AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Në qarkun e Fierit, ‘fajin e ka Saliu’ për fitoren e thellë të PS

Partia Socialiste është drejt një fitoreje historike me 12 mandate në qarkun e Fierit, që sipas votuesve të këtij qarku shpjegohet me votën kundër ndaj liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:35 | 13/05/2025
në Artikull kryesor, Reportazhe, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qyteti i Fierit të hëmën pas zgjedhjeve, Foto: Edmond Hoxhaj.

Qarku i Fierit është një bastion historik i së majtës, por rezultati në zgjedhjet e 11 majit i tejkaloi edhe pritshmëritë më të mëdha të Partisë Socialiste, e cila mori 12 nga 16 mandatet e qarkut, duke e zbritur opozitën në minimumin e saj historik.

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt finishit, Partia Socialiste rezulton fituese me 62.69% të votave ose me më shumë se 50 mijë vota diferencë nga koalicioni i Partisë Demokratike. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet renditet e treta me 4.5% të votave dhe po lufton për një mandat në këtë qark.

Qarku i Fierit numëron mbi 400 mijë votues dhe renditet qarku i dytë më i madh në vend pas Tiranës. Fieri është gjithashtu një qark me shtrirje dhe ndikim të strukturave të krimit të organizuar, por grupet e hetimit të ngritura nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk identifikuan ndonjë rast të përfshirjes në procesin zgjedhor.

“Kur një anëtar i krimit të organizuar shkon në një lokal, të gjithë që ndodhen aty ngrihen në këmbë për ta respektuar dhe e përshëndesin. Si mund të gjenden provat në një ambient të tillë?”, na thotë një prokuror në kushtet e anonimatit.

Në Patos dhe Fier, shumë votues me të cilët BIRN, foli e shpjegojnë këtë rezultat me emrin e një njeriu, Sali Berisha, kryetarin historik të opozitës që këto zgjedhje shënoi një humbje edhe më të thellë se në vitin 2021.

“Do fitojë dhe mandatin e pestë. Po qe Saliu në krye të Partisë Demokratike, edhe të pestin e ka te garantuar ky tjetri,” thotë Petriti, një nga pesë pensionistët e ulur në shkallët e një dyqani në rrugën kryesore të Patosit.

Burri është i ndërgjegjshëm për problemet e partisë në pushtet me korrupsionin apo ndikimin e administratës publike, por ai i justifikon ato me shprehje të tipit Rama është më i pranueshëm. Ai është i bindur që rotacioni me Berishën nuk është i mundur. “Pse e mbajnë Saliun me furka?” pyet ai.

Kodhel Xhaferri, një tjetër votues nga Patosi akuzon gjithashtu Berishën për shkatërrimin e industrisë të ndërtuar para viteve ’90, ndërsa shton se qeveria aktuale bën punë të komunales dhe shtron ndonjë pllakë.

“Ai i pari e prishi, ky të paktën po merret me ca gjëra, kjo është e gjitha. Tani shikojmë një vend më të pastër, por punë s’ka,” thotë më tej ai.

Megjithatë në Patos, jo të gjithë i japin një shpjegim fitores dërrmuese të Partisë Socialiste pas konsumimit 12 vjeçar në pushtet. Në urbanin e linjës Patos- Fier, dy burra të moshës 45-50 vjeç, të dy me përvojë emigrimi, komentojnë të habitur rezultatin.

“Si ka mundësi që me këtë korrupsion e paligjshmëri të votohet kaq shumë. S’e kuptoj,” thotë më i riu, ndërsa shton se në Shqipëri, “të drejtët dhe të ndershmit e kanë të vështirë të mbijetojnë”.

Kodhel Xhaferri, një votues nga Patosi, akuzon Berishën për shkatërrimin e industrisë së para viteve ’90. Foto: Edmond Hoxhaj.

I dyti prezantohet si Alketi, është 50- vjeç dhe i papunë pas rikthimit një vit më parë nga emigracioni. Babai i dy fëmijëve thotë se i ofruan një punë në ndërmarrjen e komunales për tre muaj me pagë 27 mijë lekë, por kur bëri kërkesën për punë, një zyrtar i bashkisë e kishte pyetur me detaje se ku ishte i regjistruar dhe për kë parti votonte.

Alketi thotë se ka prerë sërish biletën për emigrim pas pak ditësh, e sapo të ketë mundësi, do të marrë edhe fëmijët. “Po të jesh servil, po të jesh legen përfiton këtu. Këta nuk janë komunista, janë specilista,” tha ai.

