AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rama përplaset me gjyqësorin për pagat

Unioni i Gjyqtarëve kërkon shfuqizimin si antikushtetues të neneve të ligjit për përcaktimin e pagës së magjistratëve, duke kërkuar që ajo të jetë e lidhur dhe të rritet njësoj me atë të nëpunësve të administratës civile. Kryeministri thotë se kjo kërkesë është një “abuzim madhor” dhe i kërkon Gjykatës Kushtetuese të mos “lajthisë”.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
12 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama në Kuvend. Foto: LSA.

Padia e Unionit të Gjyqtarëve, që i kërkon Gjykatës Kushtetuese të shpallë sërish si antikushtetues nenin që përcakton pagën referuese të magjistratëve në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, solli të mërkurën reagimin e ashpër të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në X, Rama, siç ka bërë edhe më herët kur i është drejtuar Kushtetueses, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të mos lajthiste dhe të mos pranonte padinë, kërkesën të cilën ai e sheh si ndërhyrje të gjyqësorit në punën e ekzekutivit.

“Mirëpo kjo ndërhyrje skandaloze e gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit, mesa duket, i ka pëlqyer Unionit aq shumë, sa pas rritjes së pagave të administratës në maj të vitit 2023, Unioni i Gjyqtarëve tani rikërkon përsëri nga Gjykata rritjen e pagave të gjyqtarëve!”, shkroi Rama, duke e cilësuar si skandaloz edhe një vendim të vitit 2022, kur Kushtetuesja pati pranuar një kërkesë të ngjashme të Unionit dhe i kërkoi Kuvendit të rishkruante nenet bazuar në vendimin e saj.

“Tani, unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë – të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit ndaj një vendimi të gjyqësorit – të mos përsëritet”, tha kryeministri.

I pyetur në lidhje me këtë deklaratë, gjyqtari Gerd Hoxha, në cilësinë e kryetarit të Unionit të Gjyqtarëve, në emër të të cilit është depozituar padia, tha se nuk do të komentonte. “Ne nuk reagojmë mbi qëndrimet e palëve për çështje që janë në shqyrtim gjyqësor”, tha Hoxha.

Gjykata Kushtetuese pritet ta shqyrtojë padinë në seancë më 20 maj.

Përplasja mes gjyqësorit, ekzekutivit dhe parlamentit për përllogaritjen e pagave të magjistratëve nisi në vitin 2019, kur Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) konstatoi se përllogaritja e pagave të gjyqtarëve bërë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ishte e gabuar dhe se gjyqtarëve po u mbahej një pjesë e pagës që u takonte, në bazë të ndryshimeve ligjore të vitit 2016.

Parlamenti, me propozim të disa deputetëve, ndërhyri në vitin 2021 në ligj dhe bëri ndryshime të tilla që normuan si të drejtë llogaritjen e bërë nga KLGJ-ja dhe anashkaluan propozimet e KLSH-së. Këto ndryshime u panë nga gjyqtarët si ulje page dhe shkelje e nenit 138 të Kushtetutës, ku për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit, nuk lejohen ndërhyrje të kësaj natyre. Unioni kërkoi shfuqizimin e ndryshimeve dhe Gjykata Kushtetuese vendosi në vitin 2022 ta pranonte padinë, duke shfuqizuar nenet e ndryshuara të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” mbi pagën referuese. Kushtetuesja i kërkoi Kuvendit të rishihte ligjin dhe të qartësonte referencën për pagën e magjistratëve.

Në vitin 2023, Kuvendi bëri ndryshime të reja, nisur nga vendimi i Kushtetueses, duke e lidhur pagën e magjistratëve me atë të Presidentit të Republikës. Ky ndryshim solli rritje të pagave të magjistratëve, siç parashikohej në ligjet për reformën në drejtësi, dhe rriti me 570 lekë edhe pagën referuese. Në të njëjtën kohë u miratuan edhe ndryshimet në pagat e administratës civile, të cilat u rritën disa herë.

Gjyqtarët, paga referuese e të cilëve lidhej tani me atë të presidentit, nuk përfituan nga kjo rritje pagash. Për Unionin e Gjyqtarëve, këto ndryshime bien ndesh me nenin 138 të Kushtetutës. “Kushtetuta nuk ka synuar të mbrojë vetëm uljen e pagës së gjyqtarëve, në kuptimin e parë, por të kufizojë çdo ndërhyrje e cila krijon një ulje faktike të pagës së tyre”, thuhet në padinë e publikuar nga “Weblajm.com”.

Unioni interpreton se shkëputja e pagës së gjyqtarëve nga administrata civile dhe mos përfitimi prej tyre i rritjeve që u bënë pagave të administratës sjell në një mënyrë “një ulje faktike të pagës, pavarësisht se, formalisht, paga nuk është ulur, madje është rritur me 570 lekë”. Unioni thotë se me ndryshimet e sistemit të pagave në vitin 2023, magjistratëve u mohohet një rritje page prej 78 mijë lekësh.

Por kryeministri e cilësoi padinë të pabazë dhe akuzon se gjyqtarët po kërkojnë një rritje të re page me vendim gjykate. “Pra, sipas Unionit kjo republikë do jetë përjetësisht e vetmja në botë, ku gjykatësit nuk do ta lejojnë ngjitjen e piramidës së thyer të pagave, sepse ndryshe nga gjithë bota, në Shqipëri pagat e tyre nuk do rriten me qeveri e parlament, por me gjyq!!!”, tha Rama, duke këmbëngulur se kompetencat i takojnë qeverisë dhe se vendimmarrja e parë e Gjykatës Kushtetuese ishte toleruar prej shumicës, pavarësisht se e padrejtë.

Një gjyqtar, jo pjesë e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, që foli me BIRN për këtë çështje, arsyetoi se çështja është e diskutueshme. “Sepse debati është, nga njëra anë, nëse kemi ndërhyrje në pavarësinë e gjyqtarëve, ku komponent është paprekshmëria e pagës dhe, nga ana tjetër, është çështje e politikës ekonomike, që është kompetencë e Kuvendit”, tha ai.

Gjyqtari, megjithatë, i cilësoi komentet e Ramës një përpjekje për të shënjestruar gjyqësorin dhe për të vënë nën presion Gjykatën Kushtetuese.

Etiketa: administrata civileBIRNEdi RamaekzekutiviGerd HoxhaGjykata KushtetuesegjyqësoriKLGJKLSHKompetencaKushtetutaKuvendiligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëvepaga referuesePagatpavarësia e gjyqësoritpolitika ekonomikePresidenti i Republikespresion ndaj gjyqësoritRamaReforma ne DrejtesiRritja e pagaveulje pageUnioni i GjyqtareveWeblajm.com
Tjetri
Zyrtarët e Doganave shqiptare i hapën traun biznesit të kontrabandës së cigareve

Zyrtarët e Doganave shqiptare i hapën traun biznesit të kontrabandës së cigareve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.