AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Toyota Auris”, avokatja Erida Lazimi dhe biznesmeni Astrit Vladi dërgohen për gjykim për ndikim tek gjyqtari çështjes

Sipas SPAK, avokatja Erida Lazimi, i ka premtuar biznesmenit Astrit Vladi ndikimin e paligjshëm tek gjyqtari i seancës paraprake kundrejt përfitimit monetar, me qëllim favorizimin e të pandehurve të çështjes “Toyota Auris”.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
10 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Foto: SPAK/Facebook

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 25 korrik përfundimin e hetimeve ndaj avokates Erida Lazimi dhe biznesmenit Astrit Vladi, të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës, për të favorizuar të pandehurit e dosjes së njohur si “Toyota Auris”.

Sipas SPAK, ky procedim është ndarë nga një dosje tjetër e regjistruar në dhjetor të vitit të kaluar, që ka si objekt hetimin e veprime të një numri të konsiderueshëm funksionarësh dhe ish-funksionarësh të sistemit të drejtësisë, për ushtrim ndikimi, korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve e funksionarëve të tjerë të drejtësisë, trafik të narkotikëve dhe pastrim parash – që është vijimësi e dosjes penale ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeres së Policisë Gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatit Radovan Çela dhe biznesmenit Astrit Vladi, të akuzuar për ndikim të paligjshëm e korrupsion në çështjen e “Toyota Auris”.

Në njoftim thuhet se nga hetimet e kryera është provuar se i pandehuri, Astrit Vladi i ka kërkuar avokates Erida Lazimi, të ushtrojë ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, me qëllim për të favorizuar të pandehurit e çështjes “Toyota Auris”. Më 14 shtator të vitit5 2020 është zhvilluar seanca paraporake për gjykimin e kërkesës për dërgim në gjyq të të pandehurve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, pasi në dy automjete të llojit “Toyota Auris”, që transportonin u gjetën rreth 3.4 milionë euro. Çështja ndaj tyre u hetua fillimisht në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, Ened Nakuçi dhe Doloreza Musabelliu, përpara se të dërgohej për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës.

“E pandehura Erida Lazimi i ka premtuar dhe i ka siguruar të pandehurit, Astrit Vladi aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, kundrejt përfitimit të parregullt në formë monetare, me qëllim për të favorizuar personat, për të cilët ishte kërkuar dërgimi i çështjes në gjyq në atë procedim penal”, citohet në njoftimin e SPAK.

SPAK bënë me dije se po vijon hetimet paraprake për episode të tjera të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm për këtë çështje dhe episode të tjera.

Çështja “Toyota Auris” mori rëndësi publike në Shqipëri, pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e denoncoi në vitin 2018 mbërritjen e parave disa ditë para se ato të sekuestroheshin në Durrës. Basha paralajmëroi trafikimin e parave me makina “Toyota Auris” dhe akuzoi kreun e grupit socialist, Taulant Balla se kishte dalë garant për ato që i quajti “para të drogës”.

Balla i mohoi akuzat dhe fitoi në gjykatë një padi për shpifje ndaj Bashës.

Etiketa: Ened NakuçiEriona DaupajLulzim BashaRadovan ÇelaToyota Auris
Tjetri
Zvarritje dhe zhvatje: Si u zgjerua skandali i mikrokredive pas kallëzimeve në Prokurori

Sekuestrohen pasuritë e shumta të ish-ambasadorit shqiptar në Katar, Edmond Çaça

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.