AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Genci Mane

Drejtuesi i SPAK paraqiti parashtrimet në çështjen e vetingut për prokurorin e Fierit, Genci Mane dhe kërkoi shkarkimin e tij nga detyra për probleme të konstatuara për pasurinë, ndërsa subjekti i kundërshtoi si të pabazuara gjetjet dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:50 | 24/06/2025
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Genci Mane pas një seance në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 24 qershor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Fierit, Genci Mane. Prokurori Adnand Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në këtë çështje, tha se i qëndronin ankimit dhe kërkoi ndryshimin  vendimarrjes së Komisionit për konfirmimin e subjektit në detyrë dhe shkarkimin e tij. Prokurori Mane paraqiti qëndrimet e tij për shkaqet e ngritura dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit.

Genci Mane u konfirmua në detyrë më 13 dhjetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai justifikonte plotësisht me burime të ligjshme krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve; se ka arritur nivel të besueshëm në kontrollin e figurës dhe nivel kualifikues për profesionalizmin.

Vendimarrja e KPK-së u ankimua prej Komisioneres Publike, Irena Nino, e cila kërkoi shkarkimin e këtij magjistrati për probleme në kriterin pasuror dhe në vlerësimin e përgjithshëm të gjetjeve për profesionalizmin.

Sipas prokurorit Xholi, është i pabazuar konkluzioni i KPK për mundësinë e prindërve të subjektit për mbulimin me burime të ligjshme të një shume 1.7 milionë lekë dhënë atij në këmbim të heqjes dorë nga pjesa takuese e shtëpisë në Berat – vlerë që ka prokurori Mane ka deklaruar se e ka përdorur për pagesën e një kësti për një apartament në Fier. Xholi vërejti se KPK e ka nxjerrë bilancin financiar pozitiv për prindërit, pasi nuk ka konsideruar blerjen e një apartamenti prej tyre në Tiranë disa vite më parë.

Drejtuesi i SPAK vlerëson se bazuar në analizën e të ardhurave dhe investimeve e shpenzimeve të kryera nga prindërit e subjektit, ata nuk kanë pasur mundësi për të kursyer dhe dhënë vlerën 1.7 milionë lekë, prej nga konstatohet bilanc negativ dhe në shlyerjen e këstit përkatës për apartamentin në Fier.

Tjetër argument që parashtroi Xholi, ishte dhe fakti se subjekti rezultonte të ishte bashkëpronar me prindërit dhe vëllain në shtëpinë në Berat edhe pas dhënies së kësaj shume. Ndërkohë, sipas një rivlerësimi që i është kryer banesës në Berat, pjesa e subjektit duhej të kishte vlerën e rreth 650 mijë lekëve.

Në seancë, SPAK parashtroi edhe gjetjen për mosdeklarimin e përdorimit të automjeteve të personave për të cilët rezultojnë dy episode me të dhëna problematike. Sipas Xholit, për këto rrethana prokurori Mane gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamajftueshëm.

Në vijim, Xholi kërkoi që në vlerësimin tërësor të përfshihen dhe mangësi profesionale të evidentuara në hetimin administrativ.

Prokurori Mane i kundërshtoi shkaqet e ankimit. Ai deklaroi se prindërit kanë pasur mundësi financiare të konsiderueshme, pasi babai i tij ka qenë një nga arkeologët dhe restaurëtorët më të mirë në Shqipëri, që kishte ndihmuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në restaurimin e mjaft objekteve të trashëgimisë hsitorike e kulturore.

Ai shpjegoi se babai ka qenë I licensuar për kryerjen e këtij aktiviteti dhe se ka qenë drejtues teknik i punimeve madhore në këtë drejtim.

Mane theksoi se ka depozituar dokumentacion provues që vërtetojnë të ardhurat e të atit nga një shoqëri, e cila sipas tij rezulton të ketë shlyer dhe tatimin në burim për vlerën monetare të paguar.

Ai kërkoi që këto të ardhura të vlerësohen të ligjshme, duke këmbëngulur se provojnë mundësinë e kursimit dhe dhënies së shumës prej 1.7 milionë lekësh nga prindërit.

Po ashtu, Mane pretendoi se kishte depozituar dokumentacion provues që vëtretonte, se pas vdekjes së të atit pjesën e tij takuese në shtëpinë në Berat i’a kishte kaluar nënës dhe kjo e fundit, vëllait të tij.

Subjekti shpjegoi se ai kishte investuar për banesën në Berat, pasi kishte marrë kredi në vitin 2005 për kryerjen e restaurimeve.

Për përfitimin e një kredie të butë të marrë nga Bashkia Fier si i pastreh, Mane shpjegoi se ishte dhënë nga Këshilli Bashkiak, që e kishte cilësuar aplikimin si të ligjshëm. Mane vërejti se nuk kishte hetuar asnjë çështje ku palë të ketë qenë Bashkia e Fierit.

Për mjetet e marra në përdorim, subjekti pohoi se janë marrë për pamundësi teknike të makinës së tij ose për udhëtime jashtë shtetit. Ai nënvizoi se nuk ka pasur ndonjëherë procedim penal të regjistruar ndaj pronarëve të mjeteve dhe për rrjedhojë gjendet në kushtet e deklarimit të saktë.

Lidhur me pretendimet e ngritura nga denoncimet e publikut për hetimet e kryera prej tij, Mane deklaroi se çështjet në fjalë kanë kaluar në filtrate e gjykatës.

Për dy denoncime të reja të mbërritura në Kolegj, nga palët në process dhe trupi gjykues u vlerësua se nuk përmbanin shkqe për hetim të mëtejshëm.

Në vijim, Mane u dha përgjigje pyetjeve të relatores, Albana Shtylla, ldhur me procedurat e ndjekura për blerjen e apartamentit në Fier. Ai shpjegoi se çmimi ësgtë përcaktuar i tillë, pasi apartamenti gjendet në të dy pjesët e ndërtesës që kanë një ndarje mes tyre dhe se gjithmonë banesa është e çarë.

Lidhur me mënyrën e përfitimit të kredisë, subjekti shpjegoi se për Shtyllën se në banesën në Berat, pjesa e tij takuese ishte rreth 20 m2 dhe për rjedhojë nuk mund të quhej se ishte e përmbyllur pjesa e strehimit për familjen e tij që përbëhet nga katër anëtarë. Ai solli në vëmendje se tek banesa në Berat zotëronte vetëm 25% të sipërfaqes, ndërkohë që aty jetonin edhe prindërit dhe vëllai me familjen e tij.

Në përfundim të seancës, trupi gjykues njoftoi vendimin e ndërmjetëm për çeljen e shqyrtimit të çështjes dhe kërkimin e akteve nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë dhe Ujesjellës-Kanalizimeve për të gjitha kontratat e lidhura në emër të subjektit.

Seanca u shty për më datë 14 korrik, ora 13:00.

 

Etiketa: Adnan XholiGenci ManeKolegji i Posaçëm i ApelimitProkuroreProkuroria e Rrethit FierSPAK
I mëparshmi

Merret i pandehur kreu i KPP, Jonaid Myzyri

Tjetri

Erion Veliaj angazhon studio ligjore britanike për mbrojtjen

Tjetri
Kompanitë dhe OJF-të e dyshuara për ryshfete përfituan 89 milionë euro nga Bashkia Tiranë

Erion Veliaj angazhon studio ligjore britanike për mbrojtjen

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.