AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Ku është rezistenca globale ndaj Trump?

Tarifat e pamatura dhe vetëshkatërruese të presidentit amerikan, Donald Trump, i kanë dhënë Evropës, Kinës dhe fuqive të ndryshme të mesme një mundësi për të treguar se kush janë dhe atë që ato përfaqësojnë. Me pak përjashtime, përgjigjet e tyre kanë lënë shumë për të dëshiruar.

Dani RodrikngaDani Rodrik
10 months më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Brazilit luiz inácio lula da silva. Foto: Facebook/luiz inácio lula da silva

Kritikët e Amerikës gjithmonë e kanë paraqitur atë si një vend egoist që ushtron ndikimin e vet pa pasur shumë konsideratë për mirëqenien e të tjerëve. Por politikat tregtare të presidentit Donald Trump kanë qenë aq të gabuara, të paqëndrueshme dhe vetëshkatërruese, saqë edhe përshkrimet më të karikaturizuara të këtij lloji duken madje si komplimente. Megjithatë, në një mënyrë të shtrembëruar, marrëzitë e tij tregtare kanë nxjerrë në pah edhe dështimet e vendeve të tjera, duke i detyruar ato të reflektojnë mbi atë që reagimet e tyre tregojnë për synimet dhe aftësitë e tyre.

Thuhet se karakteri i vërtetë i një individi zbulohet përballë vështirësive dhe e njëjta gjë vlen për vendet dhe sistemet e tyre politike. Sulmi i drejtpërdrejtë i Trump ndaj ekonomisë botërore ishte një tronditje për të gjithë, por gjithashtu u dha Evropës, Kinës dhe fuqive të mesme të tjera një mundësi për të treguar se kush janë ato dhe çfarë mbështesin. Ishte një ftesë për të artikuluar një vizion për një rend të ri botëror, që do të kapërcente pabarazitë, disbalancat dhe qëndrueshmërinë e munguar të rendit të vjetër – dhe që nuk do të varej nga udhëheqja (për mirë apo për keq) e një shteti të vetëm të fuqishëm. Por pak kush iu përgjigj kësaj sfide.

Në këtë drejtim, Bashkimi Evropian ka qenë ndoshta zhgënjimi më i madh. Në terma të fuqisë blerëse, ai është pothuajse aq i madh sa Shtetet e Bashkuara – duke përbërë 14.1% të ekonomisë botërore, krahasuar me 14.8% të SHBA-së dhe 19.7% të Kinës. Për më tepër, pavarësisht rritjes së fundit të së djathtës ekstreme, shumica e vendeve evropiane kanë shmangur kthimin drejt autoritarizmit. Si një bashkësi shtetesh kombëtare demokratike, ambiciet gjeopolitike të të cilave nuk përbëjnë kërcënim për të tjerët, Evropa ka si fuqinë, ashtu edhe autoritetin moral për të ofruar udhëheqje globale. Në vend të kësaj, ajo hezitoi dhe më pas iu nënshtrua kërkesave të Trump.

Aspiratat e Evropës gjithmonë kanë qenë të kufizuara dhe të përqendruara në interesa të ngushta; por duke u përkulur para Trump-it, nuk është e qartë nëse ajo mbrojti qoftë edhe interesat e saj të menjëhershme. Marrëveshja me shtrëngim duarsh e korrikut mes Trump dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, lë në fuqi tarifa 50% për eksportet evropiane të çelikut dhe aluminit, vendos tarifa 15% për shumicën e eksporteve të tjera dhe e detyron Evropën të importojë sasi qesharake të mëdha të energjisë nga SHBA-ja. Rrallëherë është shfaqur më qartë dobësia strukturore e BE-së si një konfederatë vendesh pa një ndjenjë kolektive identiteti.

Kina ka ndjekur një linjë më të ashpër, duke kundërpërgjigjur me tarifa të sajat dhe duke kufizuar eksportet e mineraleve kritike drejt SHBA-së. Politikat hakmarrëse dhe vetëshkatërruese të jashtme të Trump e kanë ndihmuar Kinën të zgjerojë ndikimin e saj dhe të përforcojë besueshmërinë e saj si një partner i qëndrueshëm për botën në zhvillim. Megjithatë, edhe lidershipi kinez ka dështuar të artikulojë një model praktik për një rend ekonomik global pas neoliberalizmit. Në mënyrë domethënëse, Kina ka treguar pak interes për të adresuar dy disbalancat globale që ka shkaktuar vetë: suficitin e saj të madh të jashtëm dhe tepricën e kursimeve të brendshme ndaj investimeve.

