AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zjarr në landfillin e mbetjeve në Elbasan, shkak temperaturat dhe tejmbushja

Landfilli i mbetjeve që duhej të përpunoheshin në inceneratorin jofunksional të Elbasanit është përfshirë nga flakët për të disatin vit radhazi. Administratori i kompanisë publike thotë se zjarri erdhi si pasojë e tejmbushjes dhe temperaturave të larta.

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
12 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zjarrfikës dhe punonjës të EcoElb duke tentuar të shuajnë zjarrin në landfillin pranë inceneratorit. Foto: Bardha Nergjoni/BIRN

Fusha e mbetjeve në Elbasan u përfshi nga zjarri rreth orës 15:00 të së hënës, në një kohë kur një makineri e kompanisë publike që menaxhon landfillin ishte duke punuar brenda tij. Flakët, të një zjarri të përsëritur në tre vitet e fundit, u përhapën me shpejtësi.

Leli Kaja, administratori i EcoElb, kompanisë publike që menaxhon landfillin, tha se zjarri ishte pasojë e temperaturave të larta dhe tejmbushjes.

“Zjarri ka ardhur për shkak të temperaturave të larta. Unë nuk merrem me hamendësime. Është e drejta e secilit të thotë çfarë mendon. Unë jam në këtë mal me mbetje dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet për ta fikur,” tha Kaja. I pyetur nëse kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri, Kaja tha se do ta menaxhonin vetë situatën.

Ndërkohë, i kontaktuar nëpërmjet WhatsApp-it, kryebashkiaku Gledian Llatja nuk komentoi për situatën e krijuar deri në publikimin e këtij shkrimi.

Temperaturat e larta, deri në 40 gradë, duket se kanë favorizuar zjarrin, të cilin janë angazhuar ta fikin mjetet e bashkisë. Kjo e fundit, në një njoftim në Facebook, tha se po përballej me 4 vatra aktive zjarri.

“Prej disa orësh po përballemi me një situatë të rënduar nga zjarret. Në pak orë, disa vatra zjarri kanë përfshirë ullishten në pjesën veriperëndimore, pyllin me pisha në verilindje, një vatër pranë fshatit Samurr dhe së fundmi po përballemi me një situatë të rëndë zjarri në landfill,” thuhet në njoftim.

Përfaqësues të opozitës iu rikthyen akuzave mbi aferën e inceneratorëve. Blendi Himçi, deputet i zgjedhur, e cilësoi zjarrin si një akuzë publike ndaj kryeministrit Rama.

“Tymi që mbulon sot Elbasanin është akuza më e madhe publike ndaj Edi Ramës dhe vasalit të tij në Elbasan,” tha ai. Ai kërkoi hetime të thelluara për çështjen.

Situata në landfillin e Elbasanit është prej kohësh e rënduar. Në një mbledhje të Këshillit Bashkiak në mars të këtij viti, ku u diskutua kontrata e re me kompaninë EcoElb, nënkryetari i këshillit Zamir Muzhaqi tha se qyteti kishte nevojë për një landfill të ri.

“Ne do të depozitojmë një memo për të marrë masa që të kemi një vendgrumbullim të ri,” tha Muzhaqi gjatë kësaj mbledhjeje.

Inceneratori i Elbasanit është i vetmi impiant i përfunduar nga tre kontratat e kushtueshme të partneritetit publik-privat të qeverisë shqiptare, të hetuara për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Zyrtarë të lartë, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit, janë gjetur fajtorë për abuzime me këto kontrata. Pavarësisht se është i përfunduar, ai ka pasur vazhdimisht defekte dhe ka punuar vetëm për pak kohë. BIRN gjeti se problemet e inceneratorit krijuan një mal me mbetje që do duhej të ishin djegur.

Etiketa: Bashkia e ElbasanitBlendi HimçiEcoElbEdi RamaelbasanFacebookGledian LlatjaInceneratorKeshilli BashkiaklandfillLeli KajambetjeQeveria shqiptareSamurrSPAKwhatsappZamir MuzhaqiZjarr
Tjetri
Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook

Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook

naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.