AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Miratohet në komisione strategjia kundër dezinformimit

Projektligji “Për Miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit” u miratua në disa komisione, ndërsa deputetë të opozitës ngritën pikëpyetje për raportimin e këtij dokumenti me lirinë e medias.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:46 | 23/06/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kryetari i nënkomisionit të dizinformimit, Erjon Braçe | Foto: LSA

Komisionet parlamentare shqyrtuan dhe miratuan të hënën projektligjin “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”, një dokument i hartuar nga Komisioni i Posaçëm që u drejtua nga deputeti socialist, Erion Braçe.

Braçe e mbrojti draft-strategjinë para deputetëve si një dokument të hartuar mbi bazën e akteve dhe rekomandimeve të Bashkimit Europian dhe si një angazhim parlamentar për marrjen e masave të mëtejshme ligjore për të luftuar sulmet kibernetike apo ndërhyrjet e huaja përmes formave të dezinformimit.

Deputetë të opozitës, por dhe të mazhorancës ngritën pyetje mbi rreziqet që këto masa mund të cënojnë lirinë e medias apo të krijojnë mundësitë për të kontrolluar median me preteksin e luftën kundër dezinformimit.

Në komisionin e Sigurisë Kombëtare, deputeti demokrat Asllan Dogjani vuri në dyshim qëllimet e strategjisë dhe sugjeroi se ajo paraqet rreziqe për liritë themelore, si lirinë e shprehjes dhe pluralizimin politik në vend.

“Duket pozitiv po ka rreziqe të mëdha për lirinë e shprehjes dhe pluralizimit, nuk bëhet për të luftuar dezinfomimin por ka si qëllim kryesor kontrollin politik mbi informacionin,” pretendoi Dogjani, duke shtuar se “do t’i mbyllë gojën medias dhe opozitës”.

“Çfarë mekanizmi do të ndajë ndërhyrjet e huaja nga kritikat legjitime që i bëhen pushtetit?”- pyeti ai nismëtarin e projektligjit, duke shprehur shqetësimin se me anë të këtij instrumenti çdo organizatë joqeveritare, organizatë politike apo media të ndryshme mund të shpallen si instrumente të ndikimeve të huaja.

Në përgjigje, deputeti Braçe tha se strategjia nuk ka asnjë rresht që cënon punën e gazetarëve, por përkundrazi është hartuar në bashkëpunim me vetë organizatat për lirinë e medias dhe rekomandimet e lëna çdo vit në progres-raportet e Bashkimit Europian.

Duke iu referuar objektivit të strategjisë për transparencën financiare dhe pronësisë së medias ai tha se “ky objektiv nuk është shkruar nga anëtarët e komisionit, por është shkruar nga organizatat e medias”.

“Kanë rënë ato nismat për shpifjen, çdo gjë do të bëhet mbi aktet e BE-së,” iu përgjigj Braçe Dogjanit.

Ndërsa deputeti tjetër opozitar, Enkelejd Alibeaj ngriti shqetësimin për kontrollin e medias nga pushteti dhe vetecensurimi i saj për shkak të interesave financiare të pronarëve, duke pyetur Braçen se si e zgjidh kjo strategji këtë problem. Por Braçe theksoi se puna e komisionit të posaçëm që ai drejtoi është fokusuar vetëm tek faktorët e jashtëm dhe jo tek dezinformimi i brendshëm.

Edhe në komisionin e Ligjeve, ku opozita mungonte, deputetja socialiste Ermonela Felaj ngriti pyetje për garancinë që kjo strategji jepte për bashkëpunimin e mediave online në luftën kundër dezinformimit. Braçe ritheksoi se komisioni ka pasur si qëllim që median ta ketë pjesë të punës së komisionit dhe se çdo objekt i shprehur ishte bazuar në aktet dhe rekomandimet e BE-së.

“Asgjë që mund të ketë paragjykuar punën e komisionit nuk ka në këto objektiva dhe organizatat e mediave do të vijojnë të jenë pjesë e planit të veprimit,” theksoi ai.

Komisioni i posaçëm kundër dezinformimit u ngrit me synimin për rishikimin e kuadrit ligjor për parandalimin e ndërhyrjeve të huaja në proceset demokratike dhe në proceset zgjedhore në të ardhmen. Puna e komisionit u bojkotua nga opozita parlamentare, por ai vijoi në mënyrë të njëanshme dhe realizoi seanca dëgjimore me një sërë institucionesh publike dhe aktorë të shoqërisë civile, duke dalë në përfundim me një strategji kombëtare. Objektivat kryesorë fokusohen në forcimin e kapaciteteve institucionale për të parandaluar, zbuluar dhe analizuar ndërhyrjet e huaja në fushatat zgjedhore, në përmirësimin e mekanizmave të monitorimit dhe raportimit mbi ndikimet e huaja në proceset zgjedhore dhe financimin politik të partive politike dhe aktorëve që bëhen pjesë e zgjedhjeve.

Ky dokument shoqërohet dhe nga një plan-veprimi që angazhon Këshillin e Ministrave për miratimin e akteve ligjore që do të bëjnë të mundur zbatimin e strategjisë.

 

Etiketa: Asllan DogjaniDezinformimiEnekelejd AlibeajErion BraçeErmonela FelajKuvendi i ShqiperiseStrategjia kombetare kunder Nderhyrjeve te Huaja
I mëparshmi

Presidenti Vuçiç njofton ndalimin e eksporteve të armëve në Izrael

Tjetri

Merret i pandehur kreu i KPP, Jonaid Myzyri

Tjetri
Merret i pandehur kreu i KPP, Jonaid Myzyri

Merret i pandehur kreu i KPP, Jonaid Myzyri

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.