AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë

Megjithëse Kolegji pranoi disa nga pretendimet e prokurorit të Durrësit, Ilir Turja përsa i përket analizës financiare, sërish balancat negative për ndërtimin e një vile të regjistruar në emër të prindërve u çmuan të konsiderueshme, si dhe u gjetën të drejta konkluzionet e KPK se kjo pronë ishte pasuri e fshehur e subjektit të rivlerësimit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12 months më parë
në Analiza, KPA, Veting
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto arkive – seancë gjyqësore në KPA.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka gjetur të drejtë shumicën e konkluzioneve të Komisionit në vetingun e prokurorit të Durrësit, Ilir Turja, duke e lënë në fuqi shkarkimin e tij. Problemet kryesore me të cilat u përball Turja kishin të bënin me investimet në një shtëpi banimi trekatëshe në qytetin e Durrësit, të regjistruar në pronësi të babait.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 7 nëntor 2022 të shkarkojë nga detyra prokurorin e Turja, pasi arriti në përfundimin se ai kishte fshehur në emër të prindërve një vilë në zonën e plazhit me qëllim shmangien e kontrollit të ligjshmërisë së burimeve të krijimit; se kishte mungesë të burimeve financiare në disa vite; si dhe kishte kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë. Ndërkohë, Turja u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

KPA i ka gjetur të pabazuar shkaqet e ngritur nga subjekti në aspektin procedural dhe ka vijuar shqyrtimin e çështjes për vetingun e prokurorit Turja në dhomë këshillimi, bazuar në aktet e administruara nga KPK. Po ashtu, shkaqet e ngritura në Kolegj për pasurinë nuk arritën të përmbysnin barrat e provës.

Pasuria

Prokurori Turja ka deklaruar një banesë në përdorim në qytetin e Durrësit prej vitit 2003, ku ka banuar me prindërit, pasuri e regjistruar në emër të babait të tij.

Sipas subjektit, i ati ka ndërtuar një banesë tre kate + katin përdhe dhe se ai vetë ka jetuar aty nga viti 2003 deri në 2009-ën, pa kundërshpërblim. Subjekti ka sqaruar se në vitin 2009 ka shkuar të banojë në apartamentin e blerë më parë nga bashkëshortja, ndërsa në tetor të vitit 2010 janë rikthyer të jetojnë përfundimisht tek banesa në plazh duke përdorur një pjesë të saj. Njëkohësisht kanë vendosur që bashkëshortja të fillonte një aktivitet tregtar “bar-restorant” në katin e parë të godinës.

Komisioni konstatoi se Turja nuk ka deklaruar saktë mbi gjendjen faktike të kësaj pasurie në momentin e dorëzimit të deklaratës “veting”. Sipas KPK, prokurori Turja veç faktit se ka banuar aty, është investitor pasi ka përdorur kursimet dhe ka marrë një kredi për të financuar punimet e kryera. Po ashtu, Komisioni vërejti se Turja figuron si investitor dhe në një preventiv shoqërues të relacionit teknik për ndërtimin e një shtese anësore në vitin 2010, të papafingos dhe punimeve të tjera.

Nisur nga lidhja e vazhdueshme e interesit mes subjektit dhe prindërve të tij, Komisioni vlerësoi se ata kategorizohen në cilësinë e “personave të tjerë të lidhur”. Po ashtu u ngritën dyshimet se prindërit e subjektit mbanin në emrin e tyre këto pasuri të fshehura të subjektit dhe Komisioni hetoi mbi mundësinë e tyre për investimet e kryera në këtë pasuri. Për periudhën 1995-2003 kur është blerë toka dhe është ndërtuar objekti fillestar ka rezultuar balancë negative në vlerën 7.8 milionë lekë, ndërsa për vitet 2004-2013 është gjetur pamundësi në shumën 2.4 milionë lekë.

Bazuar në këto të dhëna, Komisioni vlerësoi se kishte dyshime të arsyeshme se objekti është pasuri e fshehur e prokurorit Turja, e regjistruar në emër të prindërve të tij, me qëllim shmangien e kontrollit të ligjshmërisë së burimeve të krijimit.

Prokurori Turja e kundërshtoi konkluzionin e KPK për pasuri të fshehur, duke argumentuar se banesën trekatëshe në përdorim prej tij e ka deklaruar rregullisht si vendbanim në deklaratat e interesave privatë periodikë, si dhe në atë veting. Ai ka nënvizuar se ka deklaruar edhe burimin e krijimit të kësaj pasurie dhe se të drejtat e tij të përdorimit janë kufizuar në pjesën shtesë të objektit të ndërtuar pas vitit 2010, konkretisht një kat banimi, si dhe në katin e parë të objektit, ku bashkëshortja e tij zhvillon aktivitetin bar-restorant.

