AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Mungesa e kontrollit të lejeve minerare rrit kostot mjedisore në Bulqizë

Miniera e Bulqizës është ndotësi më i madh i ajrit dhe i ujërave të zonës, duke sjellë pasoja të rënda për ekosistemin dhe për banorët.

Hysen LikdishangaHysen Likdisha
08:43 | 27/06/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pirgjet e kromit kanë ngrënë faqen e malit që rrethon Bulqizëm. Foto: Hysen Likdisha.

Prej më shumë se shtatë dekadash, jeta e qytetit të varfër të Bulqizës në verilindje të Shqipërisë është e lidhur ngushtësisht me kromin. Mbi 120 subjekte ose 22 për qind e të gjitha lejeve minerare të vendit e kanë përqendruar aktivitetin e tyre në minierën e Bulqizës – e cila është njëherazi punëdhënësja më e madhe për banorët e zonës.

Por paralelisht me aktivitetin ekonomik, miniera është kthyer tashmë në një kosto të lartë për mjedisin dhe shëndetin e banorëve.

Bashkia e Bulqizës e konsideron aktivitetin minerar si ndotësin më të madh të ajrit dhe të ujërave në zonë. Situata është rënduar edhe më tej për shkak të mungesës së kontrollit të lejeve mjedisore, të cilat sipas Bashkisë, u lejojnë kompanive minerare që të mos respektojnë as standardet më minimale të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit të punonjësve.

Bashkia e Bulqizës rendit si probleme kryesore ndotjen e ajrit për shkak të shpërthimeve apo përhapjes së pluhurave minerarë si dhe ndotjen e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore.

“Shpesh kompanitë minerare derdhin mbetje të rrezikshme në përrenj apo lumenj. Ka raste të kontaminimit të ujit të pijshëm me metale të rënda si kromi haksavalent, një përbërës mjaft toksik,” tha Bashkia në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi nga BIRN.

Miniera e Bulqizës e ka filluar aktivitetin në vitin 1948 dhe kulmi i shfrytëzimit të saj është shënuar gjatë regjimit komunist në vitet ’80. Pas viteve ’90, dhjetra kompani të ndryshme përfituan leje minerare për shfrytëzimin e kromit, ndonëse investimet në teknologji dhe në rehabilitimin mjedisor ishin të pakëta.

Mjeku Fatos Hoxha i tha BIRN se ajri në zonën e Bulqizës është i ndotur nga pluhuri minerar dhe gazrat që lëshohen nga makineritë dhe mjetet e transportit.

“Pluhuri që del nga shpërthimet në minierë përhapet në ajër dhe depërton në mushkëritë e njerëzve, duke shkaktuar sëmundje respiratore si astma, bronkiti, madje probleme më të rënda,” tha mjeku Hoxha.

“Për fat të keq, shumë banorë janë të ekspozuar çdo ditë ndaj këtyre ndotësve pa asnjë masë mbrojtëse,” shtoi ai.

Danjel Bica kryetar i Shoqatës “Ekspertët e Rinj Mjedisorë” thotë se aktiviteti i pandalshëm minerar ka shkaktuar ndotje të ujit dhe të tokës. Sipas tij, për nxjerrjen e kromit në galeri përdoren ujëra, që më pas përzjehen me lëndë të rrezikshme dhe derdhen në natyrë pa asnjë trajtim.

“Këto ujëra ndotin zallin e Bulqizës me substanca toksike, duke e bërë atë të papërshtatshëm për bujqësinë,” tha ai.

Ndërkohë, vijon Bica, peizazhi natyror i Bulqizës është gjithëashtu tejet i dëmtuar.

“Terreni në gjithë faqen jugore të Bulqizës, ku janë hapur galeri të shumta, është shkatërruar si pasojë e hedhjes së pakontrolluar të mbetjeve minerare, që dalin nga këto galeri.  Kjo jo vetëm që ka shkatërruar bukuritë natyrore të zonës, por ndikon edhe në zhdukjen e shumë specieve të bimëve dhe kafshëve, që jetonin në këtë ekosistem,” shtoi ai.

Edhe avokati Durim Balla, ish- drejtues i komunës së Zerqanit thekson se problemi i ndotjes minerare në Bulqizë mbetet një problem alarmant. Sipas Ballës, në vend që të forcohet zbatimi i ligjit ka ndodhur e kundërta, duke i hequr kompetencat e kontrollit nga pushteti vendor dhe duke i përqendruar ato në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit në Dibër.

“Kjo ka minimizuar dukshëm zbatimin e standarteve ekologjike nga kompanitë minerare,” theksoi Balla.

Seit Paci, një inxhinier miniere thotë se puna në minierë është e vështirë dhe kërkon pajisje teknologjike të avancuara, të cilat kushtojnë. Paci vëren gjithashtu se hapja e dhjetra galerive nga kompanitë ka bërë që ndotja minerare ta kërcënojë dukshëm ekosistemin e zonës.

“Gjithsesi, për të përballuar këtë situatë mbetet e domosdoshme që autoritetet të forcojnë ligjet për mbrojtjen e mjedisit dhe të sigurojnë që kompanitë minerare të respektojnë standartet ekologjike,” thotë inxhinier Paci.

Ai theksoi se ka ardhur koha që të investohet për pastrimin e zonave të ndotura, trajtimin e ujërave të ndotur dhe rehabilitimin e tokës – ndërkohë që banorët duhet të informohen për rreziqet ndaj shëndetit.

 

Etiketa: Bashkia e BulqizësDanjel BicaDurim BallaFatos HoxhaLejet minerareMiniera e BulqizësMjedisiNdotja e ajritNdotja e tokesSeit Paci
I mëparshmi

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

Tjetri

Kryebashkiaku i Tiranës ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

Tjetri
Kryebashkiaku i Tiranës ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

Kryebashkiaku i Tiranës ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
meta

Fillon gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

22:10 | 05/06/2026
681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.