AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli lë në fuqi dënimin e Fatos Tushes për fshehje pasurie

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimarrjen e Shkallës së Parë për deklarimin fajtor të ish-kryebashkiakut socialist të Lushnjes, Fatos Tushe për fshehjen e një apartamenti në Vlorë dhe dënimin e tij me 1 vit burg, masë që u pezullua.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:48 | 18/06/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për deklarimin fajtor të ish-kryebashkiakut socialist të Lushnjes, Fatos Tushe për fshehje pasurie dhe dënimin e tij me 1 vit burgim, masë që u pezullua dhe u vendos në shërbim prove për 2 vjet. Vendimi është marrë të hënën nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi dhe anëtarë gjyqtarët Engert Pëllumbi e Igerta Hysi.

Tushe u shpall fajtor për shehje pasurie në tetor të vitit të kaluar, ndërsa ishte dënuar në 2022-in për shpërdorim detyre. Nga hetimi dhe gjykimi rezultoi se Fatos Tushe dispononte “de facto” një apartament në Lungomare të Vlorës me sipërfaqe 82.33 m2, pasuri për të cilën nuk ka deklaruar shpenzimet për blerjen, për punimet dhe mobilimin. Po ashtu, nuk ka deklaruar blerjen e dy automjeteve në vitin 2021 dhe një borxh të marrë sipas një deklarate noteriale të 2020-ës.

Shqyrtimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar, prej nga Tushe përfitoi 1/3-ën e uljes së dënimit. Gjykata vendosi edhe konfiskimin e apartamentit në Vlorë dhe kalimin e kësaj pasurie në favor të shtetit.

Tushe u arrestua në vitin 2021, në një nga operacionet më të hershme të SPAK, pasi hetimet e kryera përmes përgjimeve dhe analizimit të dokumenteve zbuluan një skemë të manipulimit të tenderëve dhe vjedhjes së karburantit të blerë për përdorim të bashkisë. Gjatë procesit gjyqësor, Tushe doli i pafajshëm për akuzën e korrupsionit dhe u dënua me 2 vjet e 4 muaj për abuzim me detyrën. Ai përfundoi dënimin dhe u lirua nga burgu në janar 2023.

Fatos Tushe ka qenë kryebashkiak jetëgjatë i Bashkisë Lushnje nga viti 2007 deri në vitin 2009 dhe nga viti 2011 deri në vitin 2021 kur u shkarkua për shkak se u arrestua nga SPAK. Ai ka qenë deputet socialist mes viteve 2009 dhe 2011.

 

Etiketa: Engert PellumbiFatos TusheFshehje pasurieGjykata e Posaçme e ApelitIgerta HysiIlirjana Olldashi
I mëparshmi

BE kërkon “reforma tërësore” për median në Shqipëri

Tjetri

Apeli lë në fuqi dënimin me burg për ish-prokurorin Sali Hasa

Tjetri
KPA çel hetimet për rivlerësimin e prokurorit të shkarkuar Sali Hasa

Apeli lë në fuqi dënimin me burg për ish-prokurorin Sali Hasa

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.