AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Ekspertët që, sipas qeverisë, kanë hartuar Kodin e ri Penal, kanë bashkuar në një të vetme veprën penale të korrupsionit nga zyrtarët e ulët me atë të korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, duke sjellë praktikisht zbutjen e dënimit për këta të dytët, ndërsa implikimet që kjo sjell në afatet e parashkrimit sugjerojnë se disa zyrtarë aktualisht nën akuzë mund të amnistohen.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
15:06 | 05/08/2025
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë prezantimit të ndryshimeve në Kodin Penal. Foto: LSA.

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të përfitojnë masa dënimi ndjeshëm më të ulëta, nëse një projekt për Kod të ri Penal i  propozuar nga qeveria si “punë e ekspertëve” miratohet në parlament, gjithmonë nëse nuk shpallen të pafajshëm gjatë gjykimit.

Hartuesit e Kodit të ri Penal, të  cilët nuk kanë dalë deri më sot të mbrojnë publikisht punën e vet, duket se kanë mbledhur bashkë në një vepër penale atë që në kodin aktual penal është ndarë në dy nene të veçanta, korrupsionin pasiv të zyrtarëve.

Kodi aktual dënon në nenin 259 rastet e mitmarrjes së zyrtarëve publikë të zakonshëm nga 2 deri në 8 vjet, ndërsa korrupsioni  i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë dënohet në nenin 260 me katër deri në dymbëdhjetë vjet burg. Ndryshe nga kjo, Kodi i ri Penal parashikon dënimin e korrupsionit për të gjithë zyrtarët, pavarësisht nivelit, nga tre deri në tetë vjet burg.

Ulja e masës së dënimit minimal nga katër në tre, dhe atij maksimal, nga dymbëdhjetë në tetë, duket se është në kundërshti me tendencën e përgjithshme ashpërsuese të projekt-kodit, i cili është kritikuar deri më tani më së shumti për shtimin të pambëshetur në ndonjë arsyetim për nevojat apo kostot dhe përfitimet, të masës së dënimit për shumë vepra penale apo kundravajtje.

Ndërsa cënimi i simboleve të Republikës konsiderohet në Kodin aktual një kundravajtje që dënohet me gjobë deri në tre muaj burg, në Kodin e ri dënohet me deri 4 vjet burg, përveç zgjerimit masiv të fushës së veprimit në krahasim me nenin aktual. Por ndryshe nga tendenca e përgjithshme ashpërsuese, të cilën kreu i dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia e cilësoi si prej “inkuizatorësh”, hartuesit kanë parë të arsyeshme të barazojnë korrupsionin e zyrtarëve të lartë me atë të zyrtarëve të zakonshëm dhe rrjedhimisht, të ulin masën e dënimit.

Amnisti de facto?

Kodi Penal i një vendi, përveç parashikimit të veprave apo kundravajtjeve penale, bart edhe konceptin që një vepër penale nuk mund të gjykohet dhe dënohet përtej  një afati të arsyeshëm nga  koha e kryerjes së saj. Afati i parashkrimit, siç njihet teknikisht, varet nga rëndesa e veprës penale. Nëse një vepër penale parashikon një masë dënimi  të ulët, afati i parashkrimit të saj është gjithashtu i ulët, ndërsa për veprat e rënda penale, parashkrimi është më i  gjatë. Për shembull,  krimet kundër njerëzimit apo krimet e luftës nuk parashkruhen, ato ndiqen penalisht dhe dënohen pavarësisht afatit që ka kaluar nga kryerja e tyre, me kushtin që i dyshuari të jetë gjallë.

Ulja e masës së dënimit për korrupsionin e zyrtarëve të lartë përmes barazimit të tyre me zyrtarët e zakonshëm sjell për rrjedhojë, ulje të afatit të parashkrimit për këtë vepër penale, duke sugjeruar se disa zyrtarë të lartë, aktualisht nën akuzë, mund të amnistohen.

Kodi aktual penal përcakton në nenin 66 se për veprat penale që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë vjet, parashkrimi është njëzet vjet, ndërsa për ato ku masa e dënimit është nga pesë deri në dhjetë vjet, parashkrimi është dhjetë vjet. Projektkodi i ri nuk ndryshon shumë nga i vjetri përveç formës. Këtu afatet e parashkrimit shënohen në nenin 185. Në pikën c shkruhet: “dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim mbi pesë deri në dhjetë vjet burgim”. Rrjedhimisht, një korrupsion i përfituar më herët se sa viti 2015, sipas këtij kodi është parashkruar.

Ishte Bëhet
Neni 319/ç

Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe

funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë

(Shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004;

numërtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012;

shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013,  datë 2.5.2013)

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga

përfitimi i parregullt, nga gjyqtari, prokurori ose funksionarë të tjerë të organeve të drejtësisë, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën e funksionin e tij, dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Neni 527             

Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit apo oficerit të policisë gjyqësore

 

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt, tërthorazi ose nëpërmjet çdo ndërmjetësi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga përfitimi i parregullt, nga gjyqtari, prokurori, oficeri i policisë gjyqësore, anëtarit të organeve të qeverisjes së gjyqësorit apo prokurorisë ose, nëpunës civilë të organeve të drejtësisë, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën e funksionin e tij, dënohen me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.

Neni 259
Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004;shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet.

Neni 328

Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

1.Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt, tërthorazi ose nëpërmjet çdo ndërmjetësi, i çdo lloj përfitimi të parregullt, dhurate ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte, dhurate apo premtimi që do marrë përfitim të parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim ne perputhje me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.

Neni 260

Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004;

shfuqizuar pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.

Nuk ka
Etiketa: Kodi PenalKorrupsioni pasivMasa e denimitNdryshimet ligjoreParashkrimiVepra penaleZyrtarët e lartë
I mëparshmi

Kodi Penal dhe nacionalizmi banal

Tjetri

Rama sulmon gjyqtarin për vendimin e bazuar mbi aktet e qeverisë së tij

Tjetri
Me sulmet kundër SPAK, Rama po ‘mbjell farën e mosbesimit’ te sistemi i drejtësisë

Rama sulmon gjyqtarin për vendimin e bazuar mbi aktet e qeverisë së tij

Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Genc Ruli deklaron në gjyqin ndaj Berishës se në vitin 2005 e kishin në program kthimin e pronave

19:25 | 08/06/2026
KLP emëron Joni Ketën në krye të BKH-së

Apeli Administrativ rikthen për rishqyrtim në KLP kërkesën për masë ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

19:11 | 08/06/2026
1280px kufr ad deek.protest.4

Njeriu që mund t’i sjellë Trump-it paqe në Lindjen e Mesme

15:39 | 08/06/2026
rama 2 ps

Fundi i palavdishëm i makiavelizmit

14:00 | 08/06/2026
rama protesta

Protesta kundër ‘kapitalizmit të pikave’ që nuk rrjedhin poshtë

11:24 | 08/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

“Ishte pika e fundit”: Dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove

08:25 | 08/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.