AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet

Gjatë pesë viteve të fundit, importet në sasi dhe në vlerë të grupit “Produket Bulmetore, vezët, mjalti”, si dhe të mishit për konsum janë rritur në mënyrë dramatike, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga INSTAT. Në të njëjtën kohë, prodhimi vendës i qumështit dhe i nënprodukteve ka ardhur në rënie masive.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
07:45 | 14/07/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Diana Lavrova/ Pixabay.

Gjatë vitit 2024, Shqipëria importoi 35.5 milionë kilogramë produkte bulmeti, vezë dhe mjaltë, me rritje 13% kundrejt vitit 2023 dhe me rritje 51% kundret vitit 2019. Në të njëjtën kohë, sasia e qumështit të prodhuar në Shqipëri, ra me 5% në vitin 2024 kundrejt vitit 2023 dhe me 30% kundrejt vitit 2019.

Të dyja të dhënat nuk janë ngushtësisht të krahasueshme. Raportimi i të dhënave të tregtisë së jashtme përmbledh në një grup të madh qumështin, llojet e ndryshme të bulmetit si gjalpë apo djathë, vezët dhe mjaltin, ndërkohë që sasia e qumështit të prodhuar në Shqipëri përfshin të gjithë qumështin i cili më pas ose është konsumuar si i tillë, ose është bërë nënprodukte.

Gjithsesi, të dyja të dhënat, sasia e importit dhe sasia e qumështit të prodhuar në vend duket se kanë ecur përgjatë gjashtë viteve të fundit në drejtime të kundërta. Importet rriten ndërkohë që prodhimi vendës bie.

Sa i përket vlerës, importi i grupit “Produkte bulmemore, vezët dhe mjalti” i kushtoi vendit 6.8 miliardë lekë ose rreth 68 milionë euro gjatë vitit 2024, ndërsa Shqipëria eksportoi në këtë grup mallra me vlerë të përgjithshme prej 787 milionë lekësh ose 7.9 milionë euro. Importet në këtë kapitull janë 5 herë më të larta se sa eksportet të matura në sasi dhe pothuajse 10 herë më të larta të matura në vlerë.

Treguesit e prodhimit vendës dhe të importit të mishit japin një tablo të ngjashme. Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria importoi 49 mijë tonë mish, me rritje 2.8% kundrejt vitit 2023 dhe me rritje 18% kundrejt vitit 2019. Në vitin e kaluar, prodhimi i mishit peshë e gjallë ishte 130 mijë tonë, me rënie 3.8% kundrejt vitit 2023 dhe 16,7% kundrejt vitit 2019. Mishi peshë e gjallë zakonisht jep 60% mish të therur kështu që, për t’i bërë të krahasueshme shifrat, mund të themi se mishi konsumuar në Shqipëri gjatë vitit të kaluar ishte 49 mijë tonë importi dhe 78 mijë tonë prodhim vendës.

Rënia e popullsisë dhe ‘sëmundja holandeze’

Gjatë viteve të fundit, popullsia e Shqipëria ka rënë në mënyrë dramatike por popullsia e fshatit, e cila e prodhon qumështin kryesisht në ekonomi familjare, ka rënë edhe më shumë se sa popullsia e përgjithshme. Kjo natyrisht që nuk shpjegon rënien dramatike me 30% të prodhimit të qumështit për shkak se, ndërsa numri i familjeve bujqësore bie, prodhimi i tyre mund të zëvendësohet pa ndonjë mund të madh nga prodhimi i qumështit e i mishit në ferma të mëdha, në stalla, ku eficienca e prodhimit është më e lartë se sa në familje dhe rritja e prodhimit është krahësimisht më e lehtë.

Bujqësia shqiptare natyrisht që ka pengesa të stërmëdha strukturore, nga fragmentarizimi i pronësisë së tokës te mungesa e titujve të rregjistruar të pronësisë por faktori më me gjasa që ka sjellë këtë situatë, pra rritjen e importeve dhe rënien e prodhimit, duket se është forcimi i monedhës vendëse në tregun e kursit të këmbimit.

Në vitin 2017, euro kushtonte 140 lekë ndërsa në vitin 2019 ra në 120 lekë. Aktualisht euro kushton 98 lekë. Gjasat janë që paratë e pista janë kanalizuar në Shqipëri përmes investimeve në tregun e ndërtimit dhe në prona të patundshme për të shkaktuar forcim anormal të monedhës kombëtare, gjë që i ka bërë importet gjithnjë e më të lira dhe më konkurruese me prodhimin vendës.

Fenomeni në fjalë njihet në ekonomi me emra të ndryshëm. Emri më i përhapur është Sëmundja holandeze. Emra të tjerë janë mallkimi i burimeve apo ethet e arit.

Sëmundja holandeze është një term i krijuar fillimisht nga gazeta britanike The Economist në vitin 1977 për të përshkruar situatën e ekonomisë së Holandës pasi në vitet ’60 atje u zbulua një rezervuar i madh gazi që vijon të shfrytëzohet edhe sot. Eksportet e gazit sollën në ekonominë holandeze një sasi të konsiderueshme të valutës, e cila forcoi monedhën vendëse dhe nxorri jashtë tregu prodhimet tradicionale të Holandës.

Historianët dhe ekonomistët kanë kërkuar shembuj të ngjashëm në vende të ndryshme të botës. Zbulimi i një  vendburimi të madh argjendi në Amerikën Latine në shekullin e 16 nga Spanja solli shumë para të lehta në këtë vend dhe nxorri të paleverdisshme shumë nga prodhimet e tjera. Ndërsa eksportet e naftës nga vende të caktuara, kryesisht në Lindjen e Mesme, bën që ekonomitë e tyre të mos jenë në gjendje të prodhojnë pothuajse asgjë tjetër.

Në këtë kontekst, shqiptarët duket se kanë gjetur thesarin e tyre në formën e parave të lehta të fituara në trafikun ndërkombëtar të drogës. Këto para janë duke vrarë ekonominë e të gjithë pjesës tjetër të vendit, përfshirë shumicën e shqiptarëve, të cilët nuk janë duke shitur drogë.

Etiketa: BulmetiDjathëEkonomiaEksportetImportetMishProdhimi vendasSemundja HolandezeVezë
I mëparshmi

Ish-notarët kujtojnë lavdinë e humbur të sporteve të ujit në Durrës

Tjetri

Pse ka frikë Evropa të mbrojë veten?

Tjetri
Tragjedia e Emmanuel Macron

Pse ka frikë Evropa të mbrojë veten?

c374e54f b3ab 419f b51b de3f460286a7

“Anulojeni!”: Financimi i koncertit të Kanye West me paratë e shtetit ngjall zemërim në Shqipëri

10:31 | 10/07/2026
sandra

Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare?!

07:32 | 10/07/2026
Bregdeti ‘i panjohur’ i Durrësit fton për eksplorim zhytësit amatorë

Zyrtarë të ASHK-së nën akuzë për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

20:46 | 09/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Gjykata pranon kërkesën e SPAK, pushon hetimin ndaj Jonaid Myzyrit

19:38 | 09/07/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Ilir Meta dhe Kryemadhi kërkojnë papërdorshmëri të provave

19:31 | 09/07/2026
a person with a neon sticker on their arm saying no to bullying

KMD dhe Policia dënojnë dhunën e ushtruar ndaj të miturës në Fier

18:09 | 09/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.