Trupi gjykues i Kolegjit konstaton se në deklaratën e pasurisë veting, subjekti ka deklaruar pasurinë në përdorim, duke referuar një dokument që nuk tregonte gjendjen faktike të saj, por atë të vitit 2003. Sipas KPA, pavarësisht pjesës që kishte në përdorim, Turja ka pasur detyrimin të deklaronte edhe gjendjen faktike të pasurisë, vlerën dhe burimin e krijimit të saj.

“[…]ndonëse pronar de jure i pasurisë në analizë identifikohet babai i subjektit të rivlerësimit, në cilësinë e titullarit të të drejtave reale të përdorimit dhe banimit, subjekti i rivlerësimit kishte detyrimin për deklarimin e pasurisë në përdorim, duke filluar nga viti 2003 e në vijim”, argumenton KPA dhe shton se Turja ka pasur detyrimin të plotësonte deklaratën e pasurisë veting duke pasqyruar qartë burimin e krijimit, si për veten e tij, ashtu dhe për personat e lidhur me të.

Mosdeklarimi i të dhënave të plota të kësaj pasurie në përdorim dhe i gjendjes faktike të saj në momentin e dorëzimit të deklaratës veting, vlerësohet se e vendosin prokurorin Turja në situatën e deklarimit të pasaktë.

Këtë konkluzion KPA e mbështet dhe në faktet se Turja shënohet si investitor në preventivin që shoqëron relacionin teknik të projektit të vitit 2010 për ndërtimin e shtesave; se në tetor të atij viti ka paraqitur para noterit dokumentacionin në lidhje me lejen e ndërtimit të dhënë nga KRRT Durrës; se shtëpia e regjistruar në emër të babait është lënë si kolateral për marrjen e kredisë nga subjekti në 2010-ën; si dhe për faktin se në katin përdhes, bashkëshortja ka ushtruar aktivittin tregtar “bar-restorant”.

Trupi gjykues i Kolegjit, ashtu sikurse edhe Komisioni, vëren se subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë me dokumentacion ligjor mundësinë financiare të ligjshme të prindërve të tij për krijimin e pasurisë, si dhe nuk ka deklaruar në mënyrë të saktë dhe të plotë vlerën e investimeve të kryera prej tij, për ndërtimet shtesë.

Nga rishikimi analizës financiare, duke konsideruar dhe pretendimet e subjektit, balancat janë reduktuar në 6.6 milionë lekë dhe periudhën 1995-2003 dhe 1.3 milionë lekë për vitet në vijim, nga viti 2004 deri në 2016-ën.

Megjithatë, në përfundim, Kolegji arrin në konkluzionin se Turja dështoi të provojë mundësinë e krijimit të këtyre pasurive me burime financiare të ligjshme, duke rezultuar me mungesë të theksuar të tyre, si për prindërit, ashtu dhe vetë.

Sipas KPA, subjekti nuk ka deklaruar asnjëherë plotësisht të drejtat dhe marrëdhënien e tij me këto prona, vlerën e tyre dhe ndryshimet që ato kanë pësuar ndër vite, ndonëse ka kryer investime të konsiderueshme, si dhe rezulton të shfaqet si një investitor për krijimin e tyre.

Interesat e prokurorit Turja me këto pasuri vlerësohen prej Kolegjit se janë të ndërthurura në mënyrë të pazgjidhshme dhe të vazhdueshme, duke sjellë në vëmendje dhe faktin se bashkëshortja e tij ushtron aktivitet tregtar fitimprurës në ambientet e krijuara nga ky investim.

Duke çmuar se subjekti gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm, Kolegji gjen të drejtë edhe konkluzionin tjetër të KPK për fshehje të pasurisë, me argumentin se dështoi të provojë se nuk i përkisnin atij objekti i banimit trekatësh, shtesat anësore, si dhe dy godina social-ekonomike të regjistruar në pronësi të babait.

 

Etiketa: Ilir TurjaKolegji i Posaçëm i ApelimitKPAprokurorProkuroria e Durresit
Tjetri
Lufta e Re e Lindjes së Mesme

Lufta dhe transformimi në Lindjen e Mesme

Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.