AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykata Speciale e Kosovës hedh poshtë mocionin e Thaçit për heqjen e disa akuzave

Gjykata në Hagë rrëzoi mocionin e mbrojtjes për të hequr disa nga akuzat për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe tre të tjerëve, me arsyetimin se përfshijnë ngjarje që nuk kanë ndodhur brenda periudhës së luftës në Kosovë 1998-1999.

Xhorxhina BamiKrenare FeratingaXhorxhina BamidheKrenare Ferati
11 months më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hashim Thaçi (poshtë djathtas) me të bashkëpandehurit e tjerë Kadri Veseli (poshtë majtas), Rexhep Selimi (sipër majtas) dhe Jakup Krasniqi (sipër djathtas) duke dëgjuar konferencën në internet të premten. Foto: Screenshot/Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë hodhën poshtë të mërkurën një mocion të përbashkët të mbrojtjes për krerët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre të tjerë, që po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mocioni kundërshtonte përfshirjen e ngjarjeve që ndodhën para majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999, duke argumentuar se ato nuk ndodhën gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Por gjyqtari Charles Smith i tha gjykatës se “incidentet dhe akuzat përkatëse… të kontestuara nga mbrojtja nuk janë akuza që bien nën kuptimin e Rregullit 130”, që ka të bëjë me heqjen e akuzave.

Rregulli 130 e të ashtuquajturës Gjykatë Speciale të Kosovës thotë se mbrojtja mund të paraqesë një mocion për të hequr ndonjë nga akuzat në aktakuzë “brenda dhjetë (10) ditëve nga përfundimi i rastit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar”. Prokuroria e mbylli çështjen e saj më 15 prill, por dy dëshmitarë të tjerë pritet të dëshmojnë këtë javë.

“Ato janë fakte materiale që lidhen me akuzat dhe pikat në aktakuzë. Ajo që kundërshton mbrojtja nuk është një akuzë e veçantë, por një  pjesë e një aktakuze në formën e fakteve të materialeve të caktuara të përfshira në aktakuzë”, theksoi Smith.

“Të gjitha incidentet përkatëse janë gjithashtu akuza në kontekstin e krimeve kundër njerëzimit të cilat, ndryshe nga krimet e luftës, nuk marrin parasysh dhe nuk e kanë të rëndësishme ekzistencën e një konflikti të armatosur në kohën përkatëse”, shtoi ai.

“Si rrjedhojë, edhe nëse do të konsideronte në themelësi dhe në qoftë se këto kundërshtime të mbrojtjes do të vlerësoheshin të suksesshme, mocioni i mbrojtjes nuk do të çonte në rrëzimin e asnjë prej Pikave të aktakuzë”, përfundoi Smith.

Smith tha se trupi gjykues “nuk ka nevojë të hyjë në… argumentet që lidhen me periudhën e fillimit dhe përfundimit të konfliktit të armatosur. Çështja ose problemi i shtrirjes kohore të konfliktit të armatosur që ka rëndësi për këtë rast do të shqyrtohet në fund të gjykimit, kur të vendoset për themelsinë e çështjes.”

“Bazuar në këtë, trupi gjykues hedh poshtë në tërësi kërkesën e mbrojtjes sipas Rregullës 130”, përfundoi ai.

Thaçi u akuzua në vitin 2020 për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit së bashku me ish-luftëtarët e tjerë të lartë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Të gjithë janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Vendimi i së mërkurës shkaktoi kritika në Kosovë. Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), partisë së Thaçit dhe Veselit, shkroi në Facebook se vendimi ishte “Historia nuk guxon dhe nuk mund të shkruhet në sallat e heshtura të gjykatave, sepse është shkruar në sakrificat e popullit tonë për liri”.

“Historia nuk guxon dhe nuk mund të shkruhet në sallat e heshtura të gjykatave, sepse është shkruar në sakrificat e popullit tonë për liri”, shtoi ai. “Ata janë të pafajshëm.”

Vetëvendosja, partia e Selimit, akuzoi Gjykatën Speciale për “prodhim padrejtësie”.

Në një postim në Facebook, ajo e quajti hedhjen poshtë të mocionit “dëshmi e një logjike të përmbysur të drejtësisë, ku vija ndarëse midis çlirimit dhe agresionit zbehet qëllimshëm, ndërsa përpjekja e një populli për liri vihet nën dyshim me mjete juridike. Ky model i drejtësisë selektive nuk bën drejtësi universale, por prodhon një narrativë të rreme, që e zhvendos fajësinë nga pushtuesi te i çliruari”, thuhej në postim.

Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se të akuzuarit kishin përgjegjësi komanduese gjatë luftës në Kosovë, ndërsa mbrojtja argumenton se UÇK-ja ishte një forcë guerile nga baza, drejtuesit e së cilës nuk mund të kontrollonin gjithçka që ndodhte në terren.

Në një rast tjetër, në janar, Thaçi dhe katër të tjerë u akuzuan për pengim të drejtësisë dhe kanosje të dëshmitarëve. Edhe për këto akuza, ai është vetëdeklaruar i pafajshëm.

Dhomat e Specializuara u themeluan në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe hetojnë krimet e pretenduara të anëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në vitet 1998-2000.

Dhomat janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe janë të përbëra nga staf ndërkombëtar, të krijuara nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët besonin se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ishte mjaftueshëm i fortë për të gjykuar rastet e UÇK-së dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga kanosja.

Shumë shqiptarë të Kosovës besojnë se kjo gjykatë është e njëanshme dhe e denigron luftën e drejtë të UÇK-së kundër represionit serb.

Etiketa: Gjykata Speciale e KosovësHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veseliRexhep Selimi
Tjetri
Manipulimi në epokën digjitale: Shpërndarja e videove të rreme me IA në rrjet

Manipulimi në epokën digjitale: Shpërndarja e videove të rreme me IA në rrjet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.