AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Zgjedhje 2025

Ora, 14:00, mungojnë dhjetëramijëra votues

Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës rezulton në nivele shumë të ulëta në krahasim me katër vjet më parë, duke sugjeruar se dhjetëramijëra votues mungojnë në Shqipëri ose po refuzojnë të marrin pjesë në votime.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
15:10 | 11/05/2025
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Zgjedhje 2025
0
592
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Vetëm pesë orë na ndajnë nga mbyllja e kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare por pjesëmarrja e deritanishme, 30.3% e listës deri në orën 14.00, rezulton shumë më e ulët se sa në të njëjtën orë të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të analizuara nga BIRN tregojnë se në orën 14 të ditës së zgjedhjeve 2021 patën votuar 35.6% e shtetasve ndërsa pjesëmarrja ra në 30.3% këtë të dielë.

Tirana është qarku me pjesëmarrjen më të lartë deri tani, 34.7%, pjesëmarrje që gjithsesi është më e ulët se sa katër vjet më parë ndërsa qarku i Vlorës shënon pjesëmarrjen më të ulët në 21.3%.

Të gjitha qarqet e vendit shënojnë rënie në krahasim me katër vjet më parë por rënia është më e fortë në Qarkun Elbasan, minus 6.6% dhe në Qarkun Dibër, 6.56%.

Qarku me rënien më të ulët është Lezha me 3.1%.

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ka qenë historikisht e ulët për shkak  të masës së lartë të emigrimit. Në zgjedhjet e vitit 2021, morën pjesë në votime 46.3% e qytetarëve me të drejtë vote. Nëse ecuria e ditës së sotme nuk ndryshon deri në mbylljen e kutive, pjesëmarrja brenda vendit mund të bjerë në 41%, gjë që do të thotë se pak më shumë se sa 1.42 milionë nga 3.47 milionë qytetarë me të drejtë vote brenda vendit do të kenë votuar.

Rreth 188 mijë qytetarë ndërkohë kanë votuar përmes postës. Projeksioni i pjesëmarrjes brenda vendit dhe votat nga emigrantët bashkërisht bëjnë 1.61 milionë vota, gjë që do të thotë që, edhe me votat e emigrantëve, pjesëmarrja do të jetë më e ulët se sa katër vjet më parë.

I mëparshmi

Pjesëmarrja në zgjedhje shënon rënie të konsiderueshme

Tjetri

Mbyllet procesi i votimit: Çfarë ndodh tani?

Tjetri
Mbyllet procesi i votimit: Çfarë ndodh tani?

Mbyllet procesi i votimit: Çfarë ndodh tani?

center of gostivar 1536x864

Analizat konfirmojnë ndotjen fekale të ujit të pijshëm në Gostivar

14:47 | 21/07/2026
mbledhje e klgj

Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ

14:46 | 21/07/2026
veliaj ndreca

Gjykata gjobit avokatin e Erion Veliajt për zvarritje procesi

11:49 | 21/07/2026
zvernec

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

05:56 | 21/07/2026
beci 750x584

Gjykata e Posaçme çel gjykimin për kryebashkiakun Benet Beci

18:45 | 20/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-presidenti Bamir Topi dëshmon në gjyqin ndaj Berishës

18:29 | 20/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.