AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Sekuestrohen pasuritë e shumta të ish-ambasadorit shqiptar në Katar, Edmond Çaça

Bazuar në një referim të ILDKPKI-së ndaj ish-amabasadorit shqiptar në Doha të Katarit, Edmond Çaça, për fshehje pasurie e pastrim parash, Prokuroria e Tiranës ka filluar e përmbyllur edhe hetimin pasuror, duke sekuestruar një truall e pyje me sipërfaqe të madhe, dy apartamente dhe likuiditete bankare me vlerë 90 mijë euro, për të cilat nuk është provuar burimi financiar i ligjshëm. 

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hyrja e Prokurorisë se Tiranës | Foto: Nensi Bogdani/ BIRN

Pasuritë e shumta të ish-ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Doha të Katarit, Edmond Çaça dhe të bashkëshortes së tij, janë gjetur të pajustifikuara me burime të ligjshme nga një hetim i kryer prej Prokurorisë së Tiranës dhe janë sekuestruar. Sipas njoftimit të prokurorisë, në vitin 2019 ka filluar hetimi ndaj Çaças, bazuar në një referim të kryer nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, ILDKPI për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim“ si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Çaça ka qenë subjekt deklarues gjatë periudhës 2014 – 2017, kur dhe ka ushtruar funksionin si ambasador në Katar.

Bazuar në procedimin e nisur për fshehje pasurie dhe pastrim parash, prokuroria ka regjistruar në vitin 2025 dhe hetimin pasuror ndaj ish-ambasadorit Çaça, bazuar në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, i quajtur ndryshe dhe ligji “Antimafia”.

Pas hetimit pasuror të kryer, si dhe bazuar në analizën financiare të realizuar nga audituesi ligjor, është arritur në konkluzionin se ish-ambasadori Çaça dhe bashkëshortja e tij, nuk justifikojnë me burime të ligjshme të ardhurash disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në vlerë të konsiderueshme.

Bazuar në këto rezultate të hetimit, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar në gjykatë sekuestrimin e një trualli me sipërfaqe 8250 m2; tre parcela pyll me sipërfaqe totale 10 mijë e 800 m2; dy  apartamente me sipërfaqe totale rreth 117 m2; si dhe të një llogarie bankare me gjendje 90 mijë euro. Gjykata ka pranuar kërkesën e organit të akuzës, duke vendosur sekuestro mbi këto pasuri.

 

Etiketa: Edmond Çaça
Tjetri
“Bukë për kryeministrin Rama”: Banorët e Suçit protestojnë në Klos kundër ndërtimit të HEC-it

“Bukë për kryeministrin Rama”: Banorët e Suçit protestojnë në Klos kundër ndërtimit të HEC-it

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.