AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi miraton strategjinë kombëtare kundër dezinformimit, pa votat e opozitës

Dokumenti synon ndryshime ligjore dhe masa mbrojtëse në sektorë kritikë si zgjedhjet, mediat dhe siguria kibernetike. Opozita e kundërshtoi si përpjekje për kontroll të mediave dhe nuk mori pjesë në votim.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
12 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti Erjon Braçe duke folur në Kuvend. Foto LSA

Kuvendi miratoi të enjten me 71 vota pro dhe asnjë kundër Strategjinë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit, një angazhim i ri i institucioneve shqiptare për të ndërmarrë një plan masash për të luftuar ndërhyrjen e huaj keqdashëse në sektorë të rëndësishëm të vendit.

Dokumenti parashikon disa objektiva kryesorë në luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj dhe sektorët ku do të ndërhyhet me ndryshime ligjore dhe mekanizma mbrojtës si zgjedhjet, mediat, strukturat e Teknologjisë së Informacionit, etj.

Strategjia e shoqëruar me një plan veprimi u hartua nga Komisioni i Posaçëm anti-dezinformim që u drejtua nga deputeti socialist Erjon Braçe, puna e të cilit u bojkotua nga opozita.

Gjatë prezantimit të strategjisë në seancën e fundit plenare të legjislaturës 2021–2025, Braçe tha se ky angazhim vinte si një nevojë për të rritur sigurinë kombëtare pas sulmeve kibernetike që vendi ynë pësoi vitet e fundit dhe nga angazhimi në plotësimin e standardeve të Bashkimit Europian e partnerëve të tjerë ndërkombëtarë në këtë drejtim.

Katër objektiva kryesore të kësaj strategjie synojnë: ngritjen e kapaciteteve institucionale për të parandaluar ndërhyrjet e huaja në fushatat zgjedhore; mbrojtjen e sigurisë kombëtare nga këto ndërhyrje nëpërmjet forcimit të partneritetit me NATO-n, BE-në dhe aleatët; mbrojtjen e ekonomisë kombëtare dhe sektorëve të tjerë kritikë nga penetrimi i financimeve të huaja jomiqësore; dhe së fundi orientohen në mbrojtjen dhe forcimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, duke mbështetur gazetarinë investigative në evidentimin e këtyre fenomeneve.

“Ngjarjet kanë treguar se Shqipëria është bërë objekt i vazhdueshëm i ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit, ndaj del nevoja për masat parandaluese edhe me kontributin e partnerëve europianë” – tha ndër të tjera ai, duke theksuar se zbatimi i planit të veprimit nga ana e Këshillit të Ministrave do të monitorohet sërish nga Kuvendi nëpërmjet një komisioni të posaçëm.

Strategjia dhe qëllimi i punës së komisionit nuk u mbështetën nga opozita, e cila aludoi se dokumenti, pavarësisht angazhimeve në dukje për të luftuar dezinformimin, fshihte në fakt qëllimin e qeverisë socialiste për të cënuar lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes në tërësi.

Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mediat, Ina Zhupa, tha se “objektivat klishe bëhen për të fshehur qëllimin e ngritjes për të kontrolluar pushtetin e pavarur mediatik”.

Komisioni i posaçëm kundër dezinformimit u ngrit me synimin për rishikimin e kuadrit ligjor për parandalimin e ndërhyrjeve të huaja në proceset demokratike dhe në proceset zgjedhore në të ardhmen. Puna e komisionit u bojkotua nga opozita parlamentare, por ai vijoi në mënyrë të njëanshme dhe realizoi seanca dëgjimore me një sërë institucionesh publike dhe aktorë të shoqërisë civile, duke dalë në përfundim me një strategji kombëtare.

Etiketa: DezinformimiErjon BraçeIna ZhupaKomisioni i DezinformimitKuvendiOpozita
Tjetri
Ekonomistët e cilësojnë “jorealist” zotimin për “pagat e reja” të kryeministrit Rama

Ngadalësohet ekonomia, telekomunikacioni i shtohet bujqësisë dhe industrisë në recesion

mbledhje e klgj

KLGJ e paqartë për kriteret e përzgjedhjes së kryetarëve të gjykatave

18:49 | 01/07/2026
photo 2026 07 01 12 27 10

Eurodeputetët nuk morën garanci nga qeveria shqiptare për Zvërnecin

16:17 | 01/07/2026
lefter koka

Mungesat e avokatëve zvarrisin procesin e incineratorit të Fierit në Apelin e Posaçëm

15:39 | 01/07/2026
photo 2026 07 01 10 22 02

Aktvistët dorëzojnë në SPAK “The Albanian Files: Freedom and Architecture”

15:23 | 01/07/2026
copenhagen competitiveness summit

Evropa s’e ka luksin të humbasë edhe një vit tjetër

14:23 | 01/07/2026
photo 2026 06 29 20 51 25

Shtetas apo qytetarë?!

12:31 | 01/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.