AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Zgjedhje 2025

Rinumërimi i kutive të 11 majit do të zgjasë deri në korrik

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit pritet të certifikohen në muajin korrik pas një procesi të gjatë rinumërimi që nis të martën, proces nga i cili do të numërohen  2.323 qendra votimi dhe do t’i kushtojë taksapaguesve rreth 215 mijë euro.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
1 year më parë
në Artikull kryesor, Lajme, Zgjedhje 2025
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisionerë dhe numërues zgjedhore gjate rinumërimit te votave te qarkut Diber, | Foto: LSA

Salla e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë nuk do të mirëpresë evente sportive për afro 1 muaj, pasi që nga dita e martë e në vijim do të vihet në shërbim të grupeve të numërimit të ngritura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për procesin e rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit.

Pas vendimeve të marra nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve për hapjen e kutive në disa qarqe të vendit bazuar kryesisht në kontestimet e opozitës, një proces që duket se do t’i kushtojë vendit energji dhe kosto shtesë pa ndonjë pritshmëri për ndryshim të rezultatit paraprak të zgjedhjeve, ku partia socialiste ka marrë një mandat të katërt qeverisës me një shumicë gati të cilësuar mandatesh në Kuvend.

Do të jetë administrata e KQZ-së që do të rinumërojë dhjetra mijëra vota për të nxjerrë rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve , një procedurë që pritet të zgjasë certifikimin e zgjedhjeve të paktën deri në fund të muajit korrik me një kosto që i kalon 200 mijë euro.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri të hënën një tablo në shifra të procesit të rinumërimit, për të cilin ai premtoi se do të garantohet nga profesionalizmit dhe transparenca ndaj publikut në një transmetim të drejtpërdrejtë në rrjet gjatë gjithë kohës në rrjetet sociale të KQZ-së.

Sipas shifrave zyrtare, në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit. Në proces do të përfshihen 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës dhe nga pikëpamja teknike rinumërimi do të realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga subjektet ankimuese.

Janë disa qarqe për të cilat është marrë vendim rinumërimi në total ose vetëm disa zona zgjedhore. Pritet me interes rinumërimi në qarkun Tiranë, qarku më i madh i vendit, ku do të përfshihen në proces të gjitha kutitë e votimit brenda vendit, 1.282 qendra votimi.

Po ashtu qarku Fier, ku do të rinumërohen të gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët me  587 qendra votimi në total.

Në qarkun Durrës do të ketë rinumërim i plotë për 111 qendra votimit të KZAZ nr. 21 dhe 22;  126 qendra të listuara nga PD-ASHM dhe 60 qendra të kërkuara nga Partia Lëvizja e Legalitetit.

Në total në këtë qark do të hapen 360 kuti për rinumërim, nga të cilat 85 kuti i përkasin votave të Diasporës.

Rinumërimit do t’i nënshtrohen dhe 94 Qendra Votimit të KZAZ nr. 45 dhe 52 të qarkut Elbasan, vendimi i marrë të premten me kërkesë të anëtarëve të KAS, Elvis Çefa dhe Ledio Braho, pas rrëzimit me shumicë votash të ankesës së koalicionit opozitar.

Kostoja financiare e këtij procesi do të jetë rreth 215 mijë euro që do të shkojë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve, infrastrukturën logjistike dhe për zarfe dhe materiale ndihmëse. Sipas Celibashit kjo kosto do të mbulohet nga fondi i akoruar KQZ-së për zgjedhjet e 11 majit.

Ankesat e depozituara në KQZ ngrenë pretendime për parregullsi në procesin e votimit dhe atë të numërimit të votave.

Në Tiranë, koalicioni PD-ASHM shpreson të marrë mandatin e 14-të, një garë që bëhet mes kandidatit demokrat, Ilir Alimehmeti dhe kandidatit të dytë në listë të partisë Mundësia, Erald Kapri, i cili rezulton fitues paraprak.

Gjithsesi, nga rinumërimi mund të rezultojnë skenarë të tjerë që lidhen me votën preferenciale brenda mazhorancës, ku Blerina Gjylameti humbi mandatin për një grusht votash përballë Olta Xhaçkës, por u tërhoq nga kontestimi pas “tërheqjes së veshit” nga kryeministri Edi Rama.

Në Fier, shpresat për të fituar një mandat i ka Lëvizja Shqipëria Bëhet dhe betejën e ka me Partinë Socialiste. Në qarkun e Durrësit është kandidati i ASHM-së, Aulon Kalaja i cili ashtu si Gjunkshi ka ngritur pretendime për manipulim të votave preferenciale brenda llojit.

Ekspertët e shohin këtë proces si një matës për integritetin e administrimit zgjedhor, që mund të sjellë pasoja penale për komisionerët dhe ekipet e numërimit nëse konstatohen parregullsi, dhe të nxisë një reformë të re zgjedhore.

Etiketa: Aulon KalajaBlerina GjylametiElvis ÇefaErald KapriIlirjan CelibashiKomisioni i Ankimimeve dhe SanksioneveKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKryeministri Edi RamaLedio BrahoLëvizja Shqipëria BëhetPartia Lëvizja e LegalitetitPartia SocialisteQarku FierShqipëria Bëhet
Tjetri
Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme

prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.