thurje e Endri Shabanit; Mundësia  e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga ish-deputeti demokrat Agron Shehaj; dhe Lëvizja Bashkë e majtë e profesorit dhe aktivistit të shkencave politike, Arlind Qori, 41 vjeç.

Nëse ata do të sigurojnë një vend në parlament, kjo mbetet për t’u parë, por vetëm prania e tyre në fushatë ka bërë tashmë një ndryshim, thonë analistët.

“Zgjedhjet e 11 majit pritet të konfirmojnë dominimin e dy partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, por me një dinamikë të re: prania e partive të vogla, vota e diasporës dhe listat e hapura mund të sjellin surpriza”, tha analisti me bazë në Tiranë, Lutfi Dervishi.

“Ndryshimi këtë herë nuk do të vijë nga numri i mandateve që ato (partitë e vogla) mund të marrin, por nga mënyra se si po i detyrojnë partitë e mëdha të ndryshojnë diskursin”, i tha ai BIRN. “Këto parti kanë qenë më realiste në fushatë dhe nuk e kanë paraqitur veten si forca që kërkojnë të qeverisin, por po përpiqen të ndikojnë në diskursin publik dhe të dëmtojnë monopolizimin e politikës nga dy kampet tradicionale.”

Rigels Xhemollari, kreu i OJQ-së Qëndresa Qytetare, u pajtua: “Shpresa për ta qëndron në potencialin që mund të kenë për të ndërtuar një opozitë të re gjatë katër viteve të ardhshme”, tha ai.

Asnjë ndryshim në “elitën politike”

Kryeministri Edi Rama gjatë hapjes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Foto: LSA.

Socialistët e kryeministrit Edi Rama po kërkojnë një mandat të katërt radhazi të paprecedentë në pushtet, pasi rrëzuan demokratët e Sali Berishës në vitin 2013.

Në një fushatë të zhvilluar kryesisht në rrjetet sociale, të cilat autoritetet zgjedhore nuk kanë mandat për t’i monitoruar, socialistët po kandidojnë me një premtim kryesor për të mbyllur negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian në vitin 2027 dhe për ta çuar Shqipërinë në bllok në vitin 2030. Slogani i fushatës së partisë është: “Shqipëria në 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”.

Analistët thonë se kjo është një utopi, jo vetëm për shkak të sasisë së punës që do të kërkojë, por sepse vendimi në fund të fundit është politik, që i takon 27 vendeve anëtare të BE-së.

Në një intervistë për BIRN, ish-kryenegociatori i Shqipërisë për BE-në, diplomati në pension Zef Mazi, tha se objektivi ishte “iluzor”.

Ish-presidenti dhe kryeministri Sali Berisha, nga ana tjetër, ka punësuar Chris LaCivita, një ish-këshilltar fushate i presidentit amerikan Donald Trump, dhe po zotohet ta “bëjë Shqipërinë përsëri të madhe”.

Megjithatë, Sali Berisha vetëm kohët e fundit e mori përsëri kontrollin e Demokratëve pasi partia u përça nga një mosmarrëveshje për lidershipin e saj; ai është futur në listën e zezë nga SHBA-ja dhe Britania për korrupsion të dyshuar dhe përballet me akuza për korrupsion dhe pastrim parash në Shqipëri, të cilat ai i mohon.

Eksperti politik Afrim Krasniqi tha se asnjëri prej tyre nuk po ofron asgjë të re; ata janë përqendruar në vend të kësaj në “denigrimin e njëri-tjetrit”.

As Rama dhe as Berisha nuk kanë ofruar “një alternativë për zhvillim” dhe as nuk kanë premtuar “reforma të mëdha” për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi, tha Krasniqi për BIRN.

Megjithatë, partitë e reja, më të vogla, ende nuk janë mjaftueshëm të forta, tha ai, “dhe nuk kanë arritur të krijojnë një lloj fryme të përgjithshme ndryshimi në shoqëri”.

“Pra, nuk pritet ndonjë ndryshim në atë që quhet elitë politike”, tha Krasniqi.

Për herë të parë, shqiptarët e diasporës do të jenë në gjendje të votojnë nëpërmjet postës, në vend që të udhëtojnë përsëri në Shqipëri. Ekspertët janë të ndarë mbi ndikimin e mundshëm e kësaj në rezultat, por disa thonë se kjo mund t’i ndihmojë partitë më të vogla të hyjnë në parlament.

Integriteti i zgjedhjeve

Kryetari i partise demokratike, Sali Berisha dhe Chris LaCivita duke shtrënguar duart gjatë ceremonisë së prezantimit të LaCivita si drejtues i fushatës elektorale për PD për zgjedhjet e 11 majit. | Foto: LSA

Pala humbëse në zgjedhjet shqiptare akuzon rregullisht fituesin për mashtrim, ndërsa vëzhguesit ndërkombëtarë shpesh kanë vënë në dukje përdorimin e papërshtatshëm të burimeve publike, blerjen e votave dhe mbulimin e shtrembëruar mediatik.

Situata nuk ndihmohet nga fakti se disa parti, përfshirë Socialistët dhe Demokratët, kanë paraqitur kandidatë për deputetë që janë nën hetim për një sërë veprash penale, duke përfshirë korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave.

“Në listat e PD-së dhe PS-së janë 15 kandidatë, nën hetim nga SPAK për vepra të rënda penale, me shtatë prej tyre në listat e sigurta për deputetë”, tha Xhemollari.

“Ky fakt jo vetëm që është shqetësues, por përbën një rrezik real për të ardhmen e drejtësisë pas 11 majit. Nëse këta kandidatë zgjidhen deputetë, ata do të kenë një mundësi reale për të ndikuar në reformën ose, për fat të keq, në deformimin e sistemit të drejtësisë.”

Përveç Berishës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, një ish-president i Shqipërisë, është gjithashtu në listën e zezë nga SHBA-ja dhe Britania dhe aktualisht në burg. Xhemollari tha se prania e tyre në fletëvotim dhe ajo e “familjarëve të figurave të botës së krimit”, përcillte një mesazh shqetësues.

Dervishi shprehu gjithashtu shqetësim për integritetin e zgjedhjeve.

“Zyrat e prokurorisë speciale dhe e prokurorisë janë në terren, por nuk duket se po ndërmarrin ndonjë veprim proaktiv”, tha ai.

“Mungesa e hetimeve efektive për blerjen e votave dhe krimet elektorale të kaluara hedh dyshime mbi efektivitetin e prokurorisë”, tha Dervishi për BIRN.

“Roli i errët i disa individëve me të kaluar kriminale në mobilizimin zgjedhor është ende i pranishëm, megjithëse në një shkallë më të vogël se në zgjedhjet e mëparshme; në thelb, problemi nuk është vetëm dita e votimit, e cila pritet të jetë paqësore, por edhe klima e pabarabartë e garës.”

Etiketa: Adriatik LapajAgron ShehajArlind QoriChris LaCivitaEdi RamaEndrit ShabaniLutfi DervishiPartia DemokratikePartia SocialisteRigels XhemollariSali Berisha
Tjetri
Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.