AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLP paragjykon vendimmarrjen e ILD-së për prokuroren Elsa Gjeli

KLP përfshiu dhe më pas hoqi nga axhenda e tre seancave plenare shqyrtimin e kërkesës së prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, e cila kërkoi mbrojte ndaj sulmeve të kryeministrit Edi Rama, me argumentin se ILD mund të fillojë në të ardhmen procedim disiplinor ndaj magjistrates, bazuar në një kërkesë të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
11 months më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë një mbledhjeje. Foto: KLP.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ka shmangur në dy mbledhjet plenare të fundit, më datat 11 dhe 16 korrik, të shqyrtojë kërkesën e prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli për ta mbrojtur ndaj sulmeve të Kryeministrit Edi Rama ndaj saj, lidhur me mosfillimin e hetimit për një kallëzim të kryer për ndërtimet në Theth, megjithëse ishte parashikuar të trajtohej në axhendën e mbledhjes së parë. Po ashtu nuk është parashikuar asgjë lidhur me këtë çështje as për mbledhjen plenare që u njoftua se do të zhvillohet të premten, më 25 korrik.

Pas publikimit të kërkesës së Gjelit drejtuar KLP-së më 11 korrik, reagoi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se kishte bërë ankim për fillim të procedimit disiplinor ndaj prokurores.

Kjo deklaratë e Manjës drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, po përdoret nga KLP si një rrethanë ku po bazon hamendësimin se, ndaj Gjelit mund të kërkohet në të ardhmen fillimi i procedimit disiplinor, e për rrjedhojë justifikohet mosmbajtja e një qëndrimi për kërkesën e magjistrates për mbrojtje.

I pyetur për mosmbajtjen e një qëndrimi lidhur me kërkesën e Gjelit, KLP i tha BIRN të enjten se, në referim të shkresës së Manjës, përmes së cilës i është kërkuar ILD-së të fillojë procedurën disiplinore lidhur me çështjen përkatëse, çmon se “anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk mund të mbajnë qëndrim, apo të komentojnë mbi një çështje konkrete, e cila më pas mund të jetë objekt i një procedimi disiplinor, që merret në shqyrtim pikërisht nga ky këshill”.

Lidhur me faktin se ILD nuk ka njoftuar ende nisjen e ndonjë hetimi disiplinor apo kërkimin e fillimit disiplinor ndaj Gjelit, KLP u shpreh se nuk dinin ende diçka dhe se kjo gjë është në vlerësimin e ILD-së.

“Po nëse e bënë, ne duhet të përjashtohemi se i bie kemi mbajtur qëndrim”, argumentoi kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani lidhur me pyetjen që BIRN i drejtoi, se nga e dinte KLP se në të ardhmen ILD do të inicionte një procedim të tillë.

Të gjithë prokurorët në Republikën e Shqipërisë janë objekte të mundshëm të procedimeve disiplinore në të ardhmen, por në raste të ngjashme me atë të Gjelit, KLP ka mbajtur qëndrim duke i dënuar sulmet nga politika e duke kërkuar që të mos ushtrohet trysni ndaj magjistratëve dhe sistemit të drejtësisë. E pyetur për këtë rethanë, kryetarja Bogdani shkroi përmes aplikacionit ËhatsApp se “kaq arritëm sot”.

Prokurorja Elsa Gjeli i tha BIRN gjatë një bisede telefonike të enjten, se nuk kishte ndonjë koment lidhur me mosmbajtjen e qëndrimit nga ana e KLP për kërkesën e saj.

Prokurorja Elsa Gjeli u sulmua nga kryeministri Edi Rama më 7 korrik, lidhur me një vendim mosfillimi të një çështjeje penale ndaj një ndërtimi të pretenduar pa leje në fshatin Theth. Rama i referohej një serie kabinash pushimi të ndërtuara pranë kishës së fshatit në Theth, për të cilat tha se ishin vepër e një individi të “parritshëm nga krahu i ligjit.”

Kryeministri deklaroi atëherë se inspektoriati dhe policia e shtetit kishin konstatuar ndërhyrje brutale, por prokuroria nuk kishte shpallur në kërkim të menjëhershëm personin përgjegjës.

Qëndrimi i Ramës u kundërshtua menjëherë nga Prokuroria e Shkodrës, e cila në një reagim të rrallë për këto raste i doli në mbrojtje prokurores dhe vuri në dukje se, ishin institucionet në varësi të qeverisë, Policia dhe Bashkia Shkodër, që e kishin referuar çështjen si kundërvajtje dhe jo si vepër penale.

Në vijim, prokurorja Gjeli depozitoi në KLP kërkesën kundër deklaratave të kryeministrit që i cilësoi si fyerje dhe diskreditim të figurës së magjistratit. Sipas Gjelit, kryeministri e kishte ekspozuar ndaj një linçimi të pashembullt mediatik dhe duke minuar çdo kuptim të drejtësisë si një sistem i ndarë nga pushteti ekzekutiv.

Etiketa: Bashkia ShkodërEdi RamaElsa GjeliKëshillit të Lartë të ProkurorisëKLPKryeministri Edi RamaMinistri i DrejtësisëPolicia e ShtetitProcedimi disiplinorProkuroria e ShkodrësUlsi Manja
Tjetri
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

“Toyota Auris”, avokatja Erida Lazimi dhe biznesmeni Astrit Vladi dërgohen për gjykim për ndikim tek gjyqtari çështjes

nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
meta

Fillon gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

22:10 | 05/06/2026
681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 26

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

12:59 | 05/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.