AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pas mesazhit të Ramës, kandidatët e PS tërhiqen nga ankesat për votat

Tre kandidatë për deputetë në Tiranë dhe një i katërt në Shkodër pretenduan fillimisht parregullsi në numërimin e votave preferenciale, por shumica prej tyre nuk i tërhoqi pamjet filmike nga KQZ pas një paralajmërimi të Ramës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:57 | 20/05/2025
në Lajme, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga procesi i numërimit të votave. Foto: LSA.

Gara brenda llojit në listat e hapura të Partisë Socialiste krijoi pakënaqësi tek disa kandidatë, të cilët i kërkuan Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pamjet filmike të numërimit të votave me pretendimet për parregullsi.

Dokumentet e dorëzuara në KQZ tregojnë se janë katër kandidatë socialistë që kërkuan pamjet e numërimit, mes të cilëve Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia në qarkun Tiranë dhe Frrok Gjini në qarkun Shkodër.

Megjithatë, dyshimet e tyre për parregullsi u zbehën dhe ata u tërhoqën pas një mesazhi nga kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama.

Sipas mesazhit të rrjedhur në media, Rama i këshillon ata që të mos i hyjnë rrugës së kontestimit të rezultateve. Kryeministria nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN në lidhje me këtë mesazh.

“…Do këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge, sepse e para, humbja e një gare s’duhet të bëhet sebep për të humbur edhe fytyrën, kur në fakt nuk ka asnjë shans, zero, që me tërë ata sy mbi ekrane, të ketë devijime vote të përmasave që do ta mbushnin hendekun e kujtdoqoftë me ata që kanë dalë fitues jo me 10 e 20 po me shumë më tepër vota diferencë me pasuesit në klasifikim…” citohet të ketë thënë Rama përmes mesazhit në një grup të përbashkët në aplikacionin Whatsapp.

Po ashtu, Rama i quan kërkesat e deputetëve si “hije” mbi numëruesit dhe vëzhguesit socialistë të procesit dhe një ushqim për atë që ai e quan “qenëri mediatike”, duke nënkuptuar koston publike që merr një forcë politike në pushtet që konteston procesin zgjedhor.

Menjëherë pasi ky mesazh u publikua në media të hënën, kandidatët që kishin kontestuar numërimin u tërhoqën nga kërkesat e tyre, përveç Gjylametit, e cila sipas KQZ-së, i ka tërhequr pamjet filmike të kërkuara.

Por Gjylameti lë të kuptohet në një qëndrim publik se nuk do t’i përdorë ato për të kontestuar numërimin e votave, edhe pse humbi mandatin përballë koleges së saj, Olta Xhaçka me vetëm 119 vota diferencë.

Përmes një statusi në Facebook, Gjylameti vlerësoi rezultatin e arritur nga Partia Socialiste në zgjedhje, duke shtuar se “ne nuk bëjmë luftëra të vogla”.

Të nëjtën gjë bëri dhe Qefalia, i cili gjatë një interviste në televizionin News 24 të martën tha se ishte tërhequr nga kërkesa për të marrë pamjet filmike. Por ai theksoi se tërheqja e tij ishte bërë para mesazhit të Ramës për kandidatët.

“Kjo kërkesë e imja është tërhequr para disa ditësh dhe nuk është dashur ndërhyrja e kryeministrit, siç aludon media,” tha Qefalia duke shtuar se “nuk ka lidhje me mesazhin e kryeministrit”.

Edhe Gjonaj po ashtu nuk ka shkuar të tërheqë pamjet e kërkuara për të gjitha qendrat e numërimit e qarkut Tiranë me shkresë në KQZ më datë 16 maj, ku shprehej se pamjet do të përdoreshin “për arsye verifikimi”. Kandidati Gjini në qarkun Shkodër nuk ishte i arritshëm për koment. Në shkresën e tij, ai pretendon se “ka dyshime të arsyeshme” se votat e tij janë keqadministruar apo tjetërsuar.

 

Etiketa: Blerina GjylametiEdi RamaEtilda GjonajFrrok GjiniKQZQarku ShkodërQarku TiranëVotat preferencialeXhemal Qefalia
I mëparshmi

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Ardiana Bera

Tjetri

A është supermazhoranca e Partisë Socialiste rrezik për demokracinë?

Tjetri
A është supermazhoranca e Partisë Socialiste rrezik për demokracinë?

A është supermazhoranca e Partisë Socialiste rrezik për demokracinë?

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje

18:12 | 18/06/2026
KPA

KLGJ emëron anëtarët e KPA-së në Apel

17:46 | 18/06/2026
pasja1000 money 3125419 1 1536x864

Raport: Profesionistët ligjorë dhe financiarë lehtësojnë pastrimin e parave në Ballkanin Perëndimor

14:35 | 18/06/2026
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Pas heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja, a është “rikthyer” vërtet Sali Berisha?

13:18 | 18/06/2026
shkolla e rindertuar edith durham ne tirane. foto nensi bogdani

Shkolla e rindërtuar “Edith Durham” nuk ka klasa të mjaftueshme për nxënësit

12:27 | 18/06/2026
protesta 1

Nga arroganca teknokratike tek lëndimi narcisistik i pushtetit

10:38 | 18/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.