AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Goditen 4 grupe kriminale që trafikonin lëndë narkotike në Finlandë

Nëntë persona të dyshuar si drejtues të katër grupeve kriminale që trafikonin dhe shisnin lëndë narkotike në Finlandë u ndaluan pas një hetimi dy vjeçar, që zbuloi një rrjet të gjerë të drejtuar nga shqiptarë, të cilët rezulton se kryenin një jetë normale dhe nuk kishin precedentë penalë të mëparshëm në vendin e tyre.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:22 | 03/06/2025
në Lajme
0
586
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 3 qershor gjatë një konference për shtyp me gazetarët rezultatet e një operacioni antidrogë, të kryer në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë finlandeze pas një hetimi të përbashkët dyvjeçar. Sipas prokurorëve të SPAK dhe homologëve të tyre finlandez, operacioni i kryer në territorin shqiptar për ndalimin e 11 personave që dyshohen si drejtues të katër organizatave kriminale me veprimtari në trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, është konkluduar me ndalimin e 9 prej të hetuarve. Ndërkohë, u tha se po vijon puna për kapjen e dy personave të tjerë, një prej të cilëve dyshohet se gjendet jashtë Shqipërisë.

Drejtori i i hetimit të krimit të organizuar në Policinë e Shtetit, Edmond Rizaj e cilësoi operacioin me vështirësi mesatare. Ai vërejti se përfshirja e punonjësve të policisë në hetimin e kësaj çështjeje e kishte bërë më të lehtë ekzekutimin e masave të sigurimit.

Gjatë konferencës u bë me dije se hetimi nga prokuroria shqiptare ka filluar bazuar në informacionet e autoriteve të drejtësisë finlandeze. Në Finlandë janë ndaluar dhe dënuar 55 persona të tjerë, që kanë qenë të përfshirë në trafik e shitje të lëndëve narkotike, 10 prej të cilëve shtetas shqiptarë, ndërsa të tjerët finlandezë, polakë, rumunë e nga vende aziatike.

Sipas SPAK, nga hetimet e deritanishme rezulton se drejtuesit e katër organizatave me origjinë nga Vlora, Berati e Kuçova, bënin një jetë normale në Shqipëri. Po ashtu, ka rezultuar se ata nuk kanë pasur precedentë penalë në vendin tonë. Prokurorët shpjeguan se drejtuesit e organizatës, disa prej të bcilëve kishin jetuar me parë në Finlandë, organizonin gjithë veprimtarinë, nga sigurimi i lëndës narkotike në Spanjë e në Holandë, trafikimin përmes kamionëve apo rrugëve postare, si dhe shitjen në tregun finlandez. Cannabis sativa sigurohej në Spanjë, ndërsa drogërat sintetike në Holandë. Nga 300 kilogramë të sekuestruara gjatë viteve të fundit, 10 kanë qenë kokainë, rreth 100 kg cannabis sativa dhe pjesa tjetër drogëra sintetike. Organizatorët e trafikut rezulton të jenë kujdesur që shitësit që mbërrinin nga Shqipëria, të kishin gati strehimin dhe shpenzimet e jetesës në Finlandë, duke u futur menjëherë në aktivitetin e shpërndjarjes së lëndëve narkotike.

Prokuroria tha se këto katër grupe rezulton të kenë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për mundësimin e kryerjes së këtij aktiviteti të paligjshëm. Sipas SPAK, hetimet janë ende duke vijuar, ndërkohë që do të kryhet edhe hetimi pasuror për personat që janë proceduar penalisht.

 

Etiketa: Edmond RizajFinlandëHolandëProkuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitSPAKSpanje
I mëparshmi

Rrjedh teza e Anglishtes në provimin e Maturës Shtetërore

Tjetri

Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

Tjetri
Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.