AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbrojti përmes një deklarate ndërhyrjet në ish-kampin famëkeq të komunizmit, duke i fyer kundërshtuesit e projektit si “Sanço Pançot e politikës së vjetër”.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
12:16 | 06/06/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punimet e kryera në Spaç kundërshtohen nga organizatat e shoqërisë civile dhe ish-të burgosurit.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbrojti të premten projektin kontrovers të restaurimit në ish-burgun famëkeq të Spaçit, pavarësisht kundërshtimit të aktivistëve dhe ish-të përndjekurve politikë.

I ndarë edhe nga ministri Blendi Gonxhe në Facebook, reagimi përmban një gjuhë përçmuese ndaj kundërshtuesve të projektit, duke i quajtur ata “Sanço Pançot e politikës së vjetër” dhe reagimin e fortë publik si një “tymnajë të panevojshme”.

“Çdo zë që mundohet të përdorë këtë situatë për instrumentalizim politik apo për të nxitur dyshime dhe ndasi, në fakt po bie ndesh me përpjekjen për të dokumentuar një të vërtetë që për dekada u hesht dhe u mohua,” thuhet në deklaratë.

Reagimi publik ndaj restaurimit të ndërtesave u nis fillimisht nga aktivistë të rinj të angazhuar në ruajtjen e memories dhe nga ekspertë të trashëgimisë kulturore, që u zyrtarizua në një letër të hapur dërguar Ministrisë ku firmosën dhjetra organizata të shoqërisë civile dhe një peticion qytetar për ndaljen e punimeve dhe konsultimin me palët e interesuara.

Ish të burgosurit politikë në Spaç e konsideruan gjithashtu betonin dhe bojën e bardhë mbi ndërtesa një makiazh të dhimbjes dhe fshirje të historisë së vuajtjeve të tyre.

Projekti i ministrisë për ndërhyrje në Spaç nisi nga një premtim verbal i Kryeministrit Edi Rama për autorët e një projekti filmik që do t’i kushtohet revoltës së Spaçit, një nga ngjarjet më domethënëse të rezistencës gjatë diktaturës së Enver Hoxhës.

Edhe pse në vendimmarrjen dhe dokumentet e projektit që shoqërojnë tenderin nuk ka asnjë referencë për skenografinë e këtij filmi, vetë ministri e pranon se ndërhyrjet po bëhen në funksion të tij.

“Vështirësitë e realizimit të këtij projekti filmik janë të mëdha, për shkak të pamundësisë për të rindërtuar kampin-burg në një set, gjendjes tejet të amortizuar të sitit në Spaç, nevojës për xhirime autentike në një ambient që ruan ende gjurmët reale të tragjedisë së atij vendi”, shkruan Gonxhe duke shtuar se nga ana tjetër ka nisur një projekt i qeverisë “për ta kthyer Spaçin në një Muze të Kujtesës”.

Ministri pranon se pavarësisht se ka një plan menaxhimi për ta konservuar dhe kthyer në muze, zbatimi i tij e tejkalon afatin kohor të fillimit të xhirimeve të filmit dhe ndaj i është dhënë prioritet “realizimi i disa ndërhyrjeve konservuese dhe përforcuese të pjesshme…”.

Gjithsesi Gonxhe këmbëngul se projekti filmik është i rëndësishëm dhe se shenjat e rehabilitimit për të cilat u protestuar do të rregullohen “përmes teknikave skenografike dhe restauruese, duke përngjasuar sa më afër gjendjes origjinale të kohës”.

Reagimi i ministrit është pritur me revotë nga aktivistët që çuan përpara reagimin qytetar për mbrojtjen e Spaçit.

Arnen Sula, drejtori i organizatës “Tek Bunkeri”, një iniciativë të rinjsh që realizon projekte kulturore-artistike në mbrojtje të memores historike, e quan gjuhën e përdorur nga Gonxhe polemike dhe aspak reflektuese ndaj kërkesave të përligjura të aktivistëve.

“Nuk mundet institucioni i kulturës të jetë aq i pakulturuar sa të sulmojë dhe përçmojë të paktën deri më tani 35 organizata të pavarura të shoqërisë civile duke thënë: “Protesta me kobure në brez… Sanço Pançot e politikës së vjetër…,” i tha Sula BIRN-it.

Përdorimi i këtij toni, shton ai, “ul nivelin institucional të deklaratës, duke kaluar në gjuhë polemike që synon të turpërojë kritikët, në vend që të ftojë në reflektim apo bashkëpunim”.

Ndërsa mbrojtja e projektit filmik nga Gonxhe, sipas Sulës, vetëm sa i jep projektit një vello idealiste por shmang pyetjen themelore; “A po bëhet kjo në përputhje me parimet e ruajtjes së sitit?”

Ai këmbëngul se peticioni i organizatave i referohet pikërisht një plani të menaxhimit të miratuar nga vetë MEKI dhe i konsultuar me të gjithë aktorët, i cili e ndalon restaurimin e plotë për të rikthyer ndërtesat siç ishin.

“Ndalohet suvaja e re mbi mure të rindërtuara. Lejohen vetëm ndërhyrje për konsolidim strukture, ndalim rrëzimi, ruajtje të formës ekzistuese, dhe jo ndërtim apo përmirësim estetik,” tha Sula duke iu referuar këtij plani.

Etiketa: Arnen SulaBlendi GonxheIsh-burgu i SpaçitKulturës dhe InovacionitMinistria e Ekonomise
I mëparshmi

Pas perdes së fushatës: Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

Tjetri

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

Tjetri
Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.