AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Realiteti po formëson një Evropë të re

Edhe pse evropianët duhet ta ruajnë partneritetin transatlantik për aq kohë sa të jetë e mundur, ata nuk mund ta injorojnë faktin se Shtetet e Bashkuara janë thelbësisht të paqëndrueshme. Të kërcënuar nga Vladimir Putin dhe të vënë nën presion nga Donald Trupi, atyre nuk u mbetet zgjidhje tjetër veçse të mbështeten plotësisht te vetja e tyre.

Joschka FischerngaJoschka Fischer
11 months më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri i Bashkimit Evropian. Foto: Pixabay.

Ne po dëshmojmë shfaqjen kaotike të një rendi të ri botëror dhe ky proces po udhëhiqet nga tre liderë që janë haptazi armiqësorë ndaj Bashkimit Evropian: presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping. Ky rend i ri do të ketë pak ngjashmëri me rendin e udhëhequr nga Amerika që mbizotëroi gjatë gjysmës së dytë të shekullit njëzet dhe dy dekadave të para të shekullit njëzet e një. Ndërsa lojtarët kryesorë kombëtarë mbeten të njëjtë, rolet e tyre kanë ndryshuar, ashtu si edhe pesha e tyre politike dhe ekonomike.

Në vend të një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla, që Shtetet e Bashkuara e ndërtuan pas Luftës së Dytë Botërore, do të shohim një rend të bazuar në fuqi, të formësuar ekskluzivisht nga gjeopolitika. Në vend të tregtisë së lirë globale, do të shohim rivalitete mes blloqeve të mëdha ekonomike, që nënkupton një prirje drejt autarkisë. Dhe në vend të një bote analoge, do të kemi një botë gjithnjë e më digjitale ku përparimet në inteligjencën artificiale do të bëhen faktorë vendimtarë në jetën ekonomike, ndoshta edhe në përcaktimin e kontrollit politik.

Ky transformim është pa dyshim prirja makro më dominuese globale e kohës sonë. Ai nuk do të prekë vetëm Evropën, por me gjasë do të përcaktojë nëse Evropa do të mbijetojë në ndonjë formë të njohshme. Në fund të fundit, “Evropa” është më shumë se një përcaktim gjeografik. Ajo është një realitet politik; një grupim kontinental i tipit konfederativ i shteteve ngushtësisht të ndërlidhura, e mbështetur jo në fuqinë ushtarake, por përmes ideve dhe vlerave të përbashkëta.

Ashtu si rendi ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja që tani po zhduket, edhe BE-ja u formësua menjëherë pas luftës në Evropën Perëndimore. Evropa e pasluftës ishte jashtëzakonisht e suksesshme si një projekt bashkimi ekonomik mes shteteve dikur armiqësore. Ajo lulëzoi nën sigurinë ushtarake dhe politike të ofruar nga ombrella mbrojtëse amerikane dhe sistemi pasluftës i tregtisë globale, të cilin Amerika ndihmoi ta zgjeronte dhe ta mbante gjallë.

Por ndërsa rënia e rendit të udhëhequr nga SHBA-ja u bë më e dukshme në vitet e fundit, Bashkimi Evropian përjetoi kriza të rënda politike. Viti 2016 solli një goditje të dyfishtë: Mbretëria e Bashkuar votoi për të dalë nga Bashkimi, ndërsa amerikanët zgjodhën për herë të parë Donald Trump-in. Duke e parë me retrospektivë, tani e dimë se këto zhvillime ndryshuan gjithçka.

Për shkak të ngritjes së Kinës dhe krizës financiare të vitit 2008, skena tashmë ishte përgatitur për trazira globale. Dhe megjithëse Brexit-i dhe fitorja tronditëse e Trump-it nuk u panë atëherë si fundi i rendit të udhëhequr nga SHBA-ja, ato çliruan forca shkatërruese që kishin qenë të fshehura nën sipërfaqe për një kohë të gjatë.

Fuqia e këtyre forcave u bë e qartë me pushtimin e plotë të Ukrainës nga Putin në shkurt të vitit 2022, i ndjekur nga rizgjedhja e Trump-it vitin e kaluar. Si rrjedhojë, mosmarrëveshjet e vogla mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së u lanë shpejt pas dore, duke u zëvendësuar me një solidaritet të ri ushtarak me Ukrainën dhe një përpjekje të përbashkët për të ndërtuar solidaritet mbrojtës dhe të sigurisë në të gjithë Evropën.

Vendimmarrësit dhe liderët politikë në Londër, Bruksel dhe kryeqytetet më të rëndësishme evropiane e kuptuan se situata kishte ndryshuar në mënyrë thelbësore. Realiteti i ri dhe i ashpër – i personifikuar nga Putin – i detyroi të gjithë evropianët (brenda ose jashtë BE-së) të rikthehen në të njëjtën barkë gjeopolitike. Kur bëhet fjalë për sigurinë, evropianët kanë një interes të përbashkët. Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar janë po aq të cenueshme ndaj pasojave të agresionit ushtarak rus sa edhe Polonia, Finlanda, Suedia, Gjermania dhe Franca. Udhëheqësit evropianë dhe shumica e qytetarëve e kuptojnë se nëse Trump do ta përfundonte garancinë e sigurisë së Amerikës dhe do të tërhiqte trupat amerikane, Evropa do të duhej të mbronte kufijtë e saj – dhe vetë ekzistencën e saj – e vetme.

Të kërcënuara nga Putin dhe të vëna nën presion nga Trump, vendet evropiane duhet të gjejnë një mënyrë për të zhvilluar kapacitetet e tyre të pavarura mbrojtëse. Edhe pse duhet ta ruajnë partneritetin transatlantik për aq kohë sa të jetë e mundur, nuk mund të injorojnë faktin se tek Amerika, nën drejtimin e Trump, nuk mund të mbështeten. Duhet të ketë një Plan B. Të gjitha vendet evropiane, qofshin brenda apo jashtë BE-së, duhet të riarmatosen dhe të zhvillojnë plane për dy skenarë të mundshëm: një me Amerikën në lojë dhe një tjetër pa të.

Në të dy rastet, vendet evropiane duhet të bashkëpunojnë sa më ngushtë që të jetë e mundur, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në ringjalljen e ekonomisë evropiane. Kjo kërkon udhëheqje të përbashkët nga aktorët më të mëdhenj si Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia dhe Polonia – të gjitha vende që kanë burimet e nevojshme humanitare, ushtarake dhe ekonomike – dhe tani edhe vullnetin politik. Përballë realiteteve të sotme, dallimet ideologjike të djeshme kanë humbur pothuajse çdo kuptim. Çështjet thelbësore në politikën evropiane nuk lidhen më me zgjerimin e BE-së, integrimin apo pavarësinë kombëtare; ato kanë të bëjnë, mbi të gjitha, me mbrojtjen e lirisë evropiane dhe ruajtjen e vlerave të përbashkëta.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Reality Is Forging a New Europe

Etiketa: Bashkimi EvropianDonald TrumpKinaRusiaSHBAVladimir PutinXi Jinping
Tjetri
Ku është rezistenca globale ndaj Trump?

Ku është rezistenca globale ndaj Trump?

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.