AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS për mandatin e ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

Kolegji Zgjedhor ka vendosur me vota unanime që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve lidhur me mandatin e koalicionit 'Nisma Shqipëria Bëhet'.

Anesti BarjamemajngaAnesti Barjamemaj
11 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i “Nisma Thurje”, Endri Shabani, Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Behet”; Adriatik Lapaj gjate nje ceremonie ku u njoftua krijimi i koalicionit zgjedhor | Foto: LSA

Me vendimin e marrë këtë të hënë, Ana Dajko do të jetë deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, duke zgjidhur kështu ngërçin e krijuar.

Gjatë seancës, përfaqësuesit e koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj parashtruan kërkesën për lënien në fuqi të vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që i jepte mandatin Kleana Xhuvelit, e renditur e katërta në listën e mbyllur në Tiranë dhe shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve që mandatin ia jepte Ana Dajkos.

“Vendimi i KAS ishte tendencioz dhe politik. KAS thotë se Kodi Zgjedhor mbron kandidatët nga dorëheqja, por nga ana tjetër i detyron që të qëndrojnë përtej dëshirës së tyre. Deri në momentin që mandati nuk është dhënë, kandidati mund të heqë dorë nga mandati. Vendimi i KAS për t’i dhënë mandatin e deputetit Ana Dajkos është i gabuar”, pohoi Dorina Prethi, duke iu referuar vendimit të marrë nga trupa 5 anëtarëshe në KQZ, që mandatin ia kaloi Ana Dajkos dhe nuk pranoi dorëheqjet e kandidatëve në listën e mbyllur.

Gjatë seancës, ajo shtoi se, “vendimi i KAS, ka keqinterpretuar ligjin për kuotën gjinore. Arsyetimi KAS është diskriminues dhe antikushtetues, sepse nuk ka nënpërfaqësim, pasi është vetëm një kandidat fitues”.

Por përfaqësuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Pavlina Doçi, ishte kundër pohimeve se kandidatët mund të dorëhiqen në çdo moment, duke i drejtuar një pyetje Prethit: Deri kur mund të dorëhiqet një kandidat?

“Kandidati mund të tërhiqet nga kandidimi deri sa të jenë publikuar tabelat nga KQZ”, pohoi përfaqësuesja e “Nisma Shqipëria Bëhet”, e cila mbrojti vendimin e tërheqjes së kandidatëve të listës së mbyllur.

Trupa e Kolegjit Zgjedhor, pasi dëgjoi pretendimet e palëve, vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve dhe i dha fund ngërçit disa-mujor. Tashmë në Kuvend do të shkojë Ana Dajko, e para e listës së mbyllur në Tiranë.

Drejtuesi i koalicionit, Adriatik Lapaj, i renditur i pari në listë të hapur, duhet të bindë 12 kandidatët në listën e mbyllur për t’u dorëhequr nga mandati që të arrijë të hyjë në Kuvend.

Etiketa: Administrimi i zgjedhjeveKASKoalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”KQZzgjedhje
Tjetri
Grupet për lirinë e medias kërkojnë zbatimin e vendimit të gjykatës për Focus Media Group

Grupet për lirinë e medias kërkojnë zbatimin e vendimit të gjykatës për Focus Media Group

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.