AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj bandave të trafikut të qenieve njerëzore

Mbretëria e Bashkuar ka sjellë regjimin e parë në botë të sanksioneve kundër bandave kriminale që janë përgjegjëse për migrimin e paligjshëm të qenieve njerëzore drejt territorit të saj, duke caktuar penalizime financiare ndaj gjithë personave që do të gjenden të përfshirë, si dhe ndalimin e udhëtimit të tyre drejt ishullit britanik.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
11 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kontrolli i pasaportave në aeroprtin Heathrow në Londër | Foto: Wikimedia

Duke filluar nga e mërkura më 23 korrik, çdokush që do të rezultojë i përfshirë në ndihmën për kontrabandimin e njerëzve drejt Mbretërisë së Bashkuar, mund të përballet me sanksione. Ky regjim i ri ndaj fenomenit të kontrabandimit të qenieve njerëzore, ka si objektiv të ardhurat dhe materialet që mundësojnë migrimin e parregullt. Individët e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme do të përballen me ngrirje të aseteve, përjashtim nga sistemi financiar britanik dhe ndalim udhëtimi drejt MB-së.

Këto sanksione vlerësohet si mjeti më i fundit që po përdor Mbretëria e Bashkuar për sigurimin e kufijve, pakësimin e migrimit të parregullt dhe zbatimin e Planit për Ndryshim.

“Nesër [e mërkurë, 23 korrik], FCDO do të vendosë grupin e parë të sanksioneve ndaj bandave të përfshira në kontrabandimin e njerëzve dhe nxitjen e migrimit të parregullt drejt MB-së, si dhe ndaj mundësuesve të tyre, si financuesit dhe kompanitë e përfshira në shitjen e pajisjeve për varka të vogla”, citohet në një njoftim të shpërndarë për mediat nga ambasada britanike në Tiranë.

Po ashtu, konstatohet se ky regjim do të jetë i pari në botë i kushtuar goditjes së kontrabandimit të njerëzve dhe krimit të organizuar të migracionit, ku njerëzit vulnerabël shfrytëzohen nga kriminelët dhe rrjetet e tyre, që janë nga shtytësit kryesorë të migrimit të parregullt drejt Mbretërisë së Bashkuar.

“Migrantët që paguajnë kontrabandistët përballen gjithashtu me rrezikun e lartë të punuarit në kushtet e skllavërisë moderne, kthimit në vendin e origjinës ose humbjes së jetës në det”, theksohet në njoftim.

Sanksionet parashikohet se mund të ndërpresin rrjedhën e parave dhe materialeve, përfshirë ngrirjen e pronave, llogarive bankare dhe aseteve të tjera, që i mundësojnë bandave të organizuara kriminale të lehtësojnë migrimin e parregullt. Këto sanksione janë hartuar për të goditur individë kudo në botë, të cilët do të shpallen publikisht, në mënyrë që të jetë e paligjshme për sistemin financiar britanik të bashkëpunojë me ta.

Si veprime që do të identifikohen si shkelje janë nga furnizimi me varka të vogla për kalime nëpër Kanal, në tregtinë me pasaporta të falsifikuara, si dhe ndërmjetësimi i pagesave përmes rrjeteve Hawala, e deri te vetë udhëheqësit e bandave.

“Për shumë kohë, bandat kriminale kanë mbushur xhepat e tyre të korruptuar dhe kanë shfrytëzuar shpresat e njerëzve vulnerabël pa u ndëshkuar, ndërsa nxisin migrimin e parregullt drejt MB-së. Ne nuk do ta pranojmë këtë gjendje Është detyra jonë morale dhe pjesë kyçe e Planit për Ndryshim të bëjmë gjithçka që mundemi për të shkatërruar këto banda dhe për të siguruar kufijtë e Britanisë. … Nga dita e nesërme, personat e përfshirë do të përballen me ngrirje të aseteve, përjashtim nga sistemi financiar britanik dhe ndalim udhëtimi drejt MB-së”, u shpreh ministri i Jashtëm Britanik, David Lammy në kuadër të kësaj nisme.

Autoritetet britanike raportojnë, se përveç ndërprerjes së rrjeteve të krimit të organizuar të emigracionit përmes sanksioneve, FCDO punon me vendet e origjinës dhe të tranzitit për të dekurajuar migrantët e mundshëm nga ndërmarrja e udhëtimeve të rrezikshme, si dhe bashkëpunon me Ministrinë e Brendshme për të negociuar kthimin e personave që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë, përfshirë kriminelë dhe azilkërkues të refuzuar.

Ngrirja e aseteve ndalon çdo qytetar britanik, ose çdo biznes në Mbretërinë e Bashkuar, nga ndërveprimi me fonde apo burime ekonomike që janë në pronësi, mbajtje apo kontroll të personit në fjalë. Sanksionet financiare zbatohen për të gjithë personat brenda territorit dhe ujërave territoriale të MB-së, si dhe për të gjithë shtetasit britanikë, kudo qofshin. Gjithashtu ndalohet ofrimi i fondeve apo burimeve ekonomike për personin e sanksionuar ose në dobi të të tij.

Sipas njoftimit, kur zbatohen sanksione për skualifikimin e drejtorëve, do të konsiderohet vepër penale nëse një person i caktuar, objekt i këtyre sanksioneve, vepron si drejtor i një kompanie ose do të marrë pjesë në menaxhimin, themelimin apo promovimin e një kompanie në Mbretërinë e Bashkuar.

Bandat shqiptare të trafikimit dhe tregtimit të lëndëve narkotikes, si dhe ato të kontrabandimit të qenieve njerëzore në Mbretërinë e Bashkuar, janë prej vitesh një shqetësim i bërë publik nga autoritetet britanike.

Emigrimi i paligjshëm i shqiptarëve nga Franca drejt brigjeve të Anglisë inicioi në vitin 2022 ratifikimin e një memorandumi mirëkuptimi mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, për shkëmbim informacioni për migracionin.

Etiketa: Ambasada BritanikeazilkërkuesDavid LammyEmigracioniEmigrimiFCDOFondeMbretëria e BashkuarMigracioniMinistrinë e BrendshmeNarkotikpasaportasanksione
Tjetri
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Drejtuesit dhe akademikët e Universitetit Bujqësor dërgohen për gjykim për abuzim me tenderat

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.