AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shembet galeria, vritet një minator në minierat e Prrenjasit

Një 57-vjeçar humbi jetën pasi u zu poshtë një masivi gurësh në një minierë në Katjel të Prrenjasit. Policia tha se po hetonte ngjarjen, ndërsa administratori i kompanisë e cilësoi ngjarjen tragjike.

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
1 year më parë
në Lajme
Koha e leximit: 1 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vendi i ngjarjes. Foto:Bardha Nergjoni

Minatori Saimir Bego, 57 vjeç, humbi jetën të hënën si pasojë e shembjes së një masivi minerali që e goditi në kokë gjatë punës. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në momentin e ndërrimit të turnit, kur një masiv minerali u shkëput nga tavani i galerisë.
“Rreth orës 18:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, dyshohet se gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali dhe, për pasojë, ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç”, njoftoi policia.

Administratori i minierës, Gëzim Balla, në përgjigje të pyetjeve nga mediat, tha se ishte shembur tavani i galerisë dhe pretendoi se masat e sigurisë në punë ishin marrë.
“Sot në mesditë, të gjitha përgatitjet për rifillimin e punës ishin kryer. Aksidenti ka ndodhur pak më pas, në momentin kur një pjesë e tavanit të galerisë është shembur papritur. Një masiv shkëmbor ka goditur në kokë minatorin, i cili ka ndërruar jetë menjëherë,” shpjegoi ai.

Siguria në punë mbetet një nga problemet më shqetësuese në Shqipëri, sidomos në sektorë si ndërtimi, minierat dhe energjia elektrike. Tetë punëtorë kanë humbur jetën në detyrë në më pak se dy muaj në vend.

Dy të rinj u vranë në kantierin e ndërtimit të një HEC-i në Gramsh, dy elektricistë humbën jetën gjatë riparimeve në rrjet në Mirditë dhe Divjakë, një ekskavatorist u vra pas një rrëshqitje toke në Klos. Po ashtu, brenda më pak se një muaji u vranë në detyrë një minator në Martanesh dhe një punëtor ndërtimi në Qerret të Kavajës.

Etiketa: administratorDivjakeekskavatoristelektricistGëzim BallaGramshKatjelKavajeKlosMartaneshMinatorMirditëpoliciPrrenjaspunëtor ndërtimiQerretSaimir BegoShqipëri
Tjetri
‘Improvvisamente Nono’ në Tiranë

'Improvvisamente Nono' në Tiranë

prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.