AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gazetarët denoncojnë paligjshmëri në administrimin shtetëror të TV Ora

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë denoncoi të premten shkelje të Kodit të Punës dhe mospagesa të kontributeve shëndetësore dhe shoqërore përgjatë tre viteve të fundit nga administrimi shtetëror i TV Ora.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:50 | 20/06/2025
në Lajme, Media Watch
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Foto: Xhemali Moku.

Prej vitit 2020, televizioni “Ora” – dikur në pronësinë familjare të Ylli Ndroqit – menaxhohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, pas peripecive ligjore që sollën sekuestrimin dhe më pas kalimin e pronësisë në favor të shtetit shqiptar.

Por gazetarët dhe punonjësit e tjerë pranë këtij televizioni kanë zbuluar së fundmi se Agjencia nuk u ka paguar kontributet e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore përgjatë tre viteve të fundit, ndonëse janë paguar rregullisht dhe kanë qenë të deklaruar në sistemin tatimor.

Përmes një deklarate, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë denoncoi të premten ato që i konsideroi paligjshmëri gjatë administrimit shtetëror të kompanisë, përfshirë edhe ndërprerjet kolektive të kontratave të punës.

Sipas AGSH, nga dokumentacionet dhe dëshmitë e punonjësve të larguar nga puna rezulton se “pushimi i tyre nga puna është kryer në shkelje të hapur të Kodit të Punës dhe pa ndjekur procedurat ligjore për pushim kolektiv”.

Po ashtu, për këta punonjës AAPSK nuk ka derdhur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën 2022–2025.

“Administratorët në përfaqësim të shtetit shqiptar kanë dështuar të përmbushin detyrimin për të garantuar funksionimin ligjor, etik dhe transparent të një pasurie të sekuestruar dhe të menaxhuar në emër të publikut,” tha Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë në një deklaratë për shtyp.

“AGSH kujton se mediat, pavarësisht statusit juridik apo pronësisë, janë pjesë e interesit publik dhe të drejtat e gazetarëve dhe punonjësve të medias janë të pandashme nga standardet themelore të të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes,” shtohet në deklaratë.

Gazetarët e pushuar nga puna pretendojnë se veprimet dhe mosveprimet institucionale përbëjnë jo vetëm shkelje të legjislacionit të punës, por edhe një sinjal alarmi për abuzimin me pasuritë e sekuestruara në emër të shtetit dhe përdorimin e tyre në mënyrë arbitrare ndaj qytetarëve. AAPSK nuk ka mbajtur një qëndrim publik për pretendimet e gazetarëve të Ora TV dhe ishte e pamundur për t’u kontaktuar deri në botimin e këtij shkrimi.

Asociacioni i Gazetarëve kërkon nga institucionet publike që të nisin një hetim administrativ për shkeljet e raportuara, audit të plotë të pagesave dhe kontributeve të prapambetura në emër të punonjësve dhe garantimin e përfshirjes ligjore të punonjësve si kreditorë të privilegjuar në çdo procedurë falimentimi në zhvillim. AGSH nxit gjithashtu Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, për të hetuar nëse largimet kanë qenë të motivuara nga qëndrime kritike apo bindje politike.

Televizioni Ora ishte në pronësi të Ylli Ndroqit deri në vitin 2020, kur me vendim të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, u vendos sekuestrimi mbi të dhe pasuri të tjera të Ndroqit, pasi “perandoria e biznesit” të tij dyshohet se i ka rrënjët tek përfshirja në të shkuarën në trafikun e drogës në Shqipëri, Turqi dhe Itali.

 

Etiketa: Agjencia e Administrimit te Pasurive të Sekuestruara dhe KonfiskuaraAsociacioni i Gazetareve te ShqiperiseOra TVYlli Ndroqi
I mëparshmi

‘Homeland Justice’ sulmon faqen e internetit të Bashkisë së Tiranës

Tjetri

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtares Adelina Zarka 

Tjetri
ONM ‘totalisht kundër’; Si e mbajti në detyrë KPA gjyqtarin Gerd Hoxha

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtares Adelina Zarka 

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.