AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zyrat e posaçme për ofrimin e shërbimeve digjitale, një premtim i vonuar

Kryeministri Rama propozoi të hënën krijimin e zyrave të posaçme në Bashkitë e vendit për shërbimet digjitale ndaj qytetarëve në platformën “e-Albania”, ndërsa komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi tha se këto shërbime duhet të ishin ofruar pa pagesë prej kohësh.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
11:36 | 16/07/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda | Foto: LSA

Në një takim të mbyllur me drejtuesit politikë të qarqeve ditën e hënë, kryeministri Edi Rama propozoi që nëpër bashkitë e vendit të ngrihen zyra të posaçme për të ndihmuar qytetarët me shërbimet e platformës elektronike qeveritare “e-albania”.

Kryeministri kërcënoi gjithashtu që zyrat e avokatisë dhe të noterisë që ofrojnë shërbime me pagesë do t’u hiqej licensa, pasi këto shërbime supozohet që të ofrohen falas për qytetarët.

Komisioneri kundër Diskriminimit, Robert Gajda i tha BIRN se disa prej vendimeve të institucionit që ai drejton lidhen pikërisht me mungesën e aksesit që insitucionet shtetërore kanë ndaj qytetarëve për aksesimin e shërbimeve digjitale.

“Ka një numër të konsiderueshëm qytetarësh që nuk kanë arritur të marrin shërbimet në institucionet shtetërore shqiptare, pikërisht për shkak të mungesës së dokumentacionit që merret vetëm në mënyrë digjitale,” tha Gajda.

“Në vendimet tona, ne kemi konstatuar raste diskriminimi për shkak aftësive digjitale, të moshës, kryesisht ndaj qytetarëve të moshës së tretë, për shkak të arsimit, apo edhe ndaj atyre me probleme ekonomike të cilët nuk kanë mundësi aksesi në shërbimet digjitale,” shtoi ai.

Prej majit të vitit 2022, kur kryeministri Rama njoftoi kalimin e 95% të shëbimeve të sektorit publik online nëpërmjet platformës qeveritare “e-albania”, biznese apo zyra private që ofrojnë asistencë me përdorimin e kësaj platforme kudrejt pagesës kanë lulëzuar në masë në vend.

Moshat e treta, personat me arsim të ulët apo ata me vështirësi financiare e kanë shpeshherë të pamundur aksesin në internet, e si pasojë edhe në shërbimet digjitale për dokumentet shtetërore. Ata kanë nevojë të shtuar për asistencë në përdorimin e këtyre shërbimeve në rrjet, ndaj shpeshherë janë detyruar t’u drejtohen zyrave që ofrojnë këto shërbime kundrejt pagesës.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Gajda theksoi për BIRN se raportimet e abuzimeve janë kryesisht ndaj bizneseve private që ofrojnë shërbimet e “e-albania” kundrejt pagesës, teksa shtoi se nuk kanë patur deri tani sinjalizime për zyra avokatie apo noterie që ofrojnë shërbime të tilla. Gajda shtoi se këto shërbime mund të ofrohen falas shumë thjesht nëpër institucionet përkatëse ku kërkohet shërbimi.

“Nuk duhet të ketë një hapësirë kohore për krijimin e zyrave shtetërore që ofrojnë këto shërbime,” tha Gajda për BIRN.

“Mjafton që zyrat e institucioneve publike të afishojnë emrin dhe numrin e telefonit të personit që mund të asistojë qytetarët për shërbimet digjitale të kërkuara,” përfundoi ai.

 

Etiketa: Diskriminimie-AlbaniaEdi RamaKomisioneri per Mbrojtjen nga DiskriminimiRobert Gajdasherbime digjitale
I mëparshmi

870 milionë euro për të ‘zëvendësuar’ portin që iu fal Alabarit – rrugët e Shqipërisë në harresë

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha

Tjetri
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.