AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Zgjedhje 2025

Shqipëria voton me sytë nga diaspora dhe partitë e reja

Ndërsa Partia Socialiste dhe ajo Demokratike pritet ta ruajnë dominimin në peizazhin politik, vota e diasporës dhe ajo për partitë e reja mund ti prishë ekuilibrat.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
1 year më parë
në Artikull kryesor, Lajme, Zgjedhje 2025
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Gent Shkullaku/LSA

Të dielën në mengjes qendrat e votimit u hapën anembanë vendit, ndërsa qytetarët shqiptarë pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Në garë për 140 ulëset e Kuvendit janë 2046 kandidatë, nga të cilët 1259 burra (61.53%) dhe 787 gra (38.47%) në listat e 11 subjekteve zgjedhore që garojnë në këto zgjedhje.

Lista zyrtare e zgjedhësve numëron mbi 3.7 milionë shqiptarë me të drejtë vote e ndarë në dy lista zgjedhësish, me banim brenda territorit të Shqipërisë dhe votues që jetojnë jashtë vendit.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve do të kenë mundësinë të votojnë emigrantët dhe në lista e votuesve të Diasporës janë regjistruar 246 mijë persona të cilët kanë nisur votimin me postë disa javë përpara 11 majit.

Vota e emigrantëve pritet të ndikojë në ndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit.

Fushatës zgjedhore i parapriu një pakt mes dy partive kryesore në Kuvend për ndryshimin e Kodit Zgjedhor ku listat e kandidatëve për deputetë u ndanë në të mbyllura dhe të hapura, ku në pjesën e mbyllur kryetarët e partive kishin të drejtë të caktonin shumicën e deputetëve të ardhshëm ndërsa në listat e hapura të tjerët garojnë për vota nominale për të fituar mandat deputeti. Në bazë të kësaj llogaritje dhe fushata elektorale u mbiztorërua nga kandidatët e listave të hapura.

Në garën e së dielës Partia Socialiste në pushtet garon për një mandat të katërt qeverisës mes skandaleve të njëpasnjëshme të korrupsionit dhe me disa zyrtarë të lartë të arrestuar apo të dënuar për korrupsion.  Gjithsesi kryeministri Edi Rama ofroi si premtim kryesor ‘pasaportën europiane’, që nënkupton sipas tij anëtarësim të vendit tonë në Bashkimin Europian, parashikim që shihet si joerealist nga ish-kryenegociatori me BE-në, diplomati Zef Mazi.

Rama e nisi fushatën në takime me gratë socialiste nëpër qarqe të ndryshme ku deklaratat e tij fyese referuar burrave krijuan debat publik. Po ashtu ai përdori gjuhë fyese ndaj kundërshtarëve të tij politikë duke e krahasuar opozitën me ‘kënetën’ dhe kryetarin e saj me një ‘buf’.

Lista e opozitës që kërkon të rimarrë pushtetin përbëhet në fakt nga një koalicion partish nën drejtimin e Partisë Demokratike të ish-kryeministrit Sali Berisha, gjithashtu i akuzuar për korrupsion dhe Partisë së Lirisë së ish-presidentit Ilir Meta, i cili është në burg i akuzuar për një aferë korruptive në kohën kur ishte zëvendëskryeministër i qeverisë së drejtuar nga Berisha.

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” i drejtuar nga Berisha mori emrin nga lëvizja MAGA e presidentit amerikan Donald Trump, pavarësisht se kreu i tij është i sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit gjatë qeverisjes së presidentit Biden.

Fushata elektorale ka qenë përgjithësisht e qetë dhe pa incidente domethënëse. Megjithatë, opozita është ankuar për një fushatë të pabarabartë, përdorim të burimeve publike dhe presion të administratës nga pala në pushtet për të ndikuar votën.

Mbulimi mediatik në mediat audiovizie dhe ato online është dominuar dy liderët kryesorë – Edi Rama dhe Sali Berisha.  Ndërkohë, komunikimi politik në mediat sociale është fokusuar në platformat Facebook dhe Instagram.

Partitë e reja, që garojnë jashtë këtyre dy poleve që kanë dominuar skenën politike shqiptare në tre dekadat e fundit, shihen si mundësi për të thithur elektoratin gri të pavendosur dhe për të ndryshuar tablonë politike të parlamentit.

Në garë janë Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, koalicioni euroatlantik i Lulzim Bashës,  ‘Mundësia’ e Agron Shehajt, ⁠Shqipëria Bëhet drejtuar nga Adriatik Lapaj, Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” e deputetëve Dashamir Shehi e Enkelejd Alibeaj, Aleanca Kombëtare Shqiptare e Elena Kocaqit dhe Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stojkut.

Etiketa: Adriatik LapajAgron ShehajAleanca Kombëtare ShqiptareAleanca për Shqipërinë MadhështoreArlind QoriDashamir ShehiDepartamenti Amerikan i ShtetitdiplomatDonald TrumpElena KocaqiEnkelejd Alibeajfushata elektoraleIlir MetaKryeministri Edi RamaLëvizja BashkëListat e hapuraMediat socialePartia SocialdemokratePartia SocialistePartisë DemokratikeSali BerishaShqipëria BëhetTom DoshiTrumpVota e emigrantëveZef Mazi
Tjetri
Zgjedhjet lokale 2025

Live Blog: Zgjedhjet Parlamentare 2025

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.