AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dy aksidente pune në sektorin minerar brenda pak ditësh, plagosen punëtorë në Bulqizë dhe Martanesh

Dy minatorë u plagosën në galeritë e nxjerrjes së kromit në Bulqizë dhe Martanesh më 27 dhe 29 maj. Të dy janë deklaruar jashtë rrezikut për jetën, por siguria në punë mbetet një shqetësim i madh për sektorin minerar.

Sami CurringaSami Curri
1 year më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stoqet e kromit në qytetin e Bulqizës. Foto ilustruese: Vladimir Karaj/ Arkiv

Në harkun kohor të tre ditëve, dy aksidente pune janë regjistruar në galeritë e kromit në Bulqizë dhe Martanesh. Aksidenti i parë ndodhi të hënën, më 27 maj, në një nga galeritë e kromit të kompanisë Albchrome në minierën e Bulqizës. Një minator 40-vjeçar, me inicialet A.N., u godit nga një masiv gurësh teksa ndodhej në thellësi të nëntokës. Pas incidentit, ai u transportua fillimisht në spitalin e Bulqizës dhe më pas në Spitalin Rajonal të Dibrës. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, kompania Albchrome nuk ka reaguar publikisht për rrethanat e ngjarjes.

Vetëm dy ditë më pas, më 29 maj, një tjetër aksident u regjistrua në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit. Një punëtor 40-vjeçar, me inicialet I.D., pësoi dëmtime në këmbë gjatë procesit të punës. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Drejtoria Vendore e Policisë Dibër informoi se punëtori i aksidentuar ndodhet aktualisht në spital, në gjendje të stabilizuar, dhe se rrethanat e ngjarjes po hetohen nga autoritetet.

Këto aksidente në punë në sektorin minerar janë bërë gjithnjë e më të shpeshta dhe me pasoja tragjike. Vetëm një javë më parë, një tjetër minator humbi jetën në një galeri kromi në Përrenjas. Edhe miniera e Bulqizës është përballur vazhdimisht me ngjarje të rënda, ku çdo vit raportohen viktima në vendin e punës. Një muaj më parë, në Klos, trupi i një të riu që punonte në një fabrikë pasurimi kromi u gjet pas pesë ditësh kërkimesh, ndërsa pjesë të tjera të trupit të tij u gjetën vetëm pas dy javësh.

Siguria në punë mbetet një nga problemet më shqetësuese në Shqipëri, sidomos në sektorë si ndërtimi, minierat dhe energjia elektrike. Tetë punëtorë kanë humbur jetën në detyrë në më pak se dy muaj në vend. Në zonën minerare të Bulqizës, organizimi sindikal pothuajse ka shuar zërin e tij në vitet e fundit. Përpjekjet për krijimin e një sindikate të pavarur në vitin 2019 sollën presione dhe përjashtime nga puna, duke krijuar një klimë frike mes punëtorëve për organizime të tilla.

Etiketa: AlbchromeBulqizëDrejtoria Vendore e Policisë DibërKlosMartaneshMartaneshitMinatorPërrenjasPunëtorShqipërisindikalistSpitalin Rajonal të Dibrës
Tjetri
Me sulmet kundër SPAK, Rama po ‘mbjell farën e mosbesimit’ te sistemi i drejtësisë

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.