AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Vendi Ekonomia

Shkarkimi nga puna i minatorit pas protestës, Albchrome akuzohet për hakmarrje

Kompania Albchrome pushoi nga puna një prej minatorëve, pjesë e grupit përfaqësues në bisedimet mes kompanisë dhe punëtorëve, pas protestës për rritje të pagave. Minatori Altin Kola thotë se u shkarkua për grisjen e një njoftimi. Sindikatat e cilësuan shkarkimin si akt hakmarrjeje.

Sami CurringaSami Curri
11 months më parë
në Ekonomia, Lajme
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Minatorë në hyrjen e minierës së Bulqizës. Foto; Sami Curri

Altin Kola, një prej minatorëve të Minierës së Kromit në Bulqizë dhe pjesë e grupit përfaqësues të punëtorëve në bisedimet me kompaninë Albchrome, është pushuar nga puna me një vendim të menjëhershëm.

“Më hoqën nga puna, më kanë hequr bukën e fëmijëve. Jam vetë i katërti në familje dhe e ardhura e vetme ishte rroga ime,” thotë Kola për BIRN, i shqetësuar nga vendimi i kompanisë. Ai shton se, ndonëse janë bërë investime në sigurinë teknike, puna në thellësi nën tokë – deri në 1100 metra – dhe me regjim gazi, me paga minimale, është e pajustifikueshme.

“Ka punonjës që punojnë me 700 mijë lekë të vjetra. Unë që jam në grup prodhimi, arrij deri në 1 milion vetëm duke punuar mbi normë. Kërkuam thjesht një rritje page, por u ndëshkuam,” shton ai.

Në letrën zyrtare të largimit, firmosur nga administratori i përgjithshëm i Albchrome, Cemil Acar, thuhet se Kola ka dëmtuar materiale zyrtare të kompanisë dhe ka ndikuar në përshkallëzimin e situatës me punëmarrësit. Por sipas Kolës, shkarkimi erdhi pasi, i nervozuar nga reagimet e kolegëve, ai grisi një njoftim të kompanisë të vendosur në ambientet e punës.

Kompania kishte njoftuar se, pas takimit me një përfaqësi të minatorëve, ishte rënë dakord për një afat lidhur me kërkesën për rritjen e pagës deri në fund të korrikut. “Punëtorët nuk ishin dakord me këtë zgjatje dhe me të drejtë na akuzuan ne si përfaqësi. Ishim mes dy përplasjeve, dhe në nerva e sipër, grisa njoftimin. Ky ishte faji im, për të cilin sot jam pa punë,” thotë ai.

Largimi i tij ka shkaktuar reagime nga sindikatat dhe minatorët, të cilët e kanë cilësuar veprimin si një akt hakmarrjeje dhe tentativë për të frikësuar zërat kritikë brenda nëntokës. Sindikatat reaguan me deklarata publike dhe e cilësojnë pushimin nga puna si një akt hakmarrës dhe kërcënim ndaj lirisë së organizimit sindikal.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) e ka cilësuar largimin e tij si “të paligjshëm dhe abuziv”, ndërsa ka dënuar publikisht “dhunën psikologjike dhe administrative” të ushtruar ndaj minatorëve. KSSH ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugët ligjore për mbrojtjen e punëtorëve dhe do të njoftojë institucionet ndërkombëtare sindikale dhe të punëdhënësve për situatën në minierë.
“Ndërprerja e marrëdhënies së punës ndaj Altin Kolës është një akt i pastër hakmarrjeje për pjesëmarrjen e tij në organizimin e punëtorëve. Shpërndarja e deklaratave për përgjegjësi individuale është një formë e qartë frikësimi dhe shtypjeje sindikale,” thuhet në deklaratën e KSSH-së, që i kërkon shtetit të ndërhyjë dhe të vendosë përballë përgjegjësisë ligjore kompaninë Albchrome.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB) e ka cilësuar shkarkimin e Kolës si “tentativë për të frikësuar gjithë minatorët” dhe për të shuar çdo zë kundërshtues. “Altini ka qenë gjithmonë në ballë të protestave. Ai nuk është vetëm. Minatorët nuk janë vetëm!”, thuhet në reagimin e SMBB-së, që kërkon rikthimin e menjëhershëm të Kolës në punë dhe zbatimin e kërkesave të protestës.

