AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

A është supermazhoranca e Partisë Socialiste rrezik për demokracinë?

Fitorja e thellë e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, mundësuar pjesërisht nga një sistem zgjedhor që diskriminon subjektet e vogla politike, sipas analistëve përbën një rrezik për demokracinë e brishtë shqiptare, pasi i jep kryeministrit Edi Rama një pushtet me pak kontrolle dhe balanca.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
1 year më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Zgjedhje 2025
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama | Foto : LSA

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në pushtet fitoi një mandat të katërt në krye të vendit, ndërsa numri i deputetëve të saj shkoi në 83, duke siguruar mazhorancën më të madhe që nga viti 1997.

Aleanca për një Shqipëri Madhështore, një koalicion partish opozitare i udhëhequr nga Partia Demokratike, doli e dyta dhe zgjodhi 50 deputetë. Partia Socialdemokrate mori 3 deputetë dhe tre parti të reja fituan gjithsej 4 përfaqësues.

Partia Demokratike nuk e ka pranuar rezultatin, ndërsa lideri i saj, Sali Berisha, deklaroi se vota është manipuluar dhe se dhjetëra kandidatë janë zgjedhur me ndikimin e krimit të organizuar.

Ndërkohë, partitë e reja opozitare u ankuan se manipulimi më i madh vinte nga vetë sistemi zgjedhor, i cili u ka shpërndarë më pak ulëse në Kuvend në krahasim me përqindjen e votave të marra.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet nuk i arritën standardet ndërkombëtare, pasi u zhvilluan në një terren të pabarabartë, si rrjedhojë e keqpërdorimit masiv të burimeve shtetërore, frikësimit të zgjedhësve dhe kontrollit të lirisë së medias.

Studiuesit dhe analistët vendas janë gjithashtu të shqetësuar, ndërsa peshojnë ndikimin që fitorja e socialistëve do të ketë mbi demokracinë shqiptare dhe institucionet e saj.

“Praktikisht, socialistët dhe më saktësisht Edi Rama, kanë gjithçka në dorë,” tha Ermal Hasimja, ndërsa shtoi se një shumicë kaq e madhe parlamentare do të përbënte një sfidë për çdo vend.

Zgjedhjet e 11 majit janë hera e dhjetë që shqiptarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1991. Në tri dekadat e fundit, vendi është përfshirë në një tranzicion të vështirë dhe shpesh të zhurmshëm drejt një shteti demokratik.

Sipas shkrimtarit dhe ish-të burgosurit politik, Fatos Lubonja, regjimet mund të sigurojnë rritje votash në mandatin e katërt, edhe pas një qeverisjeje të mbushur me skandale korrupsioni dhe lidhje me krimin e organizuar.

“Në Shqipëri ka një regjim, nuk ka demokraci,” tha ai. “Ky (rezultati) do të thotë më shumë kontroll të mediave, të drejtësisë, të institucioneve që duhet të kontrollojnë shtetin e së drejtës dhe përdorim gjithnjë e më të madh të organeve shtypëse si policia apo presioni ekonomik,” shtoi Lubonja.

Hasimja shprehet se shënjestra e parë e mazhorancës së re socialiste mund të jetë sistemi i ri i drejtësisë dhe në veçanti Struktura e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, e cila – në varësi të kë pyet, ka treguar shenja pavarësie nga politika dhe vullnet për të goditur paligjshmërinë në nivele të larta.

“Tek e vetmja pikë ku mund të mobilizohej opinioni publik më lehtësisht, në mbrojtje të SPAK-ut dhe drejtësisë, fatkeqësisht Rama ka dakordësinë e Berishës, dhe rrjedhimisht edhe aty e ka derën e hapur për ta hequr qafe ose kontrolluar,” tha ai.

Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion si pjesë e një afere për zhvillimin e një kompleksi pallatesh në ish-qendrën sportive të klubit ‘Partizani’ në Tiranë. I akuzuar në krah të tij është edhe dhëndri, Jamarbër Malltezi. Të dy i mohojnë me forcë akuzat dhe i kanë cilësuar ato si të nxitura politikisht nga Edi Rama.

Edhe ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni, është e shqetësuar për qasjen që mazhoranca do të mbajë ndaj pushtetit gjyqësor. Ajo i tha BIRN se pushteti i madh rrezikon ta kthejë drejtësinë në një mjet të tijin.