Në qytetin e Fierit, shumica e qytetarëve që BIRN takoi fajësojnë gjithashtu Berishën për humbjen e Partisë Demokratike, ndërsa thonë se vetë ata nuk do ta votonin kurrë këtë të fundit. Ata kthehen pas në vitet e firmave piramidale apo trazirat e vitit 1997 për të shpjeguar se pse Berisha nuk e meriton votën e tyre.

Konstandin Plaka, ish-komisioner në zgjedhjet e vitit 1992, thotë se atëherë ia dhanë pushtetin Berishës, por tashmë duhet të zëvendësohet nga të rinjtë.

“Të vënë një të ri, të kishin vendosur një të ri, do kishte fituar Partia Demokratike. [Saliut] ia dhamë pushtetin, ai bëri firmat piramidale, i vrau njerëzit,’ shton ai.

“Po ta kishte marrë një djalë i ri, do t’ia hidhnim Partisë Demokratike, por se mori asnjë djalë i ri. Do thuash që ishin këto partitë e reja, por s’kishim besim tek partitë e reja,” thotë më tej pensionisti, duke shtuar se kishte zgjedhur “të keqen më të vogël”.

Një tjetër pensionist në Fier thotë se Berisha i prishi të gjitha çfarë kishte ndërtuar monizmi dhe i la njerëzit pa punë, ndërsa Hekuran Fejzullah, një ish-emigrant i kthyer në Shqipëri prej vitit 2019, mendon se rezultatet pozitive për Partinë Socialiste mund të kenë ardhur pasi duhet të ketë punuar më mirë se kundërshtari.

Myzaljen Hoxha, një ish-funksionar i degës së Partisë Socialiste në Fier dhe autor i librit “Demokracia si e mirë publike” i shpjegon rezultatet paraprake në qarkun e tij me atë që ai e quan ‘Shkenca e Psefologjisë” – ose studimin statistikor të zgjedhjeve dhe trendit të votuesve.

Ai mendon se këto zgjedhje kanë pasur si çështje kyçe shërbimet publike që u ofrohen qytetarëve “dhe jo çështje të tjera anësore, si psh. korrupsioni”.

“Por kur kundrejt korrupsionit mbahet një qëndrim i drejtë në aspektin e marrëdhënies me drejtësinë, kështu si kjo qeveri mbajti me reformën në drejtësi dhe me SPAK-un dhe se krimin e luftoi edhe brenda vetes, kjo është dhe një arsye plus,” thotë ai, duke argumentuar se edhe në këtë rast negativiteti u kthye në pozitivitet pro qeverisë.

Një tjetër socialist i angazhuar prej dekdash në fushatë dhe punonjës administrate thotë se sa të jetë Berisha në krye të PD-së, kështu do jetë.

“Iku Meta, iku ai tjetri, Saliu ka mbetur. Po të iki Saliu, bie dhe ky tjetri. Mbajnë njëri-tjetrin, çfarë t’i bësh,” theksoi në kushtet e anonimatit.

Për qëndrestarët e paktë të Partisë Demokratike si Genti, situata është mjaft e çuditshme.

“Fieri zakonisht ka qenë majtas, por ky rezultat 12 me 4 nuk pritej, shumë i rëndë,” thotë i dorëzuar ai.  “Katër vjet pretendonin hë sa të vinin zgjedhjet e do ia tregojmë vendin, do ia tregojmë vendin. Na kanë vënë para…. Ne nuk i mbajmë dot më,” përfundoi ai.

Myzeljen Hoxha në Fier shpjegon arsyet sipas tij të fitores së PS. Foto: Edmond Hoxhaj.
Hekuran Fejzullah, një ish-emigrant i kthyer në Shqipëri në vitin 2019. Foto: Edmond Hoxhaj.

 

Etiketa: Edi RamaKodhel XhaferriKonstandin PlakaMyzaljen HoxhaPartia DemokratikePartia SocialisteQarku i FieritSali BerishaZgjedhjet e 11 majit
I mëparshmi

Mungesa e medias së pavarur cënoi zgjedhjet, thonë vëzhguesit

Tjetri

Të lira dhe të ndershme? Zgjedhjet e Shqipërisë pasqyrojnë një trend global shqetësues

Tjetri

Të lira dhe të ndershme? Zgjedhjet e Shqipërisë pasqyrojnë një trend global shqetësues

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.