AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Organizatat ndërkombëtare dënojnë bllokadën e policisë ndaj News 24

Organizatat ndërkombëtare të medias e cilësuan bllokimin e godinave të përdorura nga Focus Media Group dhe ndërprerjen e transmetimit të News 24 si joproporcional dhe i kërkuan autoriteteve të jepnin shpjegime të qarta ligjore mbi veprimet e kryera.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
16:12 | 11/08/2025
në Lajme, Media Watch
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetarët në protestë pas mbylljes së sinjalit të News 24. Foto: Nensi Bogdani.

Organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias kanë reaguar ndaj bllokadës së vendosur nga Policia e Shtetit më 9 gusht ndaj redaksisë së televizionit informativ, News 24 si dhe mediave të tjera të grupit, Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, IPI, u shpreh në një postim në X  “i alarmuar nga bllokada e policisë” dhe kërkoi “sqarim të menjëhershëm të bazës ligjore” për këtë veprim, të cilin e cilësoi si pengim të punës së gazetarëve.

“Kërkojmë që autoritetet të shpjegojnë menjëherë arsyet ligjore për këtë veprim, i cili ka penguar punën e gazetarëve,” tha IPI në deklaratë publike.

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, ECPMF, e quajti ndërhyrjen “masë joproporcionale” nga autoritetet shqiptare. “Pengimi i gazetarëve për të hyrë në ndërtesë, ndërprerja e energjisë elektrike dhe ndalimi i sinjalit televiziv janë masa të tepruara,” theksoi ECPMF duke iu referuar situatës.

Edhe rrjeti rajonal SafeJournalists shprehu “shqetësim të thellë” për operacionin, duke theksuar se “çdo veprim që ndikon në punën e mediave duhet të ndjekë procesin e rregullt ligjor, të bazohet në një mandat të qartë dhe të sigurojë ndërhyrje minimale në punën e gazetarëve dhe të drejtën e publikut për t’u informuar”. Organizata kërkoi gjithashtu që autoritetet të japin kohë të mjaftueshme për zhvendosjen e redaksive në raste të tilla, për të shmangur ndërprerjen e punës.

Ndërtesa e përdorur nga Focus Media Group u bllokua mëngjesin e 9 gushtit nga policia. Kjo e fundit rrethoi godinën në Shkozë, ndërpreu furnizimin me energji elektrike dhe ndaloi hyrjen e gazetarëve, duke ndërprerë transmetimin e News24 në orën 07:36. Më vonë, televizioni rifilloi transmetimin vetëm përmes YouTube. Godina, e cila përdorej nga televizioni përmes një kontrate qiraje është objekt i një mosmarrëveshjeje gjyqësore.

Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, e cila menaxhon pronat publike, këmbuguli se bllokimi me polici i godinës ishte i ligjshëm dhe bazohej në vendim gjykate, ndërsa u ankua se kompanitë mediatike nuk kishin paguar qiratë.  “MEKI vepron me kujdes institucional dhe respekt të plotë për lirinë e medias dhe të shprehjes. Por këto të drejta nuk mund të përdoren si justifikim ose si mekanizëm për të gëzuar padrejtësisht pronën publike dhe për të shmangur shlyerjen e detyrimeve kontraktuale,” deklaroi MEKI.

 

Etiketa: “Gazeta Shqiptare”BalkanwebInstituti Nderkombetar i ShtypitKulturës dhe InovacionitMinistria e EkonomiseNews 24PanoramaQendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të MediasSafeJournalists
I mëparshmi

Gazetarët protestojnë kundër mbylljes së sinjalit të News 24

Tjetri

Si ‘përfitimet strategjike’ nga qeveria po rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri

Tjetri
Si ‘përfitimet strategjike’ nga qeveria po rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri

Si ‘përfitimet strategjike' nga qeveria po rrezikojnë lirinë e medias në Shqipëri

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.