AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zyrtarët e ARRSH nën akuzë për tenderin e Unazës së Re

Prokuroria e Posaçme vlerëson se gjashtë zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë shkelur barazinë në tenderin me fond limit 2.25 miliardë lekë të segmentit të Unazës së Re nga Pallati me Shigjeta në vendin e quajtur Shqiponja në vitin 2019, edhe pas skandalit të njohur me emrin e kompanisë fantazmë DH Albania.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
11:21 | 19/06/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 19 qershor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të gjashtë zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, të akuzuar për shkelje të barazisë në tenderin për Lotin 1 të Unazës së Re, me fond limit 2 miliardë e 250 milionë lekë, pa TVSH.

Të pandehur janë marrë Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erion Zemenaj dhe Admir Pahumi, që janë marrë përgjegjës për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Sipas SPAK, hetimi bën fjalë për procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitim i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1, me fond limit 2 miliardë e 250 milionë lekë pa TVSH, i vitit 2019. Hetimi është ndarë nga një procedim tjetër i regjistruar pranë SPAK në vitin 2022.

“Nga analizat e provave dhe të dhënave të grumbulluara, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së mësipërme të prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit”, citohet në vendim.

Tenderi i parë për ndërtimin e këtij aksi të Unazës së Re, me fond limit po prej 2.25 miliardë lekësh, u hap në shtator 2018 dhe u fitua nga kompania DH Albania, një kompani fantazmë.

Pasi në emisionin TPZ u publikuan të dhëna që tregonin se kompania ishte me të vërtetë fantazmë dhe se ajo kishte furnizuar në ARRSH një tufë me dokumente të falsifikuara, u nis hetimi. ARRSH pranoi atëherë se dokumentet ishin të falsifikuara dhe vendosi të rihapë tenderin, që dështoi disa herë të shpallte fitues bashkimin e operatorëve Salillari shpk dhe Bajrami N shpk. Gjatë procesit të prokurimit, u skualifikuan të gjithë operatorët e tjerë konkurrues, përveç fituesit.

Hetimi i mëparshëm për këtë aferë i kryer nga Prokuroria e Tiranës ngriti akuzë vetëm 28-vjeçarin Avdjol Dobi, administrator i kompanisë DH Albania për falsifikim në përfitimin e dy tenderave me vlerë totale 3.4 miliardë lekë. Dobi u dënua me 6 muaj burg, ndërkohë që prokuroria pushoi hetimet për zyrtarët e ARRSH, OST dhe Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë.

Etiketa: Admir PahumiAlmir HoxhajArbër TrokaAutoriteti Rrugor ShqiptarAvdjol DobiDH AlbaniaMiranda ShkurtiNikollaq MihaliShkelje e barazise ne tenderSPAKUnaza e Re
I mëparshmi

Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë ‘fasadën e qeverisë’ ndaj integrimit

Tjetri

Inteligjenca artificiale në median shqiptare: Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga modelet ndërkombëtare

Tjetri
Inteligjenca artificiale në median shqiptare: Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga modelet ndërkombëtare

Inteligjenca artificiale në median shqiptare: Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga modelet ndërkombëtare

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.