AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dërgohen për gjykim gjashtë persona që akuzohen për trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar

Zbulimi i një arsenali armësh zjarri në një furgon që do të udhëtonte drejt Mbretërisë së Bashkuar në prill të vitit 2023, çoi në identifikimin e dy grupeve shqiptare që organizonin sigurimin e trafikimin e armëve e municioneve luftarake nga Shqipëria, si dhe dhe pritjen e porosive atje.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
11 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 25 korrik përfundimin e hetimeve ndaj gjashtë personave të akuzuar si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal që kryente trafik armësh zjarri dhe municionesh drejt Mbretërisë së Bashkuar. Dosja penale ndaj të pandehurve Adulla Hoxhaj, Almir Gjidiaj, Admir Tutaj, Alban Gjidiaj, Rifat Avdiaj dhe Bojken Turtulli, është dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, për gjykim.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Trafikim i armëve dhe i municionit”, e mbetur në tentativë, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar criminal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”; “Grup i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë dhe në sasi të mëdha; si dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”.

SPAK bënë me dije se nga hetimet ka rezultuar se më 10 prill të vitit 2023, gjatë procesit të skanimit të një mjeti tip furgon me targa britanike, janë konstatuar anomali dhe është vendosur të bëhet kontrolli fizik i tij, pranë pikës së kontrollit. Në brendësi të një tavoline druri që ndodhej në këtë furgon janë gjetur 8 pistoleta, 4 krehëra pistolete dhe 201 copë fishekë të kalibrit 9 mm.

Nisur nga sasia e armëve dhe municionit luftarak të sekuestruar, me destinacion përfundimtar, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe prej faktit se të organizatorët e trafikut kishin fshirë numrat e serisë në 6 prej armëve të zjarrit, është çmuar se ato nuk do të përdoreshin për vetëmbrojtje.

Nga hetimet fillestare, është bërë e mundur që fillimisht të identifikohet vetëm një prej personave të përfshirë në trafikun e armëve, Franko Gjalpi, çështja e të cilit është dërguar për gjykim në nëntor të vitit të kaluar dhe është deklaruar fajtornga gjykata.

Hetimet kanë zbuluar se organizatorët e trafikut kishin bashkëpunuar me specialistë të fushës së mobilierisë në periferi të Tiranës, të cilët mundësonin fshehjen e armëve në brendësi të produkteve të drurit, me qëllim që të mos kapeshin nga kontrolli i strukturave të policisë dhe doganës.

Ndërkohë, kishin siguruar dhe personat që do të bënin zhvendosjen e porosive tek kompania e transportit në Tiranë. Po ashtu, kanë mundësuar përdorimin e gjeneraliteteve të rreme, si nga dorëzuesit tek kompania e transportit, ashtu edhe nga pritësit e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vijim, janë identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë të të pandehurit Franko Gjalpi, të cilët ka rezultuar se kanë pasur role të përcaktuara qartë në organizimin, drejtimin dhe financimin e këtij grupi të strukturuar kriminal, me qëllim final trafikimin e sigurt të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas SPAK, grupi ka qenë i ndarë në dy nëngrupe që vepronin në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Si drejtues i grupit që vepronte në Shqipëri akuzohet Adulla Hoxhaj dhe anëtarë të pandehurit Rifat Hoxhaj, Bojken Turtulli e Franko Gjalpi. Ndërsa grupi në Mbretërinë e Bashkuar drejtohej nga Almir Gjidiaj dhe pjesëmarrës kanë qenë të pandehurit Admir Tutaj dhe Alban Gjidiaj.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në Shqipëri në banesat e të pandehurve, janë gjetur dhe sekuestruar 24 armë zjarri të llojit pistoletë; një automatik kallashnikov; pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit, si gjilpëra, susta, shul, qyt etj.; 49 krehra të llojeve të ndryshme; 409 fishekë të kalibrit të ndryshëm; 10 pajisje speciale optike dhe lazeri; pranga dhe helmet e forcave speciale, veshje ushtarake e dy thika.

 

Etiketa: KallashnikovOrganizata kriminalePistoletaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSPAK
Tjetri
Mungesa e thertoreve lë pa mish restorantet në Skrapar

Dibra përballë bruçelozës: Fermerë të pambrojtur dhe mungesë koordinimi institucional

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.