AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata lë në fuqi arrestimin e drejtorit e ish-drejtorit të Bankers

Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurimit për 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bankers. Gjykata caktoi “arrest me burg” për ish-drejtorin Leonidha Çobo dhe drejtorin aktual Hongping Xiao. Avokatët kundërshtuan akuzat dhe e cilësuan arrestimin të gabuar.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
12 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë procesit të punës në fushën Patos-Marinze. Foto: Bankers Petroleum/ Facebook.

Gjyqtarja Gladiola Bregu e Gjykatës së Fierit vendosi të shtunën të lërë në fuqi masat e sigurimit ndaj 14 të akuzuarve në çështjen e Bankers Petroleum. Pas një seance që zgjati 9 orë, gjykata i ka vlerësuar të drejta kërkesat e prokurorisë për masat e sigurisë.

Arrestimi i CEO-s aktual, Hongping Xiao, dhe ish-drejtuesit të Bankers, Leonidha Çobo, shpallja në kërkim e 5 personave të tjerë dhe masat e sigurisë ndaj 7 personave të përfshirë në çështje u bënë gjatë javës së parë të korrikut. Prokuroria i akuzon të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim për veprat penale: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal. Kjo u justifikua me akuzën e Prokurorisë së Fierit për evazion fiskal dhe mashtrim me taksat.

Seanca e vlerësimit dhe njohjes së të akuzuarve me masën e sigurisë nisi rreth orës 9:30 dhe përfundoi në orën 18:00 të së shtunës. Kryeprokurori Elion Mustafaj, i cili përfaqësoi organin e akuzës sëbashku me prokuroren Jonida Allushi, lexoi një dosje me mbi 100 faqe përpara gjyqtares Gladiola Bregu. Kjo e fundit vendosi që Leonidha Çobo të lihet në burg, një masë sigurie e justifikuar me rrezikun e prishjes së provave nga i akuzuari. Të njëjtin vendim dha edhe për shtetasin kinez Xiao, duke lënë në fuqi masat e sigurimit edhe për pesë zyrtarët e tjerë të BPAL të arrestuar të mërkurën.

Pas seancës, avokati i Leonidha Çobos tha se gjykata ka gabuar rëndë nga pikëpamja procedurale në rastin Çobo, pasi akuzat ndaj tij janë pushuar me vendim të Gjykatës së Fierit në vitet 2020–2021. Avokati i Çobos, Maksim Sota, tha se akuzat ndaj klientit të tij janë rrëzuar edhe nga një gjykatë arbitrazhi në Paris.

“Prokuroria ka gabuar rëndë procedurialisht duke marrë në hetim z. Çobo,” tha Sota për BIRN.

Ndërkohë, Prokuroria e Fierit paraqiti si prova për akuzën ndaj të akuzuarve bilancet ekonomike të viteve të fundit të Bankers Petroleum, ku sipas organit të akuzës, shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm në formën e mosshlyerjes së detyrimeve tatimore prej 110 milionë lekësh të reja.

Persona të pranishëm gjatë seancës thanë se mes provave që paraqiti prokuroria ndaj z. Xiao kishte edhe audiopërgjime që lidheshin me përpjekje të zyrtarëve të Bankers për të mos lejuar publikimin e lajmeve për Bankers në media.

Një ditë pas arrestimit të zyrtarëve dhe ish-drejtuesve të Bankers, Prokuroria e Fierit në një deklaratë për shtyp sqaroi akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit dhe të proceduarit në këtë çështje. Kurse BPAL, në reagimin e saj zyrtar, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare në këtë hetim dhe renditi milionat që, sipas zyrtarëve të kompanisë, janë dhënë si investime dhe rentë minerare ndaj shtetit dhe komunitetit lokal.

Bankers Petroleum LTD mori me koncesion fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, me rezervat më të mëdha të naftës në Europë, në vitin 2004. Kompania me seli në Kanada iu shit një kompanie kineze në vitin 2013. Kjo nuk është hera e parë që Bankers përballet me akuza nga autoritetet shqiptare.

Etiketa: Bankers PetroleumBPALElion MustafajGjykata e FieritGladiola BreguHongping XiaoKanadaKineLeonidha ÇoboMaksim SotaPatos-Marinëz
Tjetri
Shërbimi shëndetësor për isheminë cerebrale: Ndani përvojën tuaj

'Lidhjet klienteliste' të mjekëve mbushin recetat e pacientëve

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.