AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kushtet ligjore: KED administron dosjen e vetingut të bashkëshortes së Denar Bibës

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vijoi të hënën me verifikimin e kushteve ligjore të kandidatëve, Genta Tafa Bungo dhe Denar Biba - dy prej 13 kandidatëve për vendin e Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto nga mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Foto | Gjykata e Lartë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED shqyrtoi të hënën më 21 korrik verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore të dy prej 13 kandidatëve për vendin e Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese, ish-anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa Bungo dhe kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba. Sipas njoftimit të publikuar në faqen online të Gjykatës së Lartë, KED, pasi shqyrtoi dhe diskutoi me aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave, vendosi të vijojë verifikimin për kushtet dhe kriteret ligjore të kandidimit të Bungos, si dhe të administrojë dosjen e procedurës së rivlerësimit kalimtar të bashkëshortes së Bibës, ish-këshilltares së Gjykatës së Lartë, Elona Kana.

Elona Kana u përball fillimisht me vetingun si këshilltare në Gjykatën e Lartë. Në seancën e parë dëgjimore më 2 tetor të vitit 2019, ajo kërkoi dorëheqjen e relatores Xhensila Pine me pretendimin se ajo ishte zgjedhur nga Partia demokratike dhe mund ta cënonte në proces për shkak të qëndrimit të mbajtur në KQZ nga bashkëshorti i saj, z.Denar Biba. Pas seancës dëgjimore ajo paraqiti dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Shkollën e Magjistraturës. Bazuar në këto rrethana, Komisioni vendosi të ndërpresë procesin e vetingut për Kanën, si dhe vendosi sanksionin që i ndalon asaj emërimin në pozicione në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Kana ushtroi ankim në Kolegj duke e cilësuar vendimarrjen e Komisionit të paligjshme dhe të paarsyetuar. Ndalimin për emërimin në funksione në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, ajo e cilësoi në cënim të parimit të proporcionalitetit në raport me specifikat e rastit, si dhe se cenonte të drejtën për punë dhe për një jetë të qetë private. Megjithatë, Kolegji e gjeti të drejtë vendimarrjen e KPK, duke e lënë në fuqi.

Gjykata e Lartë bëri publike më 13 janar listën e kandidatëve që paraqitën interes për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese si rezultat i mbarimit të mandatit të kryetares së kësaj gjykate, Holta Zaçaj. Nga 13 kandidatët që janë futur në garë, tre prej tyre, Genta Tafa, Alma Faskaj dhe Lulzim Hamitaj janë ish-komisionerë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që kreu procesin e vetingut të magjistratëve. Këtij institucioni i përfundoi mandati në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Interes paraqitën dhe dy ish-komisionerët Publikë, Florjan Ballhysa dhe Irena Nino.

Nga radhët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë kandidojnë tre ish-anëtarët Naureda Llagami, Alban Toro dhe Nurihan (Seiti) Meta. Për vendin e Zaçajt shpallën interes gjithashtu dhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi, kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, si dhe juristët Klodian Rado, Rezana Balla dhe Sinan Tafaj.

Të gjithë kandidatët vijojnë të jenë në garë.

Në muajin dhjetor, kryetari i Gjykatë së Lartë, Sokol Sadushi bëri shpalljen publike për hapjen e procedurës së aplikimit për zgjedhjen me mandat të plotë nga Gjykata e Lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, për vendin e Holta Zaçajt.

Mandati i Zaçajt u bë temë debati publik dhe shkaktoi polemika mes saj dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Ky i fundit këmbënguli se mandati i Zaçajt përfundonte në pranverë të vitit 2025 dhe hapi procedurat për përzgjedhjen e pasardhësit të saj duke shpallur vendin vakant. Nga ana tjetër, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese pretendoi se mandati përfundonte në fund të vitit 2025 dhe e akuzoi Gjykatën e Lartë për cënimin e sigurisë juridike të mandateve të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Megjithëse Gjykata Kushtetuese e gjeti me shkelje njoftimin e kryer nga Gjykata e Lartë, e la në fuqi shpalljen e vakancës. Shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosën mbarimin e mandatit të Zaçajt më 10 mars 2025.

KED nuk ka përfunduar ende verifikimet e plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve, për të kaluar më vonë në pikëzimin e tyre.

Etiketa: Denar BibaGenta Tafa BungoGjykata KushtetueseKED
Tjetri
Kokëfortësia e kryeministrit përballë Strasburgut do t’u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 milionë euro

Kokëfortësia e kryeministrit përballë Strasburgut do t’u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 milionë euro

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.