AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK përfundon hetimet për Erion Veliajn

SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, gjashtë biznesmenëve të përfshirë në korrupsionin dhe pastrimin e parave të çiftit të parë të kryeqytetit, si dhe personave të tjerë të hetuar si të përfshirë në këto afera, të cilëve ka filluar t’u komunikohen akuzuar prej të hënës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
11 months më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Erion Veliaj gjatë shoqërimit nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i hetuar për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie e shpërdorim detyre, ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa e gjashtë biznesmenëve të proceduar si dhe ndaj personave të tjerë të dyshuar se janë përfshirë në këto afera.

Paraditen e të martës, në mjediset e SPAK u paraqit një prej biznesmenëve të hetuar, Elman Abule i cili është proceduar për “pastrim parash” dhe gjendet në masën e sigurimit personal “arrest shtëpie”. Abule nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur e arsyet e paraqitjes në SPAK.

SPAK nuk bëri me dije deri në publikimin e këtij shkrimi arsyet e paraqitjes së Abules si dhe nëse është përmbyllur hetimi për këtë çështje, por BIRN mësoi se atij i është njoftuar përfundimi hetimeve dhe i është komunikuar akuza për veprën penale “pastrim parash”.

Që prej të hënës SPAK ka filluar t’u komunikojë mbylljen e hetimeve dhe akuzat edhe të hetuarve të tjerë, procedurë që pritet të përfundojë brenda kësaj jave. Po ashtu, mësohet se SPAK ka zgjatur afatin e hetimeve deri në fund të shtatorit, për t’u dhënë mundësinë të hetuarve dhe përfaqësuesve të tyre ligjorë të paraqesin memot e tyre kundërshtuese ndaj provave dhe akuzave të prokurorisë. Në vijim, pritet që çështja të dërgohet për gjykim.

Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohen nga SPAK se ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

Përveç kryebashkiakut dhe bashkëshortes së tij, GJKKO ka vendosur masën “arrest në shtëpi” për biznesmenin Elman Abule dhe masën ‘detyrim paraqitje’ për pesë biznesmenë të tjerë – mes tyre Gentian Sula, Shkëlqim Fusha dhe Fatmir Bektashi, kompanitë e të cilëve janë përfituese të mëdha të fondeve të bashkisë ose lejeve të ndërtimit në Tiranë.

Veliaj dhe Xoxa i kanë mohuar akuzat, duke e përshkruar procesin si ‘kafkian’. Ai u arrestua nga SPAK më 10 shkurt dhe masa e sigurisë ndaj tij është konfirmuar nga gjykatat e posaçme të shkallës së parë dhe ajo e apelit, e deri në Gjykatën e Lartë.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, masa e arrestit ndaj Veliajt është vendosur për shkak se ai dyshohet se, së bashku me bashkëshorten, kanë tentuar të ‘helmojnë’ dhe prishin provat e çështjes, duke kërcënuar dëshmitarët dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për përpjekje të ‘helmimit të provave’ u hetua edhe Klotilda Bushka, deputete e Partisë Socialiste dhe njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve në Kuvend. Ashtu si të hetuarit e tjerë, Bushka gjithashtu ka mohuar të ketë bërë veprime të paligjshme dhe ka akuzuar SPAK për prishje të reputacionit.

Nga qelia, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe mediave që e mbështesin, Veliaj ndërmori një fushatë linçimi publik ndaj prokurorit të çështjes dhe gjyqtarëve që vlerësuan masën e sigurisë. Ai angazhoi në mbrojtje të tij edhe dy studio ligjore ndërkombëtare – në Nju Jork dhe Londër, si dhe një kompani ‘PR’ britanike.

Kryebashkiaku i Tiranës është politikani më i lartë në detyrë i arrestuar nga SPAK dhe çështja kundër tij shihet nga komuniteti ndërkombëtar si një test për pjekurinë e reformës në drejtësi, por edhe të angazhimit të qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit.

Edhe pse ndodhet prej tre muajsh në burg, Veliaj vazhdon të mbajë formalisht funksionin e kryebashkiakut, të cilin ia delegoi nënkryetares së bashkisë, Anuela Ristani.

Etiketa: Ajola XoxaAnuela RistanidëshmitarëErion VeliajFatmir BektashiFshehje pasurieGentian SulaGJKKOKlotilda BushkaLondërMasa e arrestitPartisë SocialisteProkuroria e PosaçmeShkëlqim FushaShpërdorim detyre
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Jorgo Goro –kryetar i Bashkisë Himarë

Apeli lë në fuqi dënimin e Jorgo Goros, konfiskon një apartament

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.