AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

SPAK këmbëngul në kërkesën për shkarkim të prokurores Eranda Laze

Përfaqësuesi i SPAK kërkoi shkarkimin e prokurores Eranda Laze për problemet e gjetura në kriterin e pasurisë, ndërsa Laze tha se pasuria e saj dhe e bashkëshortit rridhte nga burime të ligjshme.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
13:35 | 09/07/2025
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Eranda Laze pas një seance në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të mërkurën qëndrimet përfundimtare të palëve në ankimim e Komisionerit Publik ndaj prokurores Eranda Laze. Filimisht në seancë, prokurori Adnan Xholi i autorizuar nga kreu i SPAK iu përgjigj pyetjeve nga relatori.

Më pas, palët lexuan konkluzionet përfundimtare. Xholi në qëndrimin e tij kërkoi shkarkimin e Lazes, duke referuar problemet e gjetura në kriterin e pasurisë. Xholi këmbënguli se bashkëshorti nuk kishte pasur mjaftueshëm të ardhura për kursimet në blerjen e një apartamenti.

Ai vuri në dukje probleme në disa vite dhe arsyetoi se subjekti kishte deklarime të pasakta apo kishte dhënë argumente vetëm pas pyetjeve të ngritura në rivlerësim.

Prokurorja Laze kundërshtoi qëndrimin duke e cilësuar atë pa argumente. Ajo vuri në dukje se një pjesë e problemeve lidheshin me pasuri para martese, megjithatë arsyetoi se bashkëshorti dhe familja e tij i kishin pasur mundësitë për të kursyer shumat e përdorura në investime.

Laze referoi disa detaje të çështjes. Ajo këmbënguli se disa transferta bankare, të ngrituara si problem, nuk ishin bërë prej tyre dhe se në atë kohë kishin qenë jashtë vendit.

Ajo preredoi se pasuria nuk ishte fshehur, nuk kishte probleme dhe vinte nga burime të ligjshme. Laze po ashtu këmbënguli se nuk kishte as probleme të figurës dhe etikës. Ajo kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit.

Pasi dëgjoi palët KPA vendosi të shpallë vendimin më 29 korrik.

Laze u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 8 nëntor të vitit të kaluar. Gjatë hetimit administrativ në KPK, ajo e kundërshtoi bilancin negativ në masën 10 milionë lekë, si dhe gjetjet për udhëtime me persona të përfshirë në krimin e organizuar, duke kërkuar konfirmimin. Shumica e trupës së KPK i gjeti bindëse shpjegimet dhe provat e dorëzuara nga subjekti, duke e reduktuar pamundësinë në rreth 1.5 milionë lekë, që u konsiderua në përfundim jo penalizuese.

Ndërsa pakica çmoi se Laze nuk arriti të provojë ligjshmërinë e burimeve për dy apartamente banimi në Tiranë, të blera për vlerën 81,284 Euro dhe të një automjeti.

Vendimi i shumicës së Komisionit u gjet i pabazuar dhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, që pasi evidentoi probleme për pasurinë dhe etikën, u kërkoi Komisionerëve Publikë përmes një rekomandimi, që të ushtronin ankim në Kolegj.

Etiketa: Adnan XholiEranda LazeKolegji i Posaçëm i ApelimitProkuroreProkuroria e Rrethit Tiranë
I mëparshmi

SPAK kërkon që prokurorja Elona Alvora të rikthehet në Magjistraturë

Tjetri

Koncesioni i aeroportit të Vlorës “në hetim paraprak” nga SPAK

Tjetri
Mjedisorët kundërshtojnë përfshirjen e qytetit gjerman në aeroportin e Vlorës

Koncesioni i aeroportit të Vlorës “në hetim paraprak” nga SPAK

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.