AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Presidenti Vuçiç njofton ndalimin e eksporteve të armëve në Izrael

Serbia dërgoi sasi rekord armësh në Izrael vitin e kaluar. Por presidenti Aleksandër Vuçiç tha se që kur Izraeli sulmoi Iranin, eksporte të tilla janë ndaluar.

Katarina BaleticngaKatarina Baletic
1 year më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Foto: Presidenca e Serbisë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u tha gazetarëve në Beograd të hënën se Serbia ndaloi eksportimin e armëve në Izrael pasi ky i fundit filloi të sulmonte Iranin.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në një konferencë për shtyp, Vuçiçi tha se Serbia ishte i vetmi vend në Evropë që kishte eksportuar armë në Izrael pas sulmit të Hamasit më 7 tetor. Por ai tha se pas sulmit të Izraelit javën e kaluar ndaj Iranit vendi e ka ndalur këtë gjë.

“Tjetër gjë është fakti që eksportonim pas 7 tetorit dhe tjetër gjë është situata sot. Tani kemi ndaluar gjithçka dhe po ia dërgojmë ushtrisë sonë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se Serbia eksportoi municione, jo armë, dhe se rreth 24,000 njerëz e siguronin jetesën nga këto eksporte.

Një investigim i BIRN në fillim të këtij viti tregoi se si Serbia eksportoi 42.3 milionë euro armë dhe municione në Izrael në vitin 2024 – një rritje 30-fish që nga viti 2023.

Presidenti Vuçiç tha për Jerusalem Post në fillim të këtij muaji se Serbia synonte të vazhdonte të mbështeste Izraelin me furnizime me armë. “Ne gjithmonë do ta vlerësojmë, respektojmë dhe do ta pëlqejmë popullin hebre dhe Izraelin”, tha ai. Në intervistë, Vuçiçi shpjegoi se, një ditë pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor, Izraeli kontaktoi Beogradin. “Më 8 tetor, në mbrëmje, morëm një mesazh nga Izraeli. ‘Na duhet kjo dhe ajo. Nuk ishim absolutisht gati, na duhen sa më shpejt të jetë e mundur’”, tha Vuçiç.

“Unë kam qenë ministër i mbrojtjes dhe e di si shkojnë gjërat – licenca nga ministri të ndryshme, agjenci të inteligjencës së sigurisë, organe qeveritare dhe joqeveritare… Dhe i mblodhëm të gjitha brenda katër ditësh, dhe ia dolëm.”

Agjencia e lajmeve Tasnim raportoi të shtunën se lidershipi i Iranit ka paralajmëruar se çdo vend që furnizon regjimin izraelit pajisje ushtarake të çdo lloji do të “konsiderohet bashkëpunëtor në aktin e agresionit kundër Iranit dhe do të shndërrohet në një objektiv legjitim”.

Për shkak të kësaj, një nga udhëheqësit e opozitës serbe, Dragan Djilas, e quajti regjimin e Vuçiçit një rrezik për vendin.

“Me fjalë të tjera, kemi një president që nuk është normal, i cili mburret që e bën këtë. Edhe të tjerët po eksportojnë, por të paktën ata heshtin, kurse ju mburreni për këtë”, tha ai.

Përveç kësaj, eksportet e armëve dhe municioneve të Serbisë në Ukrainë janë bërë një problem për Rusinë. Në qershor 2024, Financial Times raportoi se eksportet e municioneve të Serbisë që mbërrijnë në Ukrainë nëpërmjet palëve të treta arritën në total rreth 800 milionë euro që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Duke komentuar këto vlerësime, Vuçiçi tha se eksporti ishte “një pjesë e rivitalizimit tonë ekonomik dhe i rëndësishëm për ne”.

“Po, ne eksportojmë municionet tona”, tha ai në një intervistë me gazetën. “Ne nuk mund të eksportojmë zyrtarisht në Ukrainë ose në Rusi… por kemi pasur shumë kontrata me amerikanë, spanjollë, çekë, të tjerë. Ajo që bëjnë ata në fund është puna e tyre.”

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë, SVR, tha në një deklaratë më 28 maj se “ndërmarrjet serbe të mbrojtjes, në kundërshtim me ‘neutralitetin’ e deklaruar zyrtarisht të Beogradit, vazhdojnë të furnizojnë municione në Kiev”.

“Duket se dëshira e prodhuesve të armëve serbe dhe patronëve të tyre për të përfituar nga gjaku i popujve vëllazërorë sllavë i ka bërë ata të harrojnë plotësisht se kush janë miqtë e tyre të vërtetë dhe kush janë armiqtë e tyre”, u ankua SVR.

Etiketa: Aleksandër Vuçiçeksport armëshIraniIzraeliSerbia
Tjetri
Fantazma e dizinformimit nuk mund të shmangë problemet reale të medias dhe informimit

Miratohet në komisione strategjia kundër dezinformimit

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.