“Kur kontrolli mbi legjislacionin, drejtësinë dhe burimet publike përqendrohet në një dorë, nuk jemi më në një rend demokratik funksional, por në një terren ku institucioneve u kërkohet ligjërisht bindje, jo balancim,” tha ajo.

Masiviteti i shumicës, që i mundëson socialistëve të ndërmarrin të vetëm ndryshime ligjore që kërkojnë kompromis, është sipas saj “një shkelje syri e rrezikshme me idenë se pushteti është mirë të përforcohet, e jo të kufizohet”.

Analistët i druhen faktit se kjo fuqi, e prodhuar nga një proces zgjedhor me probleme, mund ta shtyjë vendin – që deri tani vlerësohet si një demokraci me probleme, edhe më tej në autoritarizëm, pasi opozita, edhe më herët e dobët, del nga këto zgjedhje e shkatërruar.

“Pakësimi i opozitës është edhe më i madh dhe një pjesë e mirë (e votuesve) kanë ikur apo s’kanë votuar,” tha Lubonja.

Edhe Gjoni ngre shqetësimin se dobësimi i mëtejshëm i opozitës është një rrezik i madh për vendin.

“Shqetësuese nuk është vetëm fitorja, por më shumë humbja e një busulle për ç’është e mirë e ç’është e rrezikshme në politikë,” tha ajo, ndërsa shtoi se “tani kemi një Shqipëri që po mësohet të jetojë pa opozitë reale, pa debat, pa balancë”.

Gjoni thotë se qytetarët kanë filluar të heshtin si instinkt vetëmbrojtjeje dhe se kjo sjellje dëshmon që nuk jemi në një demokraci funksionale.

“Është një iluzion i saj, i zbukuruar me fletëvotimi,” tha ajo.

Sipas Hasimes, numrat e mazhorancës së re e bëjnë rezistencën ndaj pushtetit të saj një sfidë për forcat demokratike.

“Mekanizmat më të besueshëm të kundërvënies në këto kushte janë eventualisht partitë e reja, nëse ia dalin të fuqizohen, dhe shoqëria civile, nëse ia del të ngrihet nga gjumi,” tha ai.

Gjoni mendon se kontrolli mbi shumicën mund të vijë vetëm nga jashtë sistemit dhe nga një aktivizëm më i madh i shoqërisë civile.

“Ai (sistemi) është kalbur i gjithë,” thotë Gjoni. “Ndaj edhe segmentet e ndryshme të biznesit, intelektit, mjekësisë, parisë, duhet të refuzojnë të nënshtrohen,” shtoi ajo.

Lubonja, nga ana tjetër, është edhe më pesimist mbi pasojat e këtij rezultati dhe pushtetin që ai i jep Ramës. Shkrimtari thotë se mbështetja që sistemi merr nga jashtë e bën atë të pakontrollueshëm.

“Për mua është bërë edhe më i pakontrollueshëm edhe për shkak të mbështetjes që i jep Europa, ose politikanë të BE-së, që kanë provuar se janë të dështuar në vendin e tyre,” tha Lubonja, ndërsa shtoi se “këtu po rriten liderë autoritarë gjithëandej dhe po bashkëpunohet me ta”.

Sipas shkrimtarit, që kaloi një pjesë të jetës së tij si i dënuar politik në burgjet e diktaturës, e vetmja shpresë e mbetur është që regjimi, siç e quan ai, të shembet nga mëkatet e veta, por kjo sipas tij do të vijë me pasoja të rënda për vendin.

“Ky regjim do të bjerë nga dështimi i vet, dhe kjo do të jetë e keqe për Shqipërinë, sepse do të sjellë një katastrofë,” paralajmëroi ai.

Etiketa: Edlira GjoniErmal HasimjaFatos LubonjaJamarbër MallteziKuvendndryshime ligjoreODIHROSBEPartia DemokratikePartia SocialdemokratePartia SocialistePartisë SocialisteSali Berishasistemi zgjedhorSPAKZgjedhjet e 11 majitZgjedhjet parlamentare
Tjetri
Aktivistët nuk e ndalin protestën për të drejtën e votës së diasporës

Socialistët fitojnë votat e diasporës, duke mposhtur aspiratat e opozitës

meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.