AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Mbyllja e shkollave rrit barrën financiare të prindërve gjatë verës

Ministria e Arsimit prezantoi programin pilot të “kampeve verore” në shkolla, por prindërit dhe ekspertët e arsimit thonë se mijëra nxënës nga i gjithë vendi janë të përjashtuar nga programe të tilla, ndërsa barra financiare gjatë pushimeve të verës u mbetet familjeve.

Ilda HoxhangaIlda Hoxha
07:46 | 20/06/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Njoftimi për programin e “Shkollës Verore” në shkollën Emin Duraku në Tiranë. Foto: Ilda Hoxha.

Më 16 qershor, në dhjetë shkolla publike në Tiranë, Kamëz dhe Durrës nisi zbatimin projekti pilot “Shkolla Verore” – një program i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me organizatën World Vision Albania. Projekti do të zgjasë dy javë dhe do të përfshijë 1000 nxënës të arsimit fillor, por dhjetra mijëra nxënës të tjerë janë të përjashtuar nga mundësi të tilla.

Shkolla “Emin Duraku” në Tiranë është një prej institucioneve arsimore ku po zbatohet projekti pilot “Shkolla Verore”, por sipas mësuesve, klasat kanë një numër të kufizuar nxënësish dhe kapacitetet janë të kufizuara.

“Në shkollën tonë janë diku te 10 klasa mesatarisht me nga 10 nxënës. Nxënësit vijnë sipas dëshirës, por është numër i kufizuar,” thotë një mësuese, pjesë e programit.

“Baza materiale është e paguar, ushqimi po ashtu. Ne nisim rreth orës 9 të mëngjesit dhe e mbyllim diku rreth orës 13:00. Do monitorohet tani ky projekt, që të shohin nëse do shtrihet për më gjerë,” shtoi ajo.

Cikli fillor në Shqipëri përfshin mbi 141 mijë nxënës sipas Institutit të Statistikave dhe kërkesa për programe të tilla gjatë sezonit të verës është shumëfish më e madhe. Për shumë prindër që punojnë, pushimet e verës kthehen në një problem më vete për menaxhimin e fëmijëve, ndërkohë që kurset verore private kanë kosto të kripura.

“Për shumë familje, pushimet verore janë një stres,” thotë Ermelinda Hoxhaj, gazetare në profesion, nënë e dy fëmijëve dhe pjesë e komunitetit “Prindër për arsim cilësor”.

“Nuk kanë mundësi ekonomike për t’i çuar fëmijët në kampe verore dhe detyrohet t’i lënë vetëm në shtëpi, duke bërë që edhe prindërit të jenë në një kohë të madhe në ankth pikërisht për këtë gjë,” shtoi ajo.

Hoxhaj thotë se projekti pilot nuk sjell zgjidhje për prindërit dhe fëmijët për shkak të numrit të kufizuar të nxënësve dhe kohëzgjatjes së tij.

“Projekti po pilotohet në 10 shkolla, kryesisht në Tiranë, por është vetëm për dy javë të qershorit. Veç asaj, ditët që kanë qenë provimet e maturës dhe të minimaturës nuk funksionon. Pra ky projekt do zhvillohet vetëm për 8 ditë dhe kjo nuk sjell asnjë zgjidhje për familjet,”thotë Hoxhaj.

Kosto të larta 

Një nxënëse shoqërohet në shkollë nga nëna e saj. Foto: LSA

Orari i kufizuar i programit mësimor në shkollat publike dhe periudha e gjatë e pushimeve verore i ka detyruar prindërit që t’i hedhin sytë drejt qendrave private pas shkollës [afterschool] – të cilat kanë lulëzuar gjatë viteve të fundit. Por kostot e tyre janë të larta dhe zënë tashmë një pjesë të madhe të buxhetit për dhjetramijëra familje.

Fjorela, nënë e dy fëmijëve në arsimin 9-vjeçar, është e detyruar që t’i dërgojë fëmijët në qendra pas shkolle. Ajo tregon se gjatë verës, këto qendra kanë kosto ekstra, pasi shërbejnë edhe si vende argëtimi për të miturit.