Ndërkohë, vendet më të vogla dhe fuqitë e mesme, në pjesën më të madhe, kanë zgjedhur të luajnë lojën e heshtur, duke ndjekur marrëveshje të pavarura me Trump-in dhe duke shpresuar të kufizojnë dëmet ndaj ekonomive të tyre. Përjashtim bën Brazili, presidenti i të cilit, Luiz Inácio Lula da Silva, është shfaqur si një nga të paktët liderë shembullorë që refuzon të përkulet para Trump-it. Megjithëse përballet me tarifa ndëshkuese prej 50% dhe sulme personale të drejtpërdrejta, ai ka mbrojtur me krenari sovranitetin e vendit të tij, demokracinë dhe gjyqësorin e pavarur. Siç e përshkruan New York Times, “Ndoshta nuk ka asnjë lider tjetër botëror që e sfidon presidentin Trump aq fuqishëm sa zoti Lula.”

Një lidership i tillë ka munguar thellësisht në mbarë botën. Në Indi, komentatori politik Pratap Bhanu Mehta thekson se shumë elita politike dhe të biznesit po kërkojnë mënyra për të bashkëjetuar me Trump-in. Por duke vepruar kështu, sipas Mehta-s, ata po e kuptojnë gabim si atë, ashtu edhe botën që ai po krijon. Në çdo kohë tjetër, sjellja e administratës Trump do të ishte cilësuar menjëherë për atë që është: imperializëm – thjesht dhe qartë.

Imperializmi duhet gjithmonë të sfidohet – jo të pranohet – dhe kjo kërkon si fuqi, ashtu edhe vizion. Natyrisht, Amerika ka mbajtur frerët e ekonomisë botërore për një kohë të gjatë. Dollari mbetet i qëndrueshëm dhe tregu amerikan vazhdon të jetë me rëndësi të jashtëzakonshme. Por këto avantazhe nuk janë më aq të fuqishme sa dikur. Do të ishte në kundërshtim me logjikën politike dhe me ligjet e gravitetit ekonomik që një vend që kontrollon vetëm 15% të ekonomisë botërore (sipas fuqisë blerëse) të diktojë rregullat për të gjithë të tjerët. Megjithëse pjesa tjetër e botës mbetet e përçarë, të gjithë – me siguri – ndajnë një interes të përbashkët: të zmbrapsin imperializmin trumpian dhe, rrjedhimisht, të bashkohen për t’i rezistuar kërkesave të tij.

Gjetja e një qëllimi të përbashkët është ndoshta sfida më e madhe. Nëse Trump “fiton”, kjo do të ndodhë sepse ekonomitë e tjera të mëdha nuk arritën (ose nuk patën vullnetin) të artikulojnë një kuadër alternativ për ekonominë globale. Të kapurit pas multilateralizmit tradicional dhe bashkëpunimit global – siç kanë bërë shumë nga shënjestrat e zemërimit të Trump-it – është e kotë dhe tregon vetëm dobësi.

Bota ka nevojë për ide dhe parime të reja për të shmangur si paqëndrueshmëritë dhe padrejtësitë e hiper-globalizimit, ashtu edhe efektet shkatërruese të politikave të tipit “varfëroje fqinjin tënd”. Nuk është realiste të pritet një marrëveshje e re si ajo e Bretton Ëoods-it. Megjithatë, fuqitë e mesme dhe ekonomitë e mëdha mund t’i modelojnë këto parime duke i zbatuar ato në politikat e tyre.

Veprimet e Trump kanë shërbyer si pasqyrë për të tjerët dhe shumica duhet ta kuptojnë se ajo që shohin në të nuk është aspak e bukur. Fatmirësisht, kjo ndjesi pafuqie është vetë-imponuar. Ende nuk është vonë për të zgjedhur vetëbesimin në vend të përuljes.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate.  Where Is the Global Resistance to Trump?

Etiketa: Donald TrumpEvropaLuiz Inácio Lula da SilvaSHBAtarifa
Tjetri
Ish-presidenti Ilir Meta arrestohet për korrupsion

Ankimi i Metës për masën e sigurimit, gjyqtari shpall moskompetencë funksionale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.