AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Ish-notarët kujtojnë lavdinë e humbur të sporteve të ujit në Durrës

Ish-notarët e viteve ’60 në Durrës kujtojnë shkëlqimin dhe rënien e sporteve olimpike të trampolinës, vaterpolit dhe kanotazhit, ndërsa shprehin keqardhjen e lënies së tyre në harresë edhe pas rënies së regjimit.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
10:18 | 13/07/2025
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto e viteve ’60 e Niko Koranit gjatë një kompeticioni. Foto kortezi: Niko Korani.

Regjimi komunist në Shqipëri e konsideronte sportin dhe edukimin fizik si një nga shtyllat e veta kryesore, e megjithatë, jo të gjitha sportet ishin njësoj të vlerësuara.  Në mesin e viteve ’60, disiplina të sporteve të ujit si hedhja nga trampolina, kanotazhi apo vaterpoli (waterpolo) pothuajse u ndaluan, duke dekurajuar një grup notarësh nga Durrësi të cilët ishin angazhuar me to.

Njëri prej tyre është Tom Fisha, një ish-gjimnast kampion dhe hedhës i pasionuar. Sot në mesin e të 80-ave, ai kujton me nostalgji garat e dikurshme dhe hedhjet e rrezikshme nga trampolina.

“Ndërmjet garave, bashkë me një shok tjetër hidheshim jo vetëm nga trampolina e vogël, por edhe nga Biga lundruese apo nga anijet e mëdha të ankoruara në kalatë,” kujton Fishta.

“Do të ishte një mundësi shumë e mirë për rikthimin e këtij konkurimi olimpik,” shtoi ai duke iu referuar Durrësit.

Niko Korani ishte gjithashtu një nga notarët më të mirë të vendit në vitet ’60, i cili kujton se pas përfundimit të sezonit dimëror fillonin takimet e vaterpolit – një tjetër disiplinë e modës në ato të vite.

“Në skuadrën e Durrësit kryesorët ishin Sul Tufa, Ilmi Kapllani, Dhimitraq Goga, Spiro Urumi dhe Mirban Kadiu. Portën e mbronte Agron Ismailati dhe unë së bashku me Kastriot Karamuçon ishim më të rinjtë në moshë,” kujtoi Niko për BIRN.

Ai kujton hollësisht kampionatet kombëtare me rivalë kryesorë Shkodrën, Sarandën dhe Vlorën. Po ashtu, edhe garat që bëheshin buzë kalatës në portin e Durrësit.

“Vaterpoli ishte një sport shumë i bukur, njëlloj si hedhja nga trampolina,” thotë Korani, duke shtuar se të tre sportet e ujit u pezulluan pa asnjë shpjegim në mesin e viteve ’60. Po në atë kohë u ndërpre edhe boksi, një sport shumë i preferuar në Durrës së bashku me tenisin.

“Thoshin për motive politike. Hajde po e pranojmë, por në atë kohë nuk na thanë asgjë. Unë nuk e kuptoj se përse tani ato nuk rifillojnë?” shton 85-vjeçari.

Sadik Mema, një tjetër veteran i notit në Durrës jep një shpjegim tjetër për ndalimin e sporteve të ujit. Ai thotë se faktori kryesor lidhej me mungesën e pishinave, por edhe me shpenzimet për trajtimin e notarëve.

“Në fakt, konkurimet në këto disiplina u ndërprenë në vitet ’60, kryesisht nga mungesa e pishinave në qytete, por edhe nga shpenzimet e mëdha për kohën, që i kërkonte trajtimi financiar i numrit të madh të notarëve,” tha Mema.

Në fillim të viteve ’90, Mema drejtoi Federatën e Notit dhe kujton vështirësitë e mëdha pas largimit të notarëve dhe trajnerëve jashtë vendit.

“Bashkë me një shoqatë arritëm të riaktivizojmë për një farë kohe sportin e kanoes, me gara që realizoheshin në liqenin e Tiranës. Po vetëm kaq,” thotë ai me keqardhje.

Bashkia e Durrësit ka rreth 62 kilometra bregdet, por sportet e ujit nuk janë shumë të zhvilluara. Për ish-notarët e viteve ’60, kjo është e pakuptueshme dhe një minus për zhvillimin e turizmit.

Çdo mëngjes, Ali Kila e fillon ditën pranë Currilave. Ai bën disa ushtrime, përpara se të notojë dy apo tre kilometra.

Në mesin e viteve ’60, Kila ishte i aktivizuar me kanotazhin, një sport që po mbledh gjatë viteve të fundit të apasionuarit e tij.

“Kishim barka të mëdha, me pesë vetë që rremonin në një krah dhe pesë në krahun tjetër ,” kujton ai. Në një episod, repartet kufitare të ushtrisë i ndaluan të gjithë sportistët dhe i bllokuan mbi një anije të mbytur në hyrje të portit.

“Pas disa orësh vijuam garën, 3-4 km.  Kur konkurimi mbaroi, na njoftuan se do të zhvillonim më asnjëherë gara kanotazhi,” tregon ai.

Ndërsa ndalimi i sporteve të ujit gjatë regjimit komunist nuk është shumë i dokumentuar, protagonistët e këtyre lojërave shprehin habinë për lënien e tyre në harresë pas rënies së regjimit.

“Kanotazhi apo hedhja nga trampolina mund ta ndihmojnë turizmin në Durrës,” përfundoi Tom Fishta.

Disa nga notarët e Durrësit në vitet ’60.
Etiketa: Ali KilaKanotazhiNiko Koraniregjimi komunistSadik MemaSportet e ujitTom FishtaTrampolina
I mëparshmi

Katër pamjet e Thethit

Tjetri

Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet

Tjetri
Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet

Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.