“Kosto në afterschool (qendër pas shkolle) është 7500 lekë të reja java, ose 30 mijë lekë në muaj. Fëmijët rrinë në ambientet e afterschool dhe 2 apo 3 herë në javë, shkojnë një ditë nga pishina, një ditë nga liqeni. Kampet verore 1 javore me informacionin që mora për të dërguar të dy fëmijët e mi e kalonin shifrën 500 euro/ fëmijë,” thotë ajo.

Për Ermelinda Hoxhën, pagesa për kampe verore është e vështirë të përballohet për një familje me të ardhura mesatare.

“Kostot janë të larta, pasi minimalisht për një javë në kamp veror pagesa është 8 mijë lekë. Për dy fëmijë që kam unë shkon 16 mijë lekë në javë. Për t’i mbajtur një muaj në kamp veror të shkon rreth 65 mijë lekë të reja…Këto çmime për një familje me të ardhura mesatare është shumë e vështirë të përballohen,” argumenton ajo.

Migen Qiraxhi nga organizata “Qëndresa Qytetare” shpreh shqetësimin se në Shqipëri, prindërit përballen me kosto të larta për përkujdesjen e fëmijëve pas mësimit dhe sipas tij kjo vjen për shkak të mungesës së ofrimit të shërbimeve cilësore dhe të standartizuara nga shteti.

Ai thekson gjithashtu se këto shërbime shpesh licencohen jo si institucione edukimi, por si kopshte apo qendra kursesh, duke shmangur standardet ligjore që lidhen me edukimin dhe përkujdesjen e fëmijëve nën moshën 16 vjeç.

«Mungesa e qartësisë ligjore për ne përbën një boshllëk që dëmton cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve që marrin fëmijët dhe rëndon financat e familjeve,” theksoi Qiraxhi.

Nevojiten programe afatgjata

Për prindërit dhe ekspertët e shoqërisë civile, kampet verore do të duhej të ofroheshin nga institucionet arsimore në mënyrë të vazhdueshme, në këmbim të një pagese modeste nga prindërit. Në të shkuarën jo shumë të largët, një mundësi e tillë ofrohej rregullisht.

Fjorela kujton kohën kur ajo ishte vetë fëmijë dhe merrte pjesë në kampet verore ditore.

“Përveçse argëtoheshim, mësonim edhe shumë rregulla bazë që duhen në përditshmërinë dhe krijonim pavarësinë ndaj këtyre veprimeve. Mendoj se ka shembuj pafund për t’u realizuar. Mjafton të ketë dëshirë nga njësitë e duhura,” thotë ajo.

Të njëtin mendim ndan edhe Ermelinda Hoxhaj, e cila thekson se ndryshimi duhet të nisë që nga orari i qëndrimit të fëmijëve në shkolla.

“Fillimisht ne duhet të arrimë të bëjmë të mundur që shkollat publike të ofrojnë mundësi qëndrimi të fëmijëve 8:00 me16:00 dhe më pas të nisin edhe me ofrimin e kampeve verore. Dhe jo vetëm në 10 shkolla, por në të gjitha shkollat,” thotë ajo.

Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” argumenton se nisma të ngjashme me projektin pilot të “Shkollave Verore” janë pozitive, por ndikimi i tyre duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe afatgjatë.

Sipas Qiraxhi, nisma të ngjashme të ndërmarra nga qeveria vazhdojnë të kenë një shtrirje të kufizuar. Ai përmend nismën ‘Të bëjmë detyrat e shtëpisë në shkollë’, që sot zbatohet në vetëm 13.4% të institucioneve dhe përfshin vetëm 2.6% të nxënësve, apo konceptin e shkollës si Qendër Komunitare, e cila zbatohet në vetëm 46% të shkollave.

“Nisma e re për shkollat verore duhet të kthehet në një program kombëtar të qëndrueshëm që mund të përfshijë jo vetëm mësues të sistemit arsimor, por edhe profesionistë të fushave të tjera përmes angazhimit me kohë të pjesshme,” sugjeron ai.

 

Etiketa: AfterschoolErmelinda HoxhajKampet veroreMigen QiraxhiMinistria e Arsimit dhe SportitPrinder per arsim cilesorQëndresa QytetareShkolla Emin DurakuWorld Vision Albania
I mëparshmi

Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj

Tjetri

KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa

Tjetri
ONM ‘totalisht kundër’; Si e mbajti në detyrë KPA gjyqtarin Gerd Hoxha

KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.