AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

Sipas vëzhguesve dhe drejtoreshës së votimit nga jashtë në KQZ, Jona Josifi, numërimi i votave nga jashtë kërkon kryerjen e katër herë më shumë veprimeve nga sa nevojiten për leximin e votave të brendshme, duke bërë që procesi të jetë më i lodhshëm dhe më i ngadaltë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:49 | 15/05/2025
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë procesit të numërimit të votës së diasporës në Parkun Olimpik. Foto: Edmond Hoxhaj.

Vota e diasporës vlerësohej si një nga risitë e zgjedhjeve të 11 majit, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përballet me vështirësi për numërimin e saj. Në Parkun Olimpik në Tiranë, ku po punohet prej së dielës, grupet e numërimit kanë hapur deri mesditën e së enjtes rreth 127 mijë zarfa nga më shumë se 194 mijë vota të mbërritura në total.

Sipas zyrtarëve të KQZ-së dhe vëshguesve të partive politike, vonesat lidhen me procedurën e komplikuar të dokumentimit të votës si diasporës si dhe lodhjen e numëruesve. Vëzhguesit shpjegojnë se për të mbërritur tek fleta e votimit duhet të hapen më parë dy zarfa.

Edhe drejtoresha e Votimit nga Jashtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Jona Josifi, shpjegon se grupet e numërimit të votës së diasporës kanë një volum pune të shtuar si pasojë e setit të dokumentacionit zgjedhor në këtë rast.

“Nëse numëruesit brenda vendit, kur hapin kutitë e votimit, gjejnë atje fletët e votimit dhe fillojnë menjëherë i vendosin në stivë në tavolinë, në rastin e votave nga jashtë, kur hapim kutinë e votimit, numëruesit gjejnë një set për çdo zgjedhës,” shpjegon Josifi.

“Ky set ka zarfin B të mbyllur, brenda të cilit gjendet zarfi A, i mbyllur dhe ky, ku brenda të cilit gjendet fleta e votimit,” thotë Josifi dhe sqaron se numëruesit, pasi vendosin në stivë mbi tavolinë stetet që janë në kuti, fillojnë të hapin fillimisht zarfin B ku gjendet zarfi A dhe pasi hapin këtë të fundit, prej andej merret fleta e votimit që duhet të shpaloset pasi ka qenë e palosur për lehtësi paketimi.

Pasi shpalosen dhe vendosen mbi tavolinë të gjitha fletët e votimit të nxjerra nga paketimi seteve, kalohet në kamera pjesa e prapme ku gjendet vula e KQZ dhe më vonë nga ana e përparme ku evidentohet subjekti politik i shënuar prej votuesit.  Josifi nënvizon se për të kryer numërimin e një vote nga jashtë, kryhen katër herë më shumë veprime se në rastin e numërimit të votave të brendshme.

Në vijim, Josifi shpjegon se dhe stafi i numëruesve është lodhur gjatë këtyre ditëve, pasi disa prej tyre kanë qenë edhe pjesë e komisioneve në qendrat e votimit, si dhe u duhet të kryejnë më shumë veprime. Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit pritej me interes të lartë në fillimin e procesit të numërimit, por rezultatet e deritanishme tregojnë pothuajse një pasqyrë të ngjashme me votat brenda vendit.

Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në 13:30, Partia Socialiste kishte marrë 54% të votave, kundrejt 28% të votave që kanë shkuar në favor të koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike.

Mes partive të reja, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë mbi 8% të votave të diasporës, e ndjekur nga Partia Mundësia me 3.7% dhe Lëvizja Bashkë me 2.7%.

Sipas Josifit nga KQZ, numërimi i votave nga jashtë për subjektet politike mund të përfundojë të premten, në orët e vona të mbrëmjes, për t’i hapur rrugën votimit preferencial për kandidatët.

Drejtoresha e Votimit nga Jashtë në KQZ, Jona Josifi. Foto: Edmond Hoxhaj.
Etiketa: Jona JosifiKoalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”Komisioni Qendror i ZgjedhjeveLëvizja BashkëPartia DemokratikePartia MundësiaPartia SocialisteProcesi i NumërimitVota e diasporësVota e emigrantëve
I mëparshmi

Mjedisorët ngrejnë alarmin për nivelin e vrasjes së shpendëve migrues

Tjetri

Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

Tjetri
Edi Rama në Opinion

Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.