AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pse një papë amerikan?

Zgjedhja e një pape të ri gjithmonë ka reflektuar jo vetëm çështje teologjike, por edhe të politikës globale, dhe këtë herë nuk është ndryshe. Konklavi papnor i Vatikanit ka zgjedhur një amerikan, duke sugjeruar se i sheh Shtetet e Bashkuara, me perversitetin e tyre fetar gjithnjë e më të përhapur, si një kërcënim të madh për besimin.

Harold JamesMontagu JamesngaHarold JamesdheMontagu James
1 year më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Papa Leo XIV gjatë fjalës së tij. Foto: Youtube.

Për shekuj me radhë, zgjedhjet papnore ishin gjithashtu beteja diplomatike, me qytet-shtetet e mëdha të Italisë (Milano, Firence dhe Napoli) dhe më pas fuqitë e mëdha të Evropës (Spanja, Franca dhe Perandoria e Shenjtë Romake) që luftonin për ndikim dhe synonin të vendosnin një papë të deleguar. Por pompoziteti, sekreti dhe mistika e procesit (të gjitha të shfaqura në filmin e vitit 2024 Konklava) janë projektuar për të treguar se një dorë hyjnore po udhëheq rezultatin. Nuk bëhet fjalë për një ngjarje e zakonshme politike.

Në shekullin e njëzetë, vendet nuk bënin më fushatë të hapur për papën “e tyre”, por politika ishte ende një faktor i rëndësishëm. Herën e fundit që një lider politik vuri veton ndaj një kandidati papnor ishte në vitin 1903, kur perandori i moshuar i Habsburgëve, Franz Josefi – një relike e gjallë e një epoke të kaluar – bllokoi kandidatin kryesor. Megjithatë, pavarësisht mungesës së ndërhyrjeve politike në proces, zgjedhja e papës ende shihej si pasqyrim jo vetëm i aspekteve teologjike, por edhe i gjendjes së botës. Merrni si shembull Benediktin XV, i cili u zgjodh menjëherë pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Edhe pse u la mënjanë në Traktatin e Versajës, thirrja e tij për një “paqe papale” bëri që Vatikani të negocionte drejtpërdrejt me pasardhësin e Franz Jozefit. Në mënyrë të ngjashme, pasardhësi i Benediktit XV, Ambrogio Ratti, ishte emëruar nunc papnor në Poloni dhe më pas refuzoi të largohej nga Varshava kur ajo u rrethua gjatë Luftës Polako-Sovjetike të vitit 1920. Pasi u afirmua si një negociator i aftë gjatë një periudhe nacionalizmi dhe totalitarizmi në rritje, Ratti u zgjodh si Piu XI në vitin 1922.

Pasardhësi i Piu XI, Eugenio Pacelli, përfaqësoi një rast edhe më të habitshëm të një përpjekjeje për t’iu përgjigjur doktrinave të rrezikshme politike. Deri në vitet 1930, Gjermania naziste kishte filluar të paraqiste një sfidë të thellë për qytetërimin dhe për Krishterimin. Pacelli e njihte mirë Gjermaninë, pasi kishte qenë nunc në Bavari gjatë revolucionit komunist të vitit 1919 dhe më pas kishte qenë dëshmitar i ngritjes së nazistëve. Si Papa Piu XII, ai u përpoq të përballej me problemin gjerman, por në fund la një trashëgimi thellësisht shqetësuese – ndoshta sepse ishte i bindur se përballja publikisht me ideologjinë naziste do të kishte dëmtuar aftësinë e tij për të mbrojtur katolikët në të gjithë Evropën.

Në vitin 2025, kushdo që mendon për kontekstin më të gjerë ekonomik ose politik të përzgjedhjes papale mund të besojë se Afrika është më e rëndësishme. Kontinenti jo vetëm që ka popullsinë me rritjen më të shpejtë në botë, por është gjithashtu një rajon ku katolicizmi po forcon ndikimin e tij. Prandaj, gjatë krizës së fundit humanitare në Republikën Demokratike të Kongos, Kardinali Fridolin Ambongo Besungu filloi të konsiderohej si “i denjë për t’u bërë paopë”.

Por Fryma e Shenjtë – apo ishte realpolitika? – vendosi që situata në Shtetet e Bashkuara mund të paraqesë kërcënimin më të rëndë për besimin. Si duhet ta trajtojë Kisha një formë të Krishterimit që e shpall veten fundamentaliste, por është gjithashtu raciste dhe materialiste në ekstrem, e përkushtuar ndaj një ungjilli prosperiteti që bie ndesh me gjithçka që gjendet në Dhiatën e Re? Si mund ta ndjekë ajo paqen përballë një qasje cinike dhe transaksionale ndaj politikës ndërkombëtare – një qasje që është më makiaveliste (megjithëse shumë më e egër) sesa çdo gjë që një princ Borgia ndërmori në Rilindje?

A mund të frenohet kërcënimi amerikan ndaj Krishterimit? Përgjigja e konklavës papnore është Kardinali Robert Prevost, një amerikan me një karrierë të gjerë si misionar në Peru dhe si zyrtar i lartë në Vatikan. Duke pasuar Papa Françeskun, Prevost tani është Papa Leo XIV. Ashtu si paraardhësi i tij, ai e ka qortuar zv/presidentin e SHBA-së J.D. Vance, një i konvertuar së fundmi në katolik, për përpjekjen për të argumentuar se dashuria e krishterë duhet të zbatohet në mënyrë hierarkike, dhe kështu në një mënyrë përjashtuese. “Vance gabohet”, shkroi Prevost shkurtin e kaluar. “Jezusi nuk na kërkon të rendisim dashurinë tonë për të tjerët.”

Leo XIV, nëpërmjet vetë zgjedhjes së emrit të tij, ndërton një urë për t’u kthyer te Leo XIII, autori i enciklikës sociale revolucionare Rerum Novarum. Ky tekst i vitit 1891, i cili pati një ndikim të madh në mësimet sociale të vetë Françeskut, fillon duke pranuar “frymën e ndryshimit revolucionar që ka kohë që shqetëson kombet e botës”. Në një ekonomi gjithnjë e më industriale dhe të globalizuar, Leo XIII theksoi të drejtat sociale dhe dinjitetin personal për të gjithë, dhe theksoi “detyrimet e drejtësisë” që bashkojnë të pasurit dhe klasën punëtore. A mos po pohon Leo XIV se kemi hyrë në një kapitull të ri të këtij revolucioni?

Një tjetër adash i Papës së ri është Papa i shekullit të pestë, Leo i Madh, i cili e përqendroi autoritetin papnor në mes të grindjeve të brendshme politike dhe thuhet se e pengoi – nëpërmjet diplomacisë së aftë – Atilën Hun të plaçkiste Romën.

A do të funksionojë zgjedhja e një Pape Amerikan? Do të nevojitej shumë realpolitikë në stilin e Rilindjes për të zbatuar një qasje të besueshme ndaj paqes dhe pajtimit shoqëror në epokën e Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping. Për fat të mirë, diplomacia e Vatikanit ndonjëherë mund të jetë jashtëzakonisht e suksesshme.

Kini parasysh vitet 1970, kur vijat e ndarjes që minonin sundimin Sovjetik po bëheshin gjithnjë e më të dukshme. Feja dukej sikur po e copëtonte Bashkimin Sovjetik. Përveç një ringjalljeje islamike brenda rajoneve të Azisë Qendrore dhe Kaukazit, kishte pasur një grusht shteti të përgjakshëm në Afganistan. Për t’iu kundërvënë asaj që e shihnin si një kërcënim islamik në rritje, sovjetikët ndërhynë, vetëm për të përfunduar të zhytur në një luftë të kushtueshme.

Ndërkohë, në Evropën Qendrore dhe Lindore, pakënaqësia në rritje – me pararendës dhunën e Revolucionit Hungarez të vitit 1956 dhe shtypjen sovjetike të Pranverës së Pragës në vitin 1968 – po nxiste grevat dhe ngritjen e Solidaritetit në Poloni. Përgjigja e konklavës papnore ishte zgjedhja e Kryepeshkopit të Krakovës, Karol Ëojtyła. Shfaqja e tij si Gjon Pali II solli një iluminim të papritur: ndryshimi dhe demokratizimi paqësor ishin ende të mundura.

Fjalët e para të pontifikatit të Leo XIV ishin “Paqja qoftë me ju”. Në vitet në vijim, do të mësojmë nëse dhe se si papa i parë amerikan do të përballet me sfidën e këtij premtimi.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Why an American Pope?

Etiketa: Papa FrançeskuPapa LeoPapa Piu
Tjetri
Qarku i Beratit mbetet i majtë, PS merr 5 mandatet deputetësh

Qarku i Beratit mbetet i majtë, PS merr 5 mandatet deputetësh

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.