Nga Inspektorati i Punës në Dibër, konfirmuan për BIRN se kanë marrë dijeni për rastin – kjo pas publikimit në media – dhe do të nisin inspektimin ndaj kompanisë pas vendimit për largimin e punonjësit. “Do të jetë një trupë inspektimi për rastin që do të bëjë verifikimet përkatëse dhe nëse kemi të bëjmë me shkelje të Kodit të Punës. Do kontaktojmë edhe me minatorin,” shprehet Roland Kurti, drejtues i inspektoratit.

Praktika e shkarkimit të punonjësve të përfshirë në protesta nuk është rast i izoluar për kompaninë Albchrome. Në protestën e vitit 2019, katër minatorë u larguan nga puna pasi u identifikuan si pjesë e organizimit sindikal dhe kërkesave për kushte më të mira pune. Kjo qasje është kritikuar nga organizatat sindikale dhe ato të drejtave të njeriut.

Kontaktuar nga BIRN në rrugë elektronike, kompania Albchrome deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka dhënë asnjë qëndrim zyrtar për rastin e shkarkimit të minatorit, Altin Kola.

Minatori i shkarkuar Altin Kola. Foto: Sami Curri

Ndërkohë pas rifillimit të protestës në mjediset publike të Minierës së Kromit në Bulqizë, kompania Albchrome e kishte cilësuar protestën e punëtorëve si një “grevë të paligjshme”. Pas protestave dyditore, kompania ka shpërndarë edhe një “Deklaratë përgjegjësie individuale”, ku punëtorëve u kërkohej të distancoheshin nga çdo veprim kolektiv dhe të firmosnin një deklaratë që parashikonte pasoja të rënda për ata që nuk i bindeshin urdhrave. Kjo është parë nga shumë punëtorë si një formë presioni për t’i ndarë dhe frikësuar ata që guxojnë të kërkojnë të drejtat e tyre.

Miniera e Bulqizës është përballur vazhdimisht me protesta ndër vite, të nxitura nga pakënaqësitë e punëtorëve për pagat e ulëta, kushtet e vështira të punës dhe mungesën e sigurisë në galeri.
Në përpjekje për të zbutur tensionin, kompania në fillim të vitit rriti pagat me 5%. Por kjo rritje, e konsideruar minimale dhe e vonuar, nuk ka kënaqur punëtorët, të cilët kishin kërkuar rritje 10% në mars.

Kola shprehet se punëtorët ndiheshin të braktisur, pasi as sindikata ekzistuese brenda minierës dhe as strukturat e tjera përfaqësuese nuk ndërhynin realisht për të zgjidhur problemet e tyre, duke i detyruar punëtorët të organizoheshin vetë dhe të krijonin një përfaqësi që të mund të negocionte drejtpërdrejt me kompaninë. “Ne thjesht kërkuam rritje të pagës, pasi jetesa është vështirësuar. U krijua një përfaqësi punëtorësh. Kjo sepse as sindikata dhe as administrata e kompanisë nuk vinin të merreshim vesh,” tregon ai.

Kola ka mbi 11 vite përvojë në minierë dhe ishte një ndër pesë përfaqësuesit e zgjedhur nga vetë punëtorët për të negociuar me kompaninë. Ai gjithashtu ishte një nga themeluesit e SMBB-së dhe ka qenë pjesë e grevës së gjatë të nëntorit 2019, si dhe i mbijetuar nga një aksident i rëndë në galeritë e kromit të Albchrome.

Albchrome është një nga kompanitë më të mëdha në sektorin minerar në Shqipëri, me aktivitet në Bulqizë, Mat, Klos dhe Elbasan. Pas shitjes në vitin 2022 nga Balfin Group, kompania është administruar nga grupi turk “Yildirim International Mining Investments B.V.”. Sektori minerar në Shqipëri mbetet një nga më të rrezikshmit për punonjësit, me kushte pune të vështira dhe mungesë të theksuar të mbrojtjes sociale. Shumë aksidente gjatë viteve kanë rezultuar fatale ose me pasoja të përhershme për jetën dhe shëndetin e minatorëve.

Etiketa: aksidenteAlbchromeAltin KolaBalfin GroupBulqizëdhune psikologjikefrikësim sindikalgrevëInspektorati i PunësKSSHKushtet e punesMinatorëtpagaProtestasektor minerarshkarkim nga punaShqipërisindikataSMBBTe drejtat e punetoreveYildirim International Mining Investments
Tjetri
Blerje votash dhe krim, arrestohet ish-deputeti Jurgis Çyrbja

SPAK kërkon gjykimin e ish-deputetit të PS për ndihmë ndaj krimit në këmbim të votave

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.