AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli lë në fuqi dënimin me burg për ish-prokurorin Sali Hasa

Pas një serie vendimesh mes gjykatash, Apeli vendosi sërish të dënojë me 2 vjet e 4 muaj ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa për veprat penale të korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
19:12 | 18/06/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-prokurori Sali Hasa (majtas) dhe avokati i tij , pas një seance në KPA. Foto| BIRN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën që të rikthejë në qeli ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, pasi e dënoi atë me 2 vjet e 4 muaj burg për veprën penale të korrupsionit.

Vendimi u shpall nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi me anëtarë Igerta Hysi dhe Iliriana Olldashi.

Ish-prokurori Hasa u arrestua në vitin 2021 nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e korrupsionit pasiv në lidhje me një procedim penal për trafik narkotikësh. Por çështja kaloi më pas përmes një sage gjyqësore.

Në maj 2022, Gjykata e Posaçme e dënoi Hasën me 2 vjet burg për veprën penale të korrupsionit. Gjithashtu, shkalla e parë vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe kalimin e tij në shërbim prove.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Apelit e gjeti fajtor ish-prokurorin edhe për akuzën e fshehjes së pasurisë dhe e dënoi atë në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 2 vjet e 4 muaj burg.

Vendimarrja e Apelit u prish nga Gjykata e Lartë në nëntor të vitit të kaluar, ku shumica e Kolegjit Penal e përbërë nga gjyqtarët Medi Bici dhe Vojsava Kola vendosi ta rikthejë çështjen për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues. Shumica vlerësoi se rekursi i paraqitur nga Hasa përmban shkaqe që kishin të bënin me pamjaftueshmëri arsyetimi në standardin “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”.

Por me rikthimin e çështjes në Apel, Hasa mori të njëjtën masë dënimi si më parë.

Etiketa: Gjykata e Posaçme e Apelitkorrupsion pasivProkuroria e SarandësSali Hasa
I mëparshmi

Apeli lë në fuqi dënimin e Fatos Tushes për fshehje pasurie

Tjetri

Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

Tjetri
Robert Kote